Një lëvizje “kundër rrymës”, Suedia ngre taksat për të financuar arsimin

Postuar në 20 Shkurt, 2014 06:56

Suedia ka vendosur të rrisë taksat dhe kjo me qëllimin që të ardhurat e shtuara të shkojnë në mbështetje të reformës së arsimit. “Repubblica” bën të ditur se lëvizja është kundër rrymës, ndonëse kjo i lejohet Suedisë, që e mori shumë shpejt veten nga kriza financiare që preku mbarë Europën. Dhe sipas ministrit suedez të Financave, Ander Borg,  vjelja e këtyre taksave të shtuara do të merret nga taksimi mbi makinat, alkoolin dhe duhanin. Ka bërë përshtypje edhe për aktorë të tjerë destinimi i të ardhurave për arsimin, në një kohë kur sipa Borg, rritja ekonomike këtë vit parashikohet të jetë 2.5%, ndërsa në vitin e ardhshëm 3.5%. “Repubblica” vlerëson se parashikimi për rritjen ekonomike ka nxitur qeverinë të marrë këtë masë për të “investuar për të ardhmen” dhe për t’u mbrojtur nga kriza të reja të mundshme.

s.z 

Comments

Submitted by ID (not verified) on

<p>Keto quaj shtete une, qe vene si prioritet zhvillimin intelektual te individeve te tyre para cdo gjeje tjeter!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.