Arkiv-Lajme
Portofoli i vjedhur i Olldashit natën e aksidentit, prokuroria zgjeron hetimet
Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet në lidhje me humbjen e disa prej sendeve personale të deputetit Sokol Olldashi, që humbi jetën në një aksident rrugor më 20 nëntor 2013. Kryefjala e këtyre sendeve, që është përmendur që në fillim të hetimeve, është portofoli i të ndjerit. E përditshmja “Panorama” shkruan se portofoli është vjedhur, dhe sinjali i parë është dhënë nga njëri prej efektivave të policisë që ka mbërritur në vendngjarje, pas njoftimit për aksidentin në sallën operative. Ai e ka parë portofolin që më pas nuk u gjet.
Protestat e furgonëve vazhdojnë. “Duan të favorizojnë autobuzët”, thonë protestuesit
Vazhdon protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 në disa qytete kundër urdhrit të Ministrisë së Transporteve për moslejimin e marrjes së pasagjerëve në kthim dhe informalitetit. Ata janë në ditën e 12-të të kësaj proteste, dhe në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Berat, Vlorë shoferët janë shprehur të indinjuar nga heshtja e deputetëve të cilët pavarësisht thirrjeve të tyre, nuk kanë ardhur për të parë nga afër situatën. "Në fushatë na trokisnin në derë, ndërsa tani nuk na hapin telefonat deputetët e Korçës. Ne kemi familjet pa bukë, pasi kjo qeveri na hodhi në rrugë.
Ardian Vehbiu polemizon me Markun e Elezin lidhur me gegnishten
Ardian Vehbiu ka veçuar nga një shkrim i Rudolf Markut, për të cilin ne kemi ‘raportuar’ në faqen tonë, një copëz ku autori shfaqet i befasuar prej një ndërhyrje të deputetit Blushi në komisionin parlamentar për politikën e jashtme. Ndërhyrja e Blushit ishte një nënvizim mbi marrëdhënien jo fort miqësore të Ndrecës, kandidat për kreun e Ambasadës në Vatikan, me shqipen standarde. Copëza e Markut e veçuar nga Vehbiu është:
Braçe akuzon Bashën për protestat e sforcuara. Por komentuesit i kërkojnë të veprojë ligjërisht, ose të heshtë
Përgjithësisht, mesazhet apo komentet me sfond politik të deputetit socialist Erion Braçe në fb, bëhen menjëherë lajm dhe shumëfishohen nëpër mediat e portalet online. As kjo herë nuk bëri përjashtim, kur Braçe, komenton protestën opozitare të 20 shkurtit, dhe thotë se Lulzim Basha po kërkon rol për t’i shpëtuar drejtësisë. “Lulzim Basha ka “të drejtë” që kërkon të na shkundë!! Ne duhet ta tundim atë-Lulen!! Ka një pasuri të pamatë, tërësisht të pambuluar me të ardhura dhe kërkush nuk e ka hetuar.
Barroso krahason Kosovën me Skocinë
Më 18 shtator, skocezët do të vendosin me referendum nëse do të jenë të pavarur ose jo nga Britania e Madhe.
Edhe presidenca e Kosovës bën gafa. Ftesa e pavarësisë, në serbisht e quan Jahjagën si “Lartmadhëri”
Po bën xhiron e shtypit të Prishtinës dhe më gjerë, një gafë gjuhësore që është vënë re në ftesat e dërguara për përvjetorin e pavarësisë vinte nga kabineti i presidencës së Kosovës. Në ftesën e dërguar nga kabineti i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, ku duhet përdorur edhe serbishtja si gjuhë zyrtare, presidentes i është referuar si “lartmadhëria e saj”. Gabimin e ka komentuar edhe Zëri i Amerikës, ndërsa teksti në fjalë shkruan: “Lartmadhëria e saj, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka nderin që t’ju fton në mbrëmjen ceremoniale që mbahet në Emerald Hotel”.
Bumçi: Rama dhe Tahiri rikthyen Shqipërinë në hartën e drogës
Partia Demokratike reagon pas alarmit të dhënë nga Guardia di Financia në Bari. Reagimi vjen nga Aldo Bumcci i cili ka fajësuar qeverinë aktuale për këtë situatë. Sipas tij qeveria e mëparshme e kishte nxjerrë Shqipërinë nga harta e zeze e drogës.“Partia Demokratike ishte e para që ka dhënë alarmin për riaktivizimin e rrjeteve të drogës në vend, pas shkatërrimit që Edi Rama dhe Saimir Tahiri i bënë Policisë së Shtetit.
Ekspertiza: Ikonat e Gjergji Thimos rezultojnë të vjedhura
Veprat ikonografike që iu sekuestruan Gjergji Thimo disa muaj më parë janë vepra që i përkasin fondit të trashëgimisë kulturore.
Amerikanët befasojnë: 1/4 e tyre nuk e dinë që toka rrotullohet rreth diellit; besojnë të kundërtën
Modeli heliocentrik i universit është zbuluar në shekullin XVI, nga astronomi polak Nikola Koperniku, dhe zbulimi ka qenë aq i rëndësishëm sa sot, për të përkufizuar një ndryshim të fortë në lëmin e shkencës, deri dhe të shoqërisë, përdoret termi ‘revolucion kopernikan’. Koperniku në thelb tha se dielli është qendra e sistemit tonë diellor dhe planetet, përfshirë tokën tonë, rrotullohen rreth diellit. Dhe ky është tanimë një fakt shkencor.
Alarmi i ri i drogës nga Italia. Dhe palët këtu tek ne që ose lajnë duart, ose japin spektakël
Pas një interviste për “La Gazeta de Mezzogiorno” ku komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Guardia di Finanza-s në Bari, Mauricio Muskara ka thënë se “nuk e përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”, këtej Adriatikut gëluan titujt “Italia jep alarmin”. Por fakti është që vendi fqinj ka qenë gjithnjë nën alarm për sasitë e narkotikëve që mësyjnë gadishullin. Sipas Kolonel Muscaras, marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha.