Sëmuret ish-Presidenti 81 vjeçar i Francës Zhak Shirak, dërgohet në spital me ambulancë dhe forca policore

Ish presidenti francez Zhak Shirak (Jacques Chirac), 81 vjeç, është shtruar në spitalin amerikan të Neuilly pranë Parisit. Sipas agjencive të lajmeve ANSA dhe AFP, lajmi ka dalë nga burime të besueshme pranë qeverisë franceze që njoftojnë se ish presidenti i sëmurë është transportuar me ambulancë, i shoqëruar nga forcat e policisë.
Pavarësisht lajmeve kontradiktore mbi gjendjen e tij shëndetësore mësohet se ish presidenti francez vuan nga probleme neurologjike për shkak të një iktusi që e goditi në vitin 2005. Ndërkohë, “La Stampa” thekson faktin se kohët e fundit Shirak ka vuajtur edhe nga sëmundja e Alzheimer-it. Problemet e tij shëndetësore, sëbashku me problemet gjyqësore e kanë shtyrë atë të tërhiqet nga jeta aktive politike.
Shirak shërbeu si kryetar i Bashkisë së Parisit për më shumë se 20 vjet dhe për dy mandate si kryeministër para se të bëhej President në vitin 1995, detyrë të cilën e mbajti për 12 vjet. Ai është i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, çka i ka sjellë edhe pseudonimin "Buldozeri".
k.k
Add new comment