Arkiv-Lajme

Obama në pikën më të ulët në sondazhin Gallup

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:53

Kompania e sondazheve Gallup anketon çdo ditë 1500 amerikanë, duke i pyetur për opinionin që kanë për Presidentin dhe politikanët e tjerë kryesorë. Dhe çdo ditë, kompania publikon rezultatet mesatare të tri ditëve të fundit, që e kanë maksimumin e marzhit të gabimit plus/minus 3% (http://www.gallup.com/poll/113980/Gallup-Daily-Obama-Job-Approval.aspx ).

Avokati: Andon Mëhillaj është me kartelë, vuan nga problemet mendore

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:48

Avokati mbrojtës i Andon Mëhillajt i akuzuar si bashkëpunëtor i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, Lazer Sokolaj ka deklaruar se klienti i tij vuan nga probleme mendore.Nga ana tjetër avokati i Mëhillajt nuk ka lidhje me Sinanajn dhe me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Andon Mëhillaj merr mjekim për probleme mendore. Ai është i terrorizuar”, tha avokati.Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën “arrest në burg”për Andon Mëhillajn. S.S

Kritikat e Berishës për ish-ministrat, ndryshon skema e uljes së PD në Kuvend

Postuar në 14 Shkurt, 2014 04:45

Disa të përditshme e kanë interpretuar si një strategji të luftës politike ndryshimin e vendeve të disa deputetëve të PD-së. E kanë lidhur me nevojën për më shumë aktivizëm parlamentar, dhe në këtë kuptim kanë ecur me idenë se sa më afër foltores të jesh aq më i sigurtë është ky aktivizëm. Dhe kështu kanë larguar Eduard Selamat jo luftarakë e kanë sjellë Arben Ristanat agresivë.

Ja çfarë shkruan ‘Dita’ lidhur me këtë:

Ardian Hoxha te Krasta: “Vrasësit e Remziut, babait tim, janë Berisha, Gazidede, Sefgjini, …”

Postuar në 14 Shkurt, 2014 02:50

Adi Krasta kish thirrur në studio këtë herë Ardianin, djalin e Remzi Hoxhës, të zhdukur pa lënë gjurmë para vitit 1997. Mass-media ka ngritur dyshime e hipoteza, sipas të cilave ai është vrarë nga njerëzit e regjimit të Berishës, dhe ka kohë që kësaj hipoteze i mëshon dhe Ardiani. Ai ka përsëritur të njëjtën gjë në programin e Krastës, në televizionin ‘Agon’. “Janë Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe [që e kanë bërë këtë krim]”. Por ka saktësuar: “Këta pesë persona [nuk janë] Partia Demokratike.

Një pyetje në debatin në "Opinion": “Je më parë mysliman, apo shqiptar?”

Postuar në 13 Shkurt, 2014 16:52

 

Duhet të mbarosh shkollën jashtë, që të qeverisësh brenda!

Postuar në 13 Shkurt, 2014 14:11

“Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva evropiane”, kjo ishte tema e një tryeze të organizuar në Tiranë ku mori pjesë edhe ambasadori gjerman Hellmut Hoffman. Tryezat janë të zakonshme në Tiranë, sikurse edhe tavolinat, qoftë nëpër seminare, qoftë nëpër bare. Por kjo e sotmja ka rëndësi pasi deklaratat e të huajve për integrimin sa vijnë e marrin peshë me afrimin e muajit qershor.

Një kritike e Kremlinit si Avokate e Popullit. Putin: “Pres që ajo të shohë me sy kritik jetën politike ruse”

Postuar në 13 Shkurt, 2014 13:02

Vladimir Putin ka ndërmarrë një tjetër hap “liberalizues” teksa ka zgjedhur për të emëruar në postin e Avokatit të Popullit një kritike të tij. Ella Pamfilova është personi i propozuar dhe ka qenë më herët ish-drejtuese e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kremlin. Pamfillova njihet si një kritike e politikave të Kremlinit dhe me këtë rast Putin ka shfrytëzuar momentin për të deklaruar, ndoshta ironikisht se “unë pres që Pamfilova të shohë jetën politike ruse me një sy kritik”. Pamfilova bëhet e ditur se ka pranuar postin duke deklaruar se do të ketë sukses.

Itali, kryeministri Enrico Letta deklaron dorëheqjen. Akti formal, nesër në Presidencë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 12:04

Kryeministri italian, Enrico Letta, pritet të paraqesë nesër në Presidencë dorëheqjen nga posti i vet. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të marrë nga partia e tij për t’ui besuar drejtimin e qeverisë një tjetër drejtuesi. Zërat flasin për një ambicie të kryetarit të PD-së, Matteo Renzi, por kjo mbetet ende për t’u parë. Marrëdhëniet mes tyre janë acaruar së fundmi dhe deklarata e Renzi-t se “vendi nuk mund të ecë në pasiguri”, dëshmon për mungesë besimi te kryeministri aktual i Italisë.

Shqipëria nën monitorim. Këshilltari Hand: Pozitë, opozitë, president, hallka që duhet të bashkëpunojnë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 11:38

“Zëri i Amerikës” i ka marrë një intervistë Këshilltarit të lartë politik të Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hand, i konsideruar edhe si një analist me përvojë i politikës së Shqipërisë. Tre janë momentet që peshojnë në këtë intervistë: raporti pozitë-opozitë, me një theks në rolin e presidentit të Republikës, çështja e statusit të vendit kandidat si dhe përgjegjësia që edhe Europa duhet të marrë për hapat pozitivë që ndërmerren në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Probleme serioze me lirinë e medias në Maqedoni. Trafik influence me reklamat qeveritare, deri te largim kryeredaktorësh për arsye politike

Postuar në 13 Shkurt, 2014 10:47

Në Maqedoni problemet me medien duket se janë shumë të thella, qoftë në raportet e politikës me to, qoftë edhe në planin e marrëdhënieve etnike. Kështu sot, disa faqe online njoftojnë për një seri problemesh: “Zhurnal” bën të ditur se problem ndër më kryesorët është publikimi i reklamave qeveritare, i tillë që ka sjellë edhe një reagim të OSBE-së. “Unë nuk mund të tregoj nëse shpenzimi është ligjor ose jashtëligjor. Mundem vetëm të them se kjo qeveri shpenzon shumë para të cilat sigurisht janë në masa milionëshe.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme