Sondazhi, socialistët europianë fitues në zgjedhjet europiane të majit

Socialistët europianë janë në krye të preferencës së qytetarëve të BE-së për zgjedhjet europiane të muajit maj. Një sondazh i organizuar nga Pollwatch Europe dhe i publikuar dje i jep grupit të qendrës së majtë 221 vende nga 194 që mban sot në një Parlament me 751 vende. Ndërkohë grupi i Partive Popullore, sipas këtij sondazhi, bie nga 274 vende në 202. Nëse këto parashikime verifikohen si të sakta, atëherë kjo do të shënonte fitoren e parë të socialistëve që nga viti 1994. Zgjedhjet do të zhvillohen në datat 22-25 maj dhe në to do të marrin pjesë rreth 400 milionë votues nga hapësira e BE-së. Pavarësisht këtyre shifrave ka mjaft analistë që besojnë se grupi i Partive Popullore do të jetë sërish kryesori në PE.
Më shumë në: http://euobserver.com/eu-elections/123202
s.z
Add new comment