Transfertat e parave dhe dokumentet noteriale provojnë bashkëpunimin Mëhillaj-Sinanaj

Dokumente noteriale, transaksione bankare në kryera në kohë të ndryshme e transferime pronash janë provat kyçe që mbështesin dëshminë e Julian Sinanajt për bashkëpunim me Andon Mëhillajn. Gazeta Shqip shkruan se njohja mes Julian Sinanajt dhe Andon Mëhillajt është konfirmuar për grupin hetimor edhe nga noterja, e cila ka kryer veprimet për kalimin e pronës nga njëri-tjetri vetëm katër ditë pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj. Sipas prokurorisë që e ka marrë në pyetje, ajo ka shpjeguar se ata ishin të ftohtë në komunikim, por pavarësisht kësaj, ata ishin në rregull me ligjin për atë pjesë të veprimtarisë që kërkonin të bënin. Pjesë e hetimeve kanë qenë edhe punonjësit e një filiali banke të nivelit të dytë, ku Andon Mëhillaj ka derdhur shuma të konsiderueshme parash, në emër të nënës dhe motrës biologjike të vrasësit me pagesë, që vërteton edhe më shumë bashkëpunimin me të penduarin Julian Sinanaj. Këto veprime “tradhtojnë” deklaratën e Mëhillajt se me Sinanajn ka pasur të bëjë vetëm lidhur me vrasjen e peshkatarit Veizaj, pasi transfertat janë kryer si shpërblime për vrasjen e biznesmenit Çela, bombën ndaj deputetit Kollozi etj. Nga ana tjetër, Shqiptarja.com shkruan se ditën e marë në drejtorinë e policisë Tiranë, Andon Mëhillaj ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët.
a.k
Add new comment