Komisioni “Ristani” nis sot punën, hetim për Policinë e Shtetit

Postuar në 19 Shkurt, 2014 00:43

Komisioni hetimor parlamentar që do të verifikojë lëvizjet e ndërmarrë pas rotacionit të pushtetit në Policinë e Shtetit nis zyrtarisht punën. Komisioni i drejtuar nga ish zëvëndësministri i Brendshëm Arben Ristani, sot deputet i Partisë Demokratike, do të përcaktojë detajet kryesore të punës hetimore që do të zgjasë 60 ditë. Pritshmëritë janë që axhenda e punës së komisionit të nisë me pretendimet e hedhura publikisht nga opozita për emërimin e kreut të Policisë së Shtetit apo për emërimet në sektorë të rëndësishëm të saj.

Përfaqësuesit e opozitës që kryeson komisionin do të kërkojnë që në komision të dëshmojnë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi si dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm. Edhe pse u miratua konsensualisht në Kuvend ngritja e tij, mbetet me interes për t’u parë se cilat do të jenë konkluzionet e raportit përfundimtar. Precedentët e ngjashëm tregojnë se komisione të tilla kanë dalë gjithnjë me një raport me 2 qëndrime.

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.