Arkiv-Lajme

Mbetjet spitalore, kompanitë nuk i përpunojnë, por i derdhin në lumenj

Postuar në 19 Shkurt, 2014 09:37

Top-Channel njofton sot se Ministria e Mjedisit ka revokuar licencën për disa subjekte të cilat ishin kontraktuar për të përpunuar mbetjet spitalore. Arsye për këtë është se në vend të përpunimit, disa prej këtyre kompanive i hidhnin mbetjet në lumenj apo në landfillet e mbetjeve urbane. “Nga këto 9 Mbetjet spitalore, dy kanë qenë të licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe gjatë verifikimit është konstatuar se jo të dyja kanë qenë të sakta, apo plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet për t'i trajtuar këto mbetje.

Punësimi, në vitin 2013 oferta pati rritje

Postuar në 19 Shkurt, 2014 08:37

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka publikuar sot një shkrim për punësimin, në të cilin pasqyrohen disa shifra të referuara nga “burime zyrtare të Zyrës Kombëtare të Punësimit”. Kështu në fund të vitit 2013 janë regjistruar 144 427 punëkërkues ose 2600 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas analizës që ka bërë Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka një tendencë në rritje për grup profesionet elementare si arsimi 9-vjeçar me moshë dominuese 40 vjeç. Por shifra më me interes është ajo që lidhet me ofertën për punë.

Bashkëpunëtori i ustashëve drejt shpalljes shenjt nga Vatikani

Postuar në 19 Shkurt, 2014 07:16

Një çështje delikate mes Serbisë sidomos dhe Vatikanit ka nxjerrë krye së fundmi lidhur me rehabilitimin ekstrem të kardinalit Alojzije Stepinac, i cili duket se do të shpallet Shenjt nga Selia e Shenjtë. Lidhur me këtë akt, agjencia e lajmeve “Tanjug” përcjell një deklaratë të Alen Budaj, bashkëpunëtor i Qendrës “Simon Wiesenthal”, sipas të cilit, të gjitha vendet që janë pasardhëse legale të Jugosllavisë, sidomos Serbia, duhet të reagojnë fuqishëm kundrejt kësaj përpjekjeje të Vatikanit.

20 shkurt, opozita në provën e saj të parë pas 23 qershorit

Postuar në 19 Shkurt, 2014 06:17

Sot, dy drejtuesit e Partisë Demokratike, ish-kryeminsitri Sali Berisha dhe kryetari, Lulzim Basha kanë bërë një paraqitje mediatike në funksion të përgatitjes së protestës së ditës së nesërme e cila po pritet jo pa kuriozitet nga aktorët politikë.

Reforma territoriale, tensione brenda vetë kampit të majtë

Postuar në 19 Shkurt, 2014 04:53

Reforma territoriale do të diksutohet sot edhe brenda vetë të majtëve që janë qeveri. Kjo për shkak se reduktimi i njësive vendore, që duket se parashikohet nga reforma, nxjerr jashtë loje një numër jo të vogël të zgjedhurish vendorë, të cilët që këtej e tutje nuk do të kenë më mundësinë për të qenë “të zgjedhurit e popullit”. Gazetarja Fatjona Mejdini, e gazetës “Shqip”, shkruan se për të frenuar ndonjë “rebelim” të mundshëm, kryeministri i vendit Edi Rama, do të mbledhë sot rreth 180 të zgjedhurit e Aleancës për Shqipërinë Europiane për të diskutuar se çfarë do të bëhet.

25 të vdekur në Ukrainë. Yanukovych: “Në pushtet do të jenë vetëm ata që fitojnë zgjedhjet”

Postuar në 19 Shkurt, 2014 04:29

Ukraina po i afrohet përherë e më shumë pikës kritike të një përballjeje civile. Protestat e këtyre dy ditëve kanë provokluar 25 të vdekur dhe qindra të plagosur,  mes të cilëve edhe 9 policë. Për autoritetet e shtetit çdo gjë nisi kur nga protestuesit u qëllua me armë zjarri. Kjo çoi në viktima, të cilat përfaqësojnë tashmë një pikë kulmore të krizës, e cila ende nuk dihet se nga do të marrë. Presidenti i vendit Yanukovych deklaroi në një mesazh drejtuar vendit se përfaqësuesit e opozitës kapërcyen kufirin kur bënë thirrje që protestuesit të dalin në shesh të armatosur.

C4 i mbrëmshëm, makina i përkiste një oficeri të policisë gjyqësore

Postuar në 19 Shkurt, 2014 03:00

Gazetat kanë zbardhur sot personin të cilit i përkiste makina e cila u hodh në erë mbrëmë në zonën e liqenit artificial. Sipas tyre, makina i përkiste një oficeri të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme, me inicialet R.A, cili ndodhet jashtë shtetit. Madje bëhet e ditur se oficeri kishte një muaj që kishte kërkuar leje për t’u larguar jashtë vendit që një muaj më parë.

s.z  

Skënderbeu i Qafë-Kasharit...

Postuar në 19 Shkurt, 2014 02:47

Televizionet njoftuan mbrëmë në darkë për gjetjen e një statuje rreth 3 m të lartë në Qafë Kashar. Sot disa gazeta i kanë lënë një vend kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për një shtatore të Skënderbeut, por e realizuar në një mënyrë të pazakontë dhe fyese ndoshta. Organet gjenitale shumë të mëdha, trupi gjysmë njeri, gjysmë cjap dhe një bisht nga mbrapa, këto janë karakteristikat e bustit të statujës së gjetur dje, të cilën nuk dihet se kush e ka realizuar. Përveç kësaj statuja ka thyerje dhe dëmtime të tjera.

ALUIZNI, Lame: Në vitin 2013 u legalizua ajri e mure polisteroli

Postuar në 19 Shkurt, 2014 02:19

Ne të Respublica-s kemi folur dje për konferencën e shtypit të Artan Lames, drejtorit të Aluiznit. Por po e veçojmë për rubrikën Top News, dhe po u sjellim një raportim më të detajuar nga shqiptarja.com:

 

Komisioni “Ristani” nis sot punën, hetim për Policinë e Shtetit

Postuar në 19 Shkurt, 2014 00:43

Komisioni hetimor parlamentar që do të verifikojë lëvizjet e ndërmarrë pas rotacionit të pushtetit në Policinë e Shtetit nis zyrtarisht punën. Komisioni i drejtuar nga ish zëvëndësministri i Brendshëm Arben Ristani, sot deputet i Partisë Demokratike, do të përcaktojë detajet kryesore të punës hetimore që do të zgjasë 60 ditë. Pritshmëritë janë që axhenda e punës së komisionit të nisë me pretendimet e hedhura publikisht nga opozita për emërimin e kreut të Policisë së Shtetit apo për emërimet në sektorë të rëndësishëm të saj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme