Tërhiqet Yanukovich: Zgjedhje të reja dhe qeveri uniteti

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga BE për t’i dhënë fund krizës politike në vend.Arritjen e një marrëveshjeje e ka bërë të ditur Yanukoviç, i cili tha se ajo parashikon zgjedhjeve të parakohshme dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.Kjo marrëveshje gjithashtu parashikon edhe kufizimin e pushtetit të tij si President. Pakti do të vëzhgohet nga ministrat e Jashtëm të BE, të cilët kanë mbështetur këtë marrëveshje. S.S
Add new comment