Arkiv-Lajme

Daçiç pranon: Ja kam ofruar qeverinë Vuçiçit disa herë, për të shmangur zgjedhjet

Postuar në 17 Shkurt, 2014 13:50

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë një intervistë për të përjavshmen e Beogradit “Blic”, ku ka folur për qeverinë e tij, zgjedhjet e ardhshme dhe negociatat me Prishtinën. Është parashikuar që shumë muaj më parë se kryeministër i ri do të jetë zëvendësi aktual I Daçiçit, Aleksandar Vuçiç, aktualisht politikani më popullor në Serbi dhe aleat qeverisës. Për të shmangur zgjedhjet, Daçiç ka pranuar se disa herë i ka kërkuar Vuçiçit “të bëhet kryeministër pa thirrur zgjedhje të parakohshme”. Por, Vuçiç është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për synime personale.

Legalizimet nisin publikimin e shkeljeve me 22 mijë leje dhe japin alarmin: Jemi përballë një situatë të paparashikueshme

Postuar në 17 Shkurt, 2014 13:25

Qytetarët shqiptarë do të mund të mësojnë pas pak orësh atë se çfarë ka ndodhur më procesin e legalizimeve në vend, ku zyrtarisht janë dhënë 22 mijë leje legalizimi në 6 vite. Kreu i ri i Agjencisë së Legalizimeve Artan Lame, ashtu sikurse kishte premtuar pak javë më parë, do të dalë të martën për të denoncuar publikisht rastet konkrete të abuzimeve apo shkeljeve të konstatuara.

Matteo Renzi, e shkuara e hershme e njeriut të majtë që e duan të djathtët

Postuar në 17 Shkurt, 2014 12:12

Matteo Renzi është padyshim njeriu i ditës në Itali. I mandatuar për formimin e qeverisë së re, Renzi nisi rrugëtimin e tij në nivelet më të larta të politikës italiane  duke shënuar një rekord, jo vetëm për vendin e tij por edhe për vetë Bashkimin Europian. Nëse negociatat do të finalizohen me sukses, Renzi do të jetë kryeministri më i ri në historinë e Italisë, duke thyer rekordin e Benito Musolinit.

Fjala e Bashës, thirrje të rinjve për “zgjimin e madh”. Dhe shenjë se për humbjen e PD-së nuk do ketë asnjë analizë

Postuar në 17 Shkurt, 2014 12:05

Me anë të një fjalimi në mbledhjen e grupit parlamentar, që ishte në fakt një arsyetim i gjatë përse shqiptarët (dhe sidomos të rinjtë) duhet të dalin në protestën e PD-së më 20 shkurt, kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka vendosur piketat mbi sjelljen e ardhshme politike të partisë. Fjalimi ishte një përmbledhje e deklaratave të njëpasnjëshme të ish kryetarit të PD-së Berisha, apo shënimeve të rij në facebook, duke nisur nga qëndrimi i prerë kundër reformës territoriale deri tek detajet e parapëlqyera të Berishës për “ministren kushërirë”.

Protesta malazeze pas atyre në Bosnjë: Akuza qeverisë për korrupsion, varfëri e papunësi

Postuar në 17 Shkurt, 2014 10:15

20 të arrestuar mes protestuesve, mes të cilëve ishin edhe 2 gazetarë malazezë, janë bilanci I protestave të së shtunës në Podgoricë të Malit të Zi, ku mbetën të plagosur edhe 9 policë. Qytetarët marshuan në selinë qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e administratës për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike. Protestuesit qëlluan me gurë duke plagosur disa policë. Nga ana tjetër, edhe forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës për të ndaluar protestuesit.

Pas ceremonisë së 100 vjetorit të Autonomisë së Epirit të Veriut, reagojnë “Djemtë gjirokastritë”

Postuar në 17 Shkurt, 2014 08:52

Festimi në Athinë 100 vjetori i Deklaratës së Autonomisë së Epirit të Veriut, shpallur më 17 shkurt 1914, mori sot një reagim nga këtej kufirit. Edhe pse media greke vuri në pah organizimin disi të rrëmujshëm dhe  ca reagime kundër pranisë së deputetëve të Agimit të Artë, në ceremoninë e djeshme u përfaqësuan edhe partitë parlamentare në pushtet, si Demokracia e Re dhe PASOK.

Çanta studentore me reçel e byrek shkakton alarm për eksploziv pranë ambasadës amerikane

Postuar në 17 Shkurt, 2014 07:29

Familjarëve të një studenti të universitetit publik të Tiranës, nuk do t’ua kishte marrë mendja se çanta me kavanozë reçeli, presh e byrek që i kishin përgatitur, do të alarmonte për gjysmë ore policinë e kryeqytetit. Çanta në fjalë u harrua në trotuarin pranë murit të ambasadës amerikane, dhe pas një telefonate të mbërritur në polici, u ngrit alarmi pas dyshimit për bombë që vjen në këso rastesh. Alarmi u dha rreth orës 11:40 dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie. Një pjesë e zonës u rrethua me shiritin e sigurisë dhe për disa minuta u bllokua lëvizja.

Kosova feston përvjetorin e Pavarësisë, shtypi vëren se Thaçi nuk shkon tek Jasharët

Postuar në 17 Shkurt, 2014 06:19

Përvjetori i 6-të i shtetit të pavarur të Kosovës, ka shërbyer edhe një herë si testim për marrëdhëniet mes PDK-së e Hashim Thaçit me familjen Jashari. Në Ditën e Pavarësisë, Prekazi, fshati ku u kryen luftimet dhe masakra ndaj familjes Jashari, tradicionalisht pret zyrtarët më të lartë të vendit dhe qytetarë, të cilët aty nderojnë Jasharët për sakrificën e tyre. I pari që ka mbërritur ishte kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili pas kompleksit të varrezave vizitoi edhe familjen e njohur.

Shqipëria refuzon Organizatën Islamike, jo pjesë e aktivitetit në Teheran

Postuar në 17 Shkurt, 2014 05:14

Ka bërë përshtypje refuzimi që Shqipëria i ka bërë ftesës për të marrë pjesë në një forum të Organizatës së “Konferencës Islamike”. Ka bërë përshtypje dhe motivimi i këtij refuzimi. Respublica.al e ka dhënë këtë lajm, por Shqipi bën një raportim më të gjerë e më të detajuar. Lexoni çfarë thuhet në artikullin e shkruar nga Fatjona Mejdini:

Tirana zyrtare refuzon me stil pjesëmarrjen në punimet e organizatës islamike

Postuar në 17 Shkurt, 2014 04:48

Gazeta Shqip njofton se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar i kësaj organizate që nga viti 1992, në drejtim të kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, ka ardhur një festë për pjesëmarrje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme