Arkiv-Lajme
Komisioni “Ristani” nis sot punën, hetim për Policinë e Shtetit
Komisioni hetimor parlamentar që do të verifikojë lëvizjet e ndërmarrë pas rotacionit të pushtetit në Policinë e Shtetit nis zyrtarisht punën. Komisioni i drejtuar nga ish zëvëndësministri i Brendshëm Arben Ristani, sot deputet i Partisë Demokratike, do të përcaktojë detajet kryesore të punës hetimore që do të zgjasë 60 ditë. Pritshmëritë janë që axhenda e punës së komisionit të nisë me pretendimet e hedhura publikisht nga opozita për emërimin e kreut të Policisë së Shtetit apo për emërimet në sektorë të rëndësishëm të saj.
Atmosfera para protestës së 20 shkurtit, palët shtojnë dozën e tensionit në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje pro dhe kundër pjesëmarrjes
Vetëm pak orë para zhvillimit të protestës së paralajmëruar të opozitës, televizionet shqiptare janë “mbytur” nga një sport që paraqet realitetin shqiptar nën qeverisjen e socialistëve, sipas këndvështrimit opozitar. Po ashtu, nuk mungojnë as thirrjet për rrëzimin e “bustit të gjallë” të shoqëruar nga imazhi i modifikuar i momentit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha ashtu sikurse edhe kundërpërgjigjet në rrjetet sociale.
Sasia prej 805 kg hashash në Prevezë, arrest për oficerin e antidrogës greke
Mendja ta do që “punët” ndërkufitare të drogës, ku vendin e parë e zë hashashi, trafikantët shqiptarë nuk kanë sesi t’i bëjnë vetëm. Një ilustrim i freskët për këtë vjen nga gjykata e Prevezës në Greqi, ku një urdhër-arresti u lëshua për një oficer antidroge të policisë greke. Ai dyshohet si i përfshirë në zinxhirin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë që u kap në Prevezë, pasi kishte ardhur nga Shqipëria.
Fluksi i ofertave të punës në Shqipëri dominohet nga “Call Center” dhe fasonët, që të rinjve u shërbejnë vetëm përkohësisht!
Edhe pse statistikat zyrtare dëshmojnë për një nivel të lartë papunësie tek të rinjtë dhe vende pune gjithnjë e më të pakta, sërish situata nuk është e pashpresë në vend. Dy sektorë që po njohin rritje të nivelit të punësimit dhe që zënë gjithnjë e më shumë vend të rëndësishëm në punësimin e të rinjve janë sektori i telekomunikacioneve dhe i fasonerisë.
Përgjaket Kievi, 9 të vdekur. Palët ende pa një zgjidhje politike
Dhuna mund të mbetet “administruesi” i vetëm i situatës së tendosur në Ukrainë. Agjencitë ndërkombëtare të informacionit njoftojnë për 9 të vdekur në ditën e sotme, që konsiderohet më e përgjakshmja në 3 muaj protesta të nisura nga opozita filoeuropiane. “Reuters” njofton se të dhënat për numrin e viktimave janë referuar nga autoritetet ukrainase, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Shërbimin Shtetëror të Sigurisë(SBU), të cilët dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Olimpiada e Soçit, garon shqiptarja Mëhilli. Zë vendin e 60-të por “rëndësi ka pjesëmarrja”
Rëndësi ka pjesëmarrja. Kaq mund të thuhet për garimin e sportistes së vetme shqiptare në Olimpiadën dimërore të Soçit. Suela Mëhilli ka përfunduar garën e parë duke u pozicionuar në vendin e 60-të. Garimi ishte në sllallomin gjigand dhe rezultati ka qenë zhgënjyes. Në provën e parë vlonjatja u pozicionua në vendin e 65-të, në provën e dytë në vendin e 60-të me kohën 1’34’’36 me plus 16’’46 nga vendi i parë i gjermanes Rebenesburg. Mëhilli do të ketë një tjetër provë në Soçi në sllallomin e 21 shkurtit.
Bllokimi i armëve të gjahut, 150 mijë persona kanë një të tillë dhe vetëm 5 mijë prej tyre janë gjuetarë!
Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Brendshme duket se janë të vendosura për të bllokuar të gjithë armët e gjahut në vend. Kjo masë vjen si rrjedhojë e moratoriumit të vendosur ndaj gjuetisë, që ka marrë vlerësime nga organizata dhe media ndërkombëtare. Por cila është situata e armëve të gjahut në Shqipëri? Rreth 150 mijë persona në mbarë vendin zotërojnë 1 armë gjahu, edhe pse vetëm rreth 5 mijë prej tyre janë gjuetarë të regjistruar.
Shkrimi “kundër rrymës” i Lubonjës vijon të ngjallë reagime, artistët ndjehen të provokuar me frazën “debilizëm masiv"
Vendimi i analistit Fatos Lubonja për të dalë “kundër rrymës” përmes një analize ku e cilësonte si “debilizëm masiv” manifestimin publik e kolektiv të përjetimeve për ndarjen nga jeta të këngëtares Vaçe Zela, ka provokuar artistët vendas. Edhe pse analiza e Lubonjës ishte më e thellë, ku analizohej në një kontekst më të gjerë roli i artistit në ndërtimin e “njeriut të ri”, artistët janë ndalur kryesisht te fraza “debilizëm masiv”, duke mos marrë në analizë argumentet dhe logjikën që parashtrohej në shkrim.
Personazhet e 20 shkurtit 1991 flasin në shtyp. “PD s’kish asnjë lidhje me ngjarjen”, thonë.
Ka qenë temë kryesore sot në shtypin e shkruar, greva studentore e urisë më 20 shkurt të 1991-it, rrëzimi i monumentit të diktatorit Hoxha atë ditë dhe roli i Partisë Demokratike në këto zhvillime. Gazeta shqiptarja.com ka intervistuar ish kryeministrin Aleksandër Meksi, që thotë se PD nuk mund të merrej me organizimin e atij akti, pasi ishte e zënë me organizimin e fushatës elektorale. Në gazetën Sot, është Shinasi Rama, organizator dhe drejtues i grupimit Studentor “Fan S.
Arrest për pajtuesin e gjaqeve dhe dy të tjerë. Falsifikonin dokumente me para, për azilantët e “gjakmarrjeve”
Nuk kanë munguar akuzat në këtë drejtim, edhe nga ana e autoriteteve të huaja që kanë shqyrtuar dokumentacionin e aplikantëve shqiptarë për azil. Por sot është vepruar konkretisht nga drejtësia jonë, me arrestimin e tre personave. Në këmbim të shumave nga 300-1000 euro, ata hartonin dokumenta të falsifikuara për qytetarë të ndryshëm si të përfshirë në gjakmarrje, të cilët i paraqesnin më pas këto akte pranë autoriteteve të huaja për përfitim të lejeve të qëndrimit, kryesisht në zonën Shengen.