Itali, kryeministri Enrico Letta deklaron dorëheqjen. Akti formal, nesër në Presidencë

Kryeministri italian, Enrico Letta, pritet të paraqesë nesër në Presidencë dorëheqjen nga posti i vet. Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të marrë nga partia e tij për t’ui besuar drejtimin e qeverisë një tjetër drejtuesi. Zërat flasin për një ambicie të kryetarit të PD-së, Matteo Renzi, por kjo mbetet ende për t’u parë. Marrëdhëniet mes tyre janë acaruar së fundmi dhe deklarata e Renzi-t se “vendi nuk mund të ecë në pasiguri”, dëshmon për mungesë besimi te kryeministri aktual i Italisë. Letta është vlerësuar për administrimin e mirë dhe shpenzime të kufizuara publike, por është akuzuar për mungesë iniciative. Çka edhe duket se e ka ndëshkuar.
s.z
Add new comment