Arkiv-Lajme
Transfertat e parave dhe dokumentet noteriale provojnë bashkëpunimin Mëhillaj-Sinanaj
Dokumente noteriale, transaksione bankare në kryera në kohë të ndryshme e transferime pronash janë provat kyçe që mbështesin dëshminë e Julian Sinanajt për bashkëpunim me Andon Mëhillajn. Gazeta Shqip shkruan se njohja mes Julian Sinanajt dhe Andon Mëhillajt është konfirmuar për grupin hetimor edhe nga noterja, e cila ka kryer veprimet për kalimin e pronës nga njëri-tjetri vetëm katër ditë pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj.
Zbulohet teksti i planifikuar për të veshur poetikisht himnin e Kosovës
Kosova e ka një himn shtetëror me muzikë të Mendi Mengjiçit. Gazetat kosovare bëjnë me dije se himni e ka pasur dhe një tekst në krye të herës, por por kjo nuk është lejuar nga ndërkombëtarët. Askush nuk u bë kureshtar për tekstin atëbotë, por ky tekst ka dalë në dritë këto ditë. Nuk dihet autori, por teksti, me vetëm dy strofa e gjysmë, është një vargëzim i thjeshtë, shumë i thjeshtë, gati-gati një belbëzim poetik. Shyqyr që kanë ekzistuar ndërkombëtarët dhe i kanë thënë jo për motive jo stilistike:
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
Angela Merkel synon krijimin e një “interneti europian”; vetëm kështu mund të mbrohet privacy-ja në kontinentin e vjetër
Të mërkurën, Angela Merkel do të jetë në Paris, dhe aty do të bisedojë më presidentin Hollande edhe për një argument që ka dalë së fundmi si një problem. Kancelarja do të hedhë idenë e krijimit të një web-i europian, më saktë të një rrjeti komunikimi që të flasë ‘me gjuhë europiane’ e jo me ‘gjuhë amerikane’. Ajo që doli nga historia me personazh qendror Edward Snowden-in nuk është gëlltitur lehtë as nga Merkeli vetë (telefoni i së cilës përgjohej në çdo minutë), as nga gjermanët, dhe prandaj këta të fundit nuk duan më që privacy-ja e tyre të jetë në dorë të amerikanëve.
Më 20 shkurt do të ketë thjesht një manifestim të opozitës; asgjë më shumë
Një numër gazetash të opozitës kanë ditë që paralajmërojnë një protestë me përthyerje të dhunshme më 20 shkurt. Dhe këtë paralajmërim e bëjnë edhe bazuar tek ca sinjale që qarkullojnë në rrjetet sociale (“edhe një fotograf serb është përgatitur për të ardhur në Tiranë e për të përjetësuar në celuloid grushtin e shtetit që do të ndodhë”, thosh Dita pak ditë më pare, duke iu referuar një mesazhi në facebook), edhe bazuar tek interpretimi që i bëhet deklaratave të Berishës në facebook e shkrimeve të RD-së.
Shënim: Më 20 shkurt do të ketë thjesht një manifestim të opozitës; asgjë më shumë
Një numër gazetash të opozitës kanë ditë që paralajmërojnë një protestë me përthyerje të dhunshme më 20 shkurt. Dhe këtë paralajmërim e bëjnë edhe bazuar tek ca sinjale që qarkullojnë në rrjetet sociale (“edhe një fotograf serb është përgatitur për të ardhur në Tiranë e për të përjetësuar në celuloid grushtin e shtetit që do të ndodhë”, thosh Dita pak ditë më pare, duke iu referuar një mesazhi në facebook), edhe bazuar tek interpretimi që i bëhet deklaratave të Berishës në facebook e shkrimeve të RD-së.
Parlamenti turk shndërrohet në një arenë boksi
Është krijuar ideja se pas disa arrestimeve që ndodhën në Turqi (u arrestuan njerëz me pushtet e afër kryeministrit Erdogan), kryeministri iu vu punës për një reformë në sistemin e drejtësisë, dhe kjo e dëmton imazhin e tij ndërkombëtar. Sikur të mos ishte mjaft ky fakt, kjo reformë në formë drafti u debatua fort në parlamentin turk për shkak të pretendimeve të opozitës e të njerëzve që bëjnë pjesë në sistemin gjyqësor se kjo refomrë synon të vërë nën kontrollin e qeverisë gjyqësorin.
Debatet kanë qenë të ashpra. Ka pasur dhe përplasje fizike. Madje dhe të lënduar.
Shënim: Kur lajmet sajohen prej gazetarësh të ngeshëm
Disa site kanë dhënë në faqe të parë, e një copë herë si lajm kryesor, një ngjarje në Lushnje, më saktë një aksident rrugor. Një aksident banal rrugor. Është fjala për një makinë që del nga rruga e që plagos tre persona. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, dhe sitet japing targën e automjetit, emrin e vendit të saktë ku ka ndodhur rrëshqitja e makinës, emri i drejtuesit të automjetit që është plagosur gjithashtu, faktin që në vendngjrje kanë shkuar forcat e policisë, e çikërrima të tjera.
Enrico Letta shndërrohet shpejt në qytetar i zakonshëm një ditë pasi lë postin e kryeministrit
Çfarë bën një kryeministër kur largohet nga posti? Asgjë. Thjesht kthehet në jetën e vet normale. Ja, shikoni Enrico Letta-n (në foto), njeriun që deri dje ishte kryeministër i Italisë. Një ditë më pas ka vënë një kasketë në kokë, ka marrë të birin e ka dalë për një shetitje. Dje dhe sot ai ka marrë telefonata nga François Hollande, Barack Obama, José Manuel Barroso, Mariano Rajoy e udhëheqës të tjerë europianë, por kjo s’e ka penguar të shndërrohet në një qytetar i thjeshtë i republikës së vet.
Kjo është goditëse sidomos për ne të këtushmit, që jetojmë me një standard tjetër.
Pas 21 vitesh thyhet rekordi i Sergei Bubkës në kërcimin me shkop; e thyen francezi Renaud Lavillenie
Ka qenë data 21 shkurt 1993 kur Sergei Bubka, atleti i famshëm ukrainas në garën e kërcimit me shkop, arriti të kërcente mbi stekën e vendosur në lartësinë 6 metra e 15 centimetra. Kanë kaluar fiks 21 vjet qysh nga ajo kohë, dhe rekordi i tij është thyer sot nga atleti francez, Renaud Lavillenie. Ky i fundit ka kërcyer mbi 6 metra e 16 centimetra. Duhet saktësuar se bëhet fjalë për një kërcim në salla të mbyllura.
Tone të hidhura në një debat mes Elkann-it dhe Della Valle-s
Dje, në respublica, dhamë lajmin që kish të bënte me një takim të Presidentit të FIAT-it, John Elkann me studentë të Sondrio-s, dhe në këtë takim ai lëshoi një deklaratë që nuk të linte indiferent. “Të rinjtë e sotëm të papunë janë të papunë jo se s’ka punë, por se ata janë përtacë e çuna mami”, tha ai në thelb gjatë asaj bisede.