Bumçi: Rama dhe Tahiri rikthyen Shqipërinë në hartën e drogës

Partia Demokratike reagon pas alarmit të dhënë nga Guardia di Financia në Bari. Reagimi vjen nga Aldo Bumcci i cili ka fajësuar qeverinë aktuale për këtë situatë. Sipas tij qeveria e mëparshme e kishte nxjerrë Shqipërinë nga harta e zeze e drogës.“Partia Demokratike ishte e para që ka dhënë alarmin për riaktivizimin e rrjeteve të drogës në vend, pas shkatërrimit që Edi Rama dhe Saimir Tahiri i bënë Policisë së Shtetit. Ne kemi denoncuar faktin se në policinë e shtetit janë shkarkuar masivisht profesionistët dhe janë zëvendësuar me militantë, por më e keqja ne kemi denoncuar se në poste kyçe janë caktuar persona të lidhur me krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.”- është shprehur deputeti Aldo Bumçi. “Pasojat e kësaj “rilindjeje” të Policisë së Shtetit nuk kanë vonuar. Ja çfarë ndodh në Itali. Tani nuk e themi vetëm ne, por Policia e Republikës Italiane jep alarmin SOS. Policia e shtetit fqinj thotë se droga e Shqipërisë ka vërshuar me tonelata në brigjet italiane. Ky shqetësim vjen nga Italia fqinje, e cila ishte avokatja jonë më e fuqishme për liberalizimin e vizave. Ky është një lajm shumë i keq për Shqipërinë, dhe e kthen vendin tonë në listën e zezë të tranzitimit të drogës”, - thekson Bumçi. Italia është në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria, dhe që ka pushtuar brigjet e saj të jugut, këtë ka theksuar zyrtari i lartë i Shtetit Italian, Maurizio Muscara, në një intervistë për “La Gazzeta del Mezzogiorno”. Sipas tij droga nga Shqipëria mbërrin në Itali me varka, peshkarexha, gomone, motoskafe. S.S
Add new comment