Olimpiada e Soçit, garon shqiptarja Mëhilli. Zë vendin e 60-të por “rëndësi ka pjesëmarrja”

Rëndësi ka pjesëmarrja. Kaq mund të thuhet për garimin e sportistes së vetme shqiptare në Olimpiadën dimërore të Soçit. Suela Mëhilli ka përfunduar garën e parë duke u pozicionuar në vendin e 60-të. Garimi ishte në sllallomin gjigand dhe rezultati ka qenë zhgënjyes. Në provën e parë vlonjatja u pozicionua në vendin e 65-të, në provën e dytë në vendin e 60-të me kohën 1’34’’36 me plus 16’’46 nga vendi i parë i gjermanes Rebenesburg. Mëhilli do të ketë një tjetër provë në Soçi në sllallomin e 21 shkurtit. Pëe herë të parë në Lojrat Dimërore, Shqipëria do përfaqësohej me dy skiatorë, Erion Tola dhe Suela Mëhilli, të dy të rritur profesionalisht në Itali. Por i pari u dëmtua përpara se të garonte dhe u tërhoq nga kompeticioni.
a.k
Add new comment