Arkiv-Lajme

Rama: “Mbështesim Kosovën, por nuk do të flasim për çështje që duhen zgjidhur mes saj dhe Serbisë”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 11:24

Gazeta “Zëri” në Kosovë ka zbardhur sot pjesën e dytë të intervistës me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ajo përfshin marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve, problemin e bllokimeve në dogana të mallrave si dhe çështjen e lehtësirave portuale për Kosovën. “Portet e Shqipërisë janë edhe të Kosovës”, është shprehur Edi Rama. Pjesa më përfaqësuese e kësaj pjese të dytë është ajo lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd.

Loja e numrave vazhdon. 150 apo… 10 mijë protestues?

Postuar në 20 Shkurt, 2014 09:41

Kur PS-ja zhvillonte protesta opozitare, deklaronte se në bulevard ishin mbledhur 100 apo 150 mijë protestues. Ndërkohë, fotot apo pamjet televizive nga lart tregonin se në boulevard nuk kishte më shumë se 10 mijë protestues.

Tani rolet kanë ndërruar. Fill pas protestës së sotme opozitare, PD-ja deklaroi se në bulevard ishin mbledhur 150 mijë protestues. Por fotoja bashkëngjitur, e bërë sot nga lartësia, tregon se, në fakt, nuk kanë qenë më shumë se 10 mijë protestues…

Re.Pu.

“Shqiptarja.com” nxjerr foton e Denion Meidanit në protestën e PD-së

Postuar në 20 Shkurt, 2014 09:26

“Shqiptarja.com” ka publikuar sot një foto pas protestës së PD-së në të cilën dallohet Denion Meidani, djali i ish-presidentit Rexhep Meidani që merr pjesë në të. Fotoja flet më shumë se çdo fjalë, pasi ka një mendim që po zë vend përherë e më shumë, se një pjesë e socialistëve “të vjetër” kanë pakënaqësi me pushtetin e ri. Në rastin e Denion Meidanit çështja mund të jetë edhe personale, pasi ai u shkarkua që në ditët e parë të qeverisjes aktuale nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

s.z

Pas përgjimeve të NSA-së hidhet ideja e një “Shengeni për internetin”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 09:00

Ideja e Shengenit, po synohet që të vihet në ketë edhe për sa i përket internetit. Nismëtarë janë Gjermania dhe Franca. Deutsche Welle ka sqaruar se përse mund të shërbejë një gjë e tillë. “Ngritja e një rrjeti evropian të dhënash është hedhur për diskutim që para disa javësh nga Deutsche Telekom, një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në Evropë me seli në Bonn. Në jetën reale marrëveshja Shengen rregullon qarkullimin e lirë ndërkufitar dhe të mallrave brenda Evropës.

PD-ja në protestë "alla Rama". Mesazhi, Basha: “Ja ku jemi zotërinj qeveritarë”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 08:29

Protesta e Partisë Demokratike është zhvilluar e qetë dhe pa asnjë incident. Elementi i saj kryesor në planin politik ishte pjesëmarrja e konsiderueshme e qytetarëve që lëvizën nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë me pankarta në duar dhe duke shoqëruar protestën me zhurmën e vuvuzelave. “Rama-Meta, ku po e çoni Shqipërinë”; “Rilindja doli rrenë”; “Edi mashtruesi”, këto ishin disa nga pankartat që dalloheshin mbi turmën e njerëzve. Protesta ka imituar, ndoshta me qëllim, inskenimin që dikur Edi Rama dhe PS-ja bënte me protestat e veta.

Një lëvizje “kundër rrymës”, Suedia ngre taksat për të financuar arsimin

Postuar në 20 Shkurt, 2014 06:56

Suedia ka vendosur të rrisë taksat dhe kjo me qëllimin që të ardhurat e shtuara të shkojnë në mbështetje të reformës së arsimit. “Repubblica” bën të ditur se lëvizja është kundër rrymës, ndonëse kjo i lejohet Suedisë, që e mori shumë shpejt veten nga kriza financiare që preku mbarë Europën. Dhe sipas ministrit suedez të Financave, Ander Borg,  vjelja e këtyre taksave të shtuara do të merret nga taksimi mbi makinat, alkoolin dhe duhanin.

Ukrainë, “Reuters: Numri i të vdekurve 51. Kryeministri polak: “Vendi, ose në luftë civile, ose mund të ndahet”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 06:17

Ukraina po përjeton dhunën  më të madhe që në vitin 1991 kur vendi u shkëput nga Bashkimi Sovjetik. Agjencitë e huaja të informacionit japin shifra të ndryshme për viktimat, por “Reuters” përcjell lajmin se sot një fotograf i saj ka parë trupat e 21 njerëzve të vrarë, vetëm disa qindra metra larg nga vendi ku presidenti Viktor Yanukovych zhvillonte takimin me delegacionin e BE-së. Në total, sipas “Reuters” , që nga dita e martë, numri i viktimave arrin në 51 të vdekur, përfshirë 12 policë.

Luftë e madhe për (pa)varësinë e institucioneve

Postuar në 20 Shkurt, 2014 05:10

 

Pesë mijë vepra arti do të rivlerësohen

Postuar në 20 Shkurt, 2014 05:03

Artan Shabani ka zgjedhur një gravurë të Pablo Pikasos, një prej personazheve më të rëndësishme në historinë e artit pamor të shekullit XX, për të hedhur vështrimin shpesh, ndërsa ndodhet në tryezën e punës, si drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve. Në qendër të gravurës është një buf, i ulur në këmbët e bronzta të një krevati, të cilën Pikaso duhet ta ketë realizuar në vitin 1942 gjatë kohës kur jetonte në kështjellën Grimaldi në Antibë. Largimi nga Shqipëria pas viteve ‘90 ka qenë i mbushur me eksperienca interesante në fushën e artit për Shabanin.

20 shkurt 1991. Ramiz Alia: “Të mbrohet! Të qëllohet...Monumenti u rrëzua”

Postuar në 20 Shkurt, 2014 04:01

Sot opozita ka paralajmëruar protestën e vet me rastin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Partia Demokratike pretendon se drejtuesit e saj kanë firmën e tyre në këtë ngjarje të 20 shkurtit 1991, e cila ndau simbolikisht Shqipërinë nga diktatura e Enver Hoxhës. Në këtë kuadër, po sot, gazeta “Panorama” zbardh një pjesë nga kujtimet e Qemal Lames, ish-kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme në fundin e komunizmit. Dhe zbardh pikërisht debatin e zhvilluar në Plenumin e Komitetit Qendror për këtë situatë të vështirë në atë kohë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme