Arkiv-Lajme

Dorëheqja e drejtoreshës së Hipotekave Tiranë, pasojë e presionit të mafies të pronave, shkruan gazeta Sot

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:04

Dorëheqja e drejtoreshës së hipotekave në Tiranë, Suada Bicaj, e propozuar vetëm disa muaj më parë në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet, ka ardhur si pasojë e presionit të mafies së pronave në Tiranë, shkruan gazeta Sot. Përveç kësaj, Bicaj ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me kryeregjistruesin e përgjithshëm. Ajo nuk u ka rezistuar dot ndërhyrjeve dhe kërcënimeve.

Vangjel Tavo: Çështja e toponimeve në pasaporta nuk mund të zvarriset më. Shteti të paguajë koston

Postuar në 18 Shkurt, 2014 05:53

Në një intervistë për revistën Klan të kësaj jave, deputeti i LSI-së Vangjel Tavo kërkon zgjidhjen e shpejtë të ngërçit të toponimeve greke në pasaportat e shtetasve shqiptarë të lindur në Greqi, një problem i krijuar pasi pala shqiptare nuk ka respektuar normat ndërkombëtare. “Emërtesat e toponimeve sugjerohen nga komisionet përkatëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ashtu siç i ka depozituar çdo shtet anëtar i këtij organizmi. Gjithashtu ekziston edhe Rezoluta 1005/2011 e datës 25.10.2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të Evropës për çështjen e toponimeve”, thotë Tavo.

Raporti i antikrimit britanik: Fëmijë shqiptarë trafikohen për abuzim seksual

Postuar në 18 Shkurt, 2014 05:02

Shumica e 140 fëmijëve të trafikuar drejt Britanisë për abuzim seksual vitin e kaluar, vijnë nga Shqipëria; për vetë pafuqinë e viktimave, shumë krime të kësaj natyre do mbeten të pazbuluara. Ky është thelbi i raportit për vitin 2013 të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency) në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se më shumë se 140 fëmijë janë identifikuar si të trafikuar për abuzim seksual drejt këtij vendi. Shumica e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria, e më pas nga Nigeria, Vietnami e Rumania, shkruan gazeta "The Independent".

Ministria e Brendshme e Thaçit: Kosovarët shkojnë në Siri për arsye financiare

Postuar në 18 Shkurt, 2014 04:44

Gazeta e Prishtinës “Koha ditore”, ka siguruar një dokument të ministrisë së Brendshme që shpjegon se kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Ministria e Punëve të Brendshme këto detaje i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Dokumenti nuk i përmend organizatorët e këtij procesi, por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, sipas ministrisë janë të qarta: Pagat e majme në këmbim të luftës.
 a.k

Fotoja e një refugjati 4 vjeçar “denoncon” luftën tre vjeçare në Siri

Postuar në 18 Shkurt, 2014 04:25

Një foto po bën xhiron e botës. Është fotoja e një fëmije katër vjeçar, i cili është gjendur i vetëm në mes të shkretëtirës. Quhet Marwan, dhe ish ndarë nga familja në rrethana ende të pasqaruara prej medias. Dihet vetëm që e kanë gjetur, siç shihet në foto, njerëz të UNHCR-së që janë në zonën e luftës. Më pas, Marwan-i iu bashkua familjes. Ky fëmijë është një nga një milion fëmijë refugjatë për shkak të luftës në Siri.

Re.Pu.

 

"Banda e tritolit", në kërkim ndihmësi tjetër, furnizonte killerin me makina

Postuar në 18 Shkurt, 2014 03:39

Balkanweb.com flet dhe për një atentator tjetër brenda asaj që quhet tanimë si ‘Banda e Tritolit”. Ja raportimi që bëhet në këtë sit:

Pas shkrimit për Vaçe Zelën, Aurela Gaçe letër Lubonjës: Mirë do të bëje ta bëje si Hitleri edhe ti, t'ia fusje vetes...

Postuar në 18 Shkurt, 2014 02:46

Një shkrim i pak ditëve më parë i analistit Fatos Lubonja në të cilin e cilësoi si “debilizëm masiv” periudhën që shoqëroi përcjelljen e fundit të këngëtares Vaçe Zela nga shqiptarët, ka sjellë reagimin e fortë të këngëtares Aurela Gaçe. Përmes një letre publike, Gaçe i përgjigjet me ashpërsi Lubonjës, duke mos i kursyer edhe një krahasim të guximshëm e të ashpër njëkohësisht.

Sëmuret ish-Presidenti 81 vjeçar i Francës Zhak Shirak, dërgohet në spital me ambulancë dhe forca policore

Postuar në 17 Shkurt, 2014 15:26

Ish presidenti francez Zhak Shirak (Jacques Chirac), 81 vjeç, është shtruar në spitalin  amerikan të Neuilly pranë Parisit. Sipas agjencive të lajmeve ANSA dhe AFP, lajmi ka dalë nga burime të besueshme pranë qeverisë franceze që njoftojnë se ish presidenti i sëmurë është transportuar me ambulancë, i shoqëruar nga forcat e policisë.

Berisha ka liçencë për të traumatizuar vendin pa u lagur, thotë Arben Meçaj për Ditën

Postuar në 17 Shkurt, 2014 15:08

Arben Meçaj, me profesion inxhinier e pedagog, një nga themeluesit e PD-së, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për Habjon Hasanin e gazetës Dita, ku ka skanuar situatën politike e ekonomike të vendit nën dritën e veprimeve e mosveprimeve të Sali Berishës.

Daçiç pranon: Ja kam ofruar qeverinë Vuçiçit disa herë, për të shmangur zgjedhjet

Postuar në 17 Shkurt, 2014 13:50

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka dhënë një intervistë për të përjavshmen e Beogradit “Blic”, ku ka folur për qeverinë e tij, zgjedhjet e ardhshme dhe negociatat me Prishtinën. Është parashikuar që shumë muaj më parë se kryeministër i ri do të jetë zëvendësi aktual I Daçiçit, Aleksandar Vuçiç, aktualisht politikani më popullor në Serbi dhe aleat qeverisës. Për të shmangur zgjedhjet, Daçiç ka pranuar se disa herë i ka kërkuar Vuçiçit “të bëhet kryeministër pa thirrur zgjedhje të parakohshme”. Por, Vuçiç është përgjigjur se nuk bëhet fjalë për synime personale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme