Arkiv-Lajme
Statuja e Skënderbeut, Tirta: Mund të jetë realizuar nisur nga legjendat për heroin
“Skënderbeu i Qafë Kasharit”, statuja e gjetur parmbrëmë, nuk i përket fondit të trashëgimisë kulturore. Kjo konfirmohet nga Ministria e Kulturës, deklaratën e së cilës e ka përcjellë sot “Shekulli”. Nga ana tjetër, gazetarja Valeria Dedaj ka biseduar me etnologun Mark Tirta për të hedhur sadopak dritë mbi natyrën e skulpturës, e cila kishte paraqitje somatike gati të një centauri, vetëm se në këmbë. Tirta thotë se statuja mund të jetë realizuar nisur nga legjendat e shumta për Skënderbeun, si ajo që ai u hodh nga një mal në tjetrin, nga Guri i Kuq në Lurë, ku edhe thuhet se la një gjurmë.
Zhvillime tek e majta? Meta-Gjinushi, takim kokë më kokë pas vitesh rivaliteti
Gazeta “Panorama” shkruan sot për një takim që është zhvilluar dje në hotel “Rogner” mes kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi. Në shkrim përcillen disa hollësi të zakonshme për raportimin e lajmeve të tilla, por përshtypje natyrisht bën afrimi mes dy politikanëve, jo vetëm rivalë të vjetër, por edhe që kanë shprehur antipati reciproke në vite. Në analizën e gazetarit Aristir Lumezi takimi lidhet me mungesën e aftësisë dhe vullnetit të kryeministrit aktual për të integruar aleatët e vet në pushtet.
6 pyetje publike, Balla-Berishës: A të propozuan për deputet të PPSH në Tropojë në 1990?
Ndërsa mediat e reja dhe ato tradicionale janë mbushur me kujtime protagonistësh të 20 shkurtit të 1991 apo edhe me debate rreth rolit që Sali Berisha ka pasur në atë ngjarje (që imazhet filmike të 20 shkurtit ‘91 e tregojnë në një automjet të bardhë që kalon në sheshin kryesor), numri dy i deputetëve socialistë Taulant Balla ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përkujtuar ngjarjen historike. Balla i fton ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” që ndërsa përkujtojnë 20 shkurtin të mos e harrojnë Berishën.
Facebook “gëlltit” edhe WhatsApp. Blerje për 16 miliardë dollarë
“Facebook” nuk ndalet. Përveç suksesit dhe inovacionit si rrjet social, kompania e drejtuar nga Mark Zuckenberg nuk mungon që t’u përgjigjet sfidave të tregut me blerje që arrijnë shifra shumë të larta. Madje kësaj radhe “Facebook” ka bërë blerjen më të madhe në fushën e rrjeteve sociale, teksa ka vënë në zotërim shërbimin “WhatsApp” për 16 miliardë dollarë, bashkë me një shtesë prej 3 miliardë dhënë për punonjësit dhe themeluesit. Kjo është blerja e dytë më e madhe pas asaj të “Instagram” në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë.
Konsulta Grillo-Renzi - “Nëse ky mund të quhet një takim”
Politika në Itali po zhvillon konsultime për krijimin e qeverisë së re. Dhe në lojë ka hyrë edhe Beppe Grillo i cili ka zhvilluar një takim me Matteo Renzin, që rrëzoi Enrico Lettan. Video e konsultimeve është publikuar në mediat italiane dhe revista “L’Espresso” e ka titulluar: “Nëse ky mund të quhet një takim”
s.z
Kosova së shpejti me një Zyrë Ndërlidhëse në Athinë
Greqia ka pranuar të bëjë një hap më tej në raport me njohjen e Kosovës, apo të paktën për njohjen e realitetit të ri politik në Ballkan, pavarësisht nëse hapat finalë do të ndërmerren tani ose jo. Kjo është bërë e ditur në konferencën e përbashkët për shty të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zv. kryeministrit grek, Evangjelos Venizellos, i ndodhur në Prishtinë edhe me statusin e të drejtuesit të presidencës së BE-së. Në fjalën e tij, Thaçi ka bërë të ditur ndër të tjera, se së shpejti Kosova do të hapë në Athinë Zyrën Ndërlidhëse, e cila do të shërbejë për lidhje direkte me Greqinë.
Stephen Suleyman Schwartz denoncon myftiun e Kosovës: Eshtë peng i radikalizmit islamik
Stephen Suleyman Schwartz është një gazetar amerikan, që ka shkruar e punuar për media të ndryshme, përfshirë dhe gazetën ‘The Wall Street Journal’. Ai është nga ana tjetër drejtor i “Qendrës për Pluralizëm Islamik’, dhe është kritik i fundamentalizmit islamik. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Express’, dhe mes të tjerash bie në sy kritika që ai i bën myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës. “Tërnava është peng i Islamit radikal e ekstremist”, thotë ai. Intervista e plotë e tij është më poshtë (e marrë nga gazeta Express):
Ukrainë, Yanukovych shkarkon kreun e ushtrisë. Ndërkohë Shërbimi i Sigurisë ka nisur fushatë kundër kërcënimit ekstremist...
Kriza në Ukrainë ka sjellë një tjetër zhvillim të papritur. Presidenti i vendit Viktor Yanukovych ka shkarkuar sot kreun e ushtrisë Gjeneral Kolonel Volodymyr Zamana dhe e ka zëvendësuar atë me një njeri të Flotës Detare, komandanti i saj, Admirali Yuriy Llyin. Nuk jepen arsye për këtë, por BBC-ja njofton se më herët Shërbimi Shtetëror i Sigurisë ka paralajmëruar se “ka nisur një fushatë të përgjithshme antiterroriste për të përballuar kërcënimin ekstremist në rritje”. Bilanci i ditës së sotme ishte fatal, teksa numri i të vdekurve arriti në 26 vetë.
s.z
Rama: Kjo e sotmja, një fazë që Shqipëria dhe Kosova domosdoshmërisht duhet ta kalojnë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë, në të cilën flet për situatën në të dyja shtetet, problemet e korrupsionit dhe rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës. Ka interes një pyetje që i është bërë Rama lidhur me arrestimet e nivelit të lartë në Kosovë dhe “aktivizimit të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri”, siç theksohet në pyetje. Veprime këto që mund të mendohen si shenja të funksionimit të institucioneve, ose edhe si shfaqje.
Akuza të reja, apo edhe vënie në shënjestër e Fatmir Limajt?
Fatmir Limaj vihet sërish nën akuzë. Kësaj radhe është një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ka ngritur një aktakuzë të rëndë për politikanin e njohur kosovar, ish-ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Krim i organizuar, përvetësim, lidhje e kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, mitmarrje etj., këto janë disa nga veprat për të cilat Limaj, bashkë me katër persona të tjerë janë vënë në akuzë.