Alarmi i ri i drogës nga Italia. Dhe palët këtu tek ne që ose lajnë duart, ose japin spektakël

Postuar në 16 Shkurt, 2014 10:43

Pas një interviste për “La Gazeta de Mezzogiorno” ku komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Guardia di Finanza-s në Bari, Mauricio Muskara ka thënë se “nuk e përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”, këtej Adriatikut gëluan titujt “Italia jep alarmin”. Por fakti është që vendi fqinj ka qenë gjithnjë nën alarm për sasitë e narkotikëve që mësyjnë gadishullin. Sipas Kolonel Muscaras, marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha. Sasitë shkarkohen në gjithë gjatësinë e bregut të Pulias që është më pranë bregut shqiptar, për t’u shpërndarë më pas në gjithë Italinë. Gjasat janë sasitë e hashashit të jenë shtuar gjatë periudhës tranzitore pas zgjedhjeve në Shqipëri, por ama përdorimi politik i kësaj çështjeje shkon në nivele qesharake. Kështu, pas këtij lajmi PD ka deklaruar  përmes Aldo Bumçit se ajo e “zhduku këtë trafik”, por e rikthyen socialistët që kanë marrë në dorë gjithë trafikun! Qeverisja e djathtë eleminoi Lazaratin dhe trafikun e drogës? Kur? A nuk kemi qenë këtu gjithë këto vite?

Por historia ka vazhdim. Kreu i komunës së Lazaratit Dashi Aliko ka dhënë një prononcim për News 24, ku thotë se “fillimisht shteti duhet t’u garantojë këtyre banorëve mbijetesën përmes punëve të ligjshme duke u siguruar dhe infrastrukturën e nevojshme në të cilën nuk duhet të investohet prej vitesh”. Pra, çdo trafikanti, shkelësi të ligjit, kundravajtësi, shteti duhet së pari të sigurojë alternativën e ligjshme në një jetese të hajrit, e vetëm pastaj këta do heqin dorë nga rruga e keqe….Por mesa duket, në këtë drejtim Aliko është në një njëjtën linjë me ministrin e Brendshëm Tahiri. Kujtojmë këtu se në qeverinë e djathtë, kryepleqtë e krerët e komunave shkonin në burg nëse nuk padisnin tek autoritetet kultivuesit e narkotikëve. Të gjithë, me përjashtim të Alikos.

 

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.