Shkrimi “kundër rrymës” i Lubonjës vijon të ngjallë reagime, artistët ndjehen të provokuar me frazën “debilizëm masiv"

Postuar në 18 Shkurt, 2014 11:30

Vendimi i analistit Fatos Lubonja për të dalë “kundër rrymës” përmes një analize ku e cilësonte si “debilizëm masiv” manifestimin publik e  kolektiv të përjetimeve për ndarjen nga jeta të këngëtares Vaçe Zela, ka provokuar artistët vendas. Edhe pse analiza e Lubonjës ishte më e thellë, ku analizohej në një kontekst më të gjerë roli i artistit në ndërtimin e “njeriut të ri”, artistët janë ndalur kryesisht te fraza “debilizëm masiv”, duke mos marrë në analizë argumentet dhe logjikën që parashtrohej në shkrim.

Reagimi më i ashpër deri më tani është ai i këngëtares Aurela Gaçe, e cila “Letrës nga ferri” të Lubonjës, i është kundërpërgjigjur me një letër publike, duke e krahasuar atë me një personazh po nga ferri, me Hitlerin. Në letrën e saj, të botuar në shtypin shqiptar, krahas një fotoje me këngëtaren e ndjerë Vaçe Zela, Aurela Gaçe nuk ka kursyer as “këshillat” për analistin, të cilin e fton drejt një fundi të ngjashëm me atë me të cilin e krahason.

Por letra publike e Gaçes duket se ka “hapur derën” për kundër-reagime të tjera ndaj analistit. Edhe një artist tjetër, aktor i humorit, Julian Deda ka reaguar me seriozitet ndaj shkrimit të analistit, duke dhënë edhe ai “këshillën” e tij.

“A e morët vesh more miq çfare ka bërë analisti F. L. ...pjesmarrjen masive në funeralin e të ndjerës Vaçe Zela e ka quajtur "debilizëm masiv" . Me pak fjalë, sipas F. L. të gjithë ne që morëm pjesë në ato homazhe jemi debilë dhe bëmë një debilizëm..! Përveç mendimit që ke ti për Vaçe Zelën si këngëtare, i cili është i joti, subjektiv dhe ndoshta nuk më takon ta gjykoj, nuk mund të mos reagojmë mbasi ti zotri na quan debilë që bëjmë debilizma. Unë mendoj që debilizmi më i madh që kemi bërë është që të kemi dëgjuar nëpër emisione duke broçkullisur debilizma të llojeve të ndryshme. Kush kujton se je ti, që quan një masë të madhe shqiptarësh, që respektuan punën dhe zërin e Vaçes, debile? Kështu i dashur F. L. unë kam vetëm një këshillë për ty o i madhi i të mëdhenjve, që edhe Sokrati do ndjehej inferior ndaj teje...lëri debilizmat dhe shijo lirinë..!" shkruan aktori në profilin e tij në Facebook.

Më herët, edhe shkrimtari dhe poeti Sadik Bejko, ish-redaktori letrar i Festivalit të 11-të, ka reaguar kundër Fatos Lubonjës për shkrimin e tij kundër nderimit që iu bë ditët e fundit artistes së madhe Vaçe Zela. Në një intervistë të datës 16 shkurt në gazetën “Dita” Bejko shprehet se “Lubonja si gjithmonë do të gjejë rast që bëjë kundrapedalin”.

Mbetet për t’u parë nëse Lubonja do të vendosë të reagojë ndaj këtyre kritikave përmes “dritares” së tij në shtypin shqiptar, megjithatë mund të thuhet se shkrimi i tij e ka arritur qëllimin; atë qëllim që ka çdo shkrim “kundër rrymës”.

k.k

Comments

Submitted by Natyralisti (not verified) on

Sipas llogjikës te ketij "kompetenti universal" qe bredh gjithe diten nga njeri panel ne tjetrin dhe na "çan .....thën) qe nga vleresimi i Skenderbeut deri te Vaçe Zela,qe nga Centrali berthamor e deri te armet kimike,u dashka te çvleresohen te gjithe kolloset boteror te:  artit,te letersise,te shkences etj. qe kane lulezuar ne epokat e rregjimeve diktatoriale antipopullore,duhet te çvleresohet dhe te mos nderohet as Galileo Galilei sepse ju nenshtrua gjyqit te inkuizicionit ne Rome duke mohuar edhe  zbulimet e tij madheshtore per njerezimin qysh rreth 400 vjete me pare.                                         Kolloset e artit,te letersise,te shkences etj. duke perfshire edhe te madhen Vaçe Zela jane si dreret e malit, ndersa pseudokritiket e tyre si mizat ne bajgen e gomarit.

Submitted by Petro Luarasi (not verified) on

Më pëlqeu  mendimi se shkrimi i Fatosit  e ka arritur qëllimin,  atë qëllim që ka çdo shkrim “kundër rrymës”, por  në sensin që  Fatosi me lajthitjen  e tij ndaj simbolit të muzikës shqiptare Vaçe Zela nxiti  impulsin  pozitiv të shqiptarëve për rritjen e   vetëdijes dhe respektit për vlerat e tyre  kombëtare.  Pra kemi një ballafaqim  të perceptimit e shijes relative:  Fatosi sheh  shtrembër dhe pëlqen ferrat, të shumtit e shqiptarëve shohin drejt dhe pëlqejnë lulet.  Nga përqindjet e opinioneve zbulohet edhe paradoksi i mospërputhjes së shijes së shumicës me preferencat e disa distributorëve  për mallin  që shesin.<o:p></o:p>

Shumica e analizojnë Fatosin si produkt kallp  i  një  patente anonime,  i cili prodhohet  ‘’atje’’ për tu shitur në  pazarin ‘’këtu’’ por disa media nuk pyesin fare  cili është blerësi (teleshikuesi, lexuesi) dhe ku shfaqet interesi i tyre.

Këta shitës janë “kundra rryme” me logjikën e ekonomisë së tregut ose nga padia, ose nga ‘’djallëzia’’e motos  ta hajë kush të dojë, veç paraja të qarkullojë.

Pra filan-fisteku qelbërisa tregton, por horrat  nuk pyesin si, por sa fiton.

Dikur i kam shkruajtur një sivëllai të Tosit: <o:p></o:p>

Në botën e tregut plot me mrekullira<o:p></o:p>

Shitet bashkërisht ‘’e keqja-e mira”<o:p></o:p>

Për vepra pa vlerë ka veç lepe-peqe<o:p></o:p>

Jepma  lale “veprën”, për me mshtjell byreqe.

(Por hoqa picirin  e nuk  m'u   botua  sagllam Fjala e Lire sikurse sivellait te Fatosit, sepse une paskisha qene "heretik" , "kunder rryme")

<o:p></o:p>

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.