Arkiv-Lajme

“Njerëzit me më shumë para, duhet të kenë më shumë vota”

Postuar në 15 Shkurt, 2014 12:39

Biznesmeni amerikan, Tom Perkins ka zgjatur minutat e turpërimit të tij. 82-vjeçari, i cili ka zemëruar shumë njerëz me deklaratën e tij se, taksa progresiste ishte naziste, tashmë ka bërë një tjetër deklaratë të ngjashme.Gjatë një fjalimi në San Francisco, ia tha se njerëzit që paguajnë më shumë para për taksat duhet të kenë më shumë vota.“Mendoj se duhet të jetë si koorporatë.

Basha: Më 20 shkurt protestojmë paqësisht

Postuar në 15 Shkurt, 2014 11:21

Deputetë të Partisë Demokratike ditët e fundit kanë bërë thirrje radikale për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt. Por, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për një marshim paqësor.“Marshimi i përkujtimit dhe protestës është thirrur nga Partia Demokratike, nga opozita dhe do të drejtohet prej nesh.

Sherr për kangjellat e Presidencës

Postuar në 15 Shkurt, 2014 09:28

Kangjellat e Presidencës janë bërë mollë sherri mes përfaqësuesit të Forumit për Trashëgiminë dhe presidentit. Gjatë punimeve në rezidencën e Presidentit, është vendosur që të hiqen kangjellat rrethuese.Artan Lame dhe Artan Shkreli e cilësojnë një veprim të tillë si “skandaloz”. Ata shprehet se po shkatërrohet një trashëgimi kulturore e ruajtur prej gjashtë dekadash.“Është zgjedhur dita e shtunë që të kalonte në heshtje kjo punë. Në qoftë se duhej të hiqej rrethimi duhet t’i drejtohet Këshillit Kombëtar të Kulturës që drejtohet nga zonja Kumbaro. Këtu është ulur injoranca këmbëkryq.

Thirrje për pavarësinë e dytë të "Epirit të Veriut”

Postuar në 15 Shkurt, 2014 09:17

Në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së “Epirit të Veriut”, në Himarë janë shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për ndarje nga Shqipëria të kësaj pjese. “Para 100-vjetësh paraardhësit tanë vepruan, sot ne çfarë bëjmë. Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët.” Këto janë disa nga fletushkat në gjuhën greke me thirrje antishqiptare të shpërndara nga komiteti qendror “Vorio Epir 1914.Fletushkat në gjuhën greke me thirrjet antishqiptare dhe me foton e kryesisë së fshatit janë shpërndarë në çdo cep të Himarës.

Kush e ka fajin për aksidentet?

Postuar në 15 Shkurt, 2014 09:12

Avokati i Popullit është munduar të japë një shpjegim se për se ndodhin ka shumë aksidente rrugore në Shqipëri, ku çdo vit humbin jetën mbi 100 qytetarë.Sipas një raporti që ky institucion ka dorëzuar në Kuvend, shkaku kryesor është cilësia e rrugës dhe mungesa e masave mbrojtëse dhe sinjalistikës.Kjo do të thotë se projektet publike për të cilat shpenzohen miliona euro çdo vit nga taksat e qytetarëve shkojnë në xhepat e disa përfituesve që janë zyrtarë dhe individë që drejtojnë kompani për realizimin e këtyre veprave.Kurse, në raportet e policisë vazhdimisht thuhet se shkak është shpejtësi

Rudolf Marku: “Ardian Ndreca e meriton të jetë ambasador në Vatikan”; ndërsa për Dan Brown-in: autor mediokër

Postuar në 15 Shkurt, 2014 06:00

Rudolf Marku nuk është dakord me Ben Blushin lidhur me nënvizimin që ka bërë ky i fundit në një hearing parlamentar me Ardian Ndrecën. “Një zyrtar i shtetit duhet të ketë respekt për gjuhën zyrtare”, ka thënë në thelb Blushi, duke pasur në mendje që Ndreca si publicist ka shkruar veç në gegnisht.

Harta e re e Shqipërisë, bashkitë që do të zgjerohen dhe ato që do të shkrihen

Postuar në 15 Shkurt, 2014 05:15

Në një shkrim të Shqipit bëhen disa interpretime e shpjegime të reformës territoriale e administrative që është menduar të bëhet nga shumica, e që nuk po gjen konsensusin e pakicës. Ja çfarë shkruhet aty nga gazetari Kamber Velaj (duhet thënë se Shqipi e ka pasur qysh në krye të herës në qendër të vëmendjes këtë argument):

“Banda e Tritolit” ka edhe një vrasës tjetër me pagesë

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:59

Përveç Julian Sinanajt, duket se “Banda e Tritolit” ka edhe një vrasës tjetër me pagesë. Gazeta “Shekulli”, raporton sot se, Andon Mëhillaj, emri i vërtetë i të cilit është bërë i njohur nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, ka dëshmuar fakte kontradiktore në polici dhe gjatë marrjes në pyetje në Tiranë. Por, pavarësisht pretendimeve të tij, reale apo edhe të dyzuara nga gjendje e rënduar psikike, kundër tij janë rrëfimet e pafundme të killerit që ka qenë “punëtor” i tyre.

Koloreto Cukali e quan grevën 24 orëshe një turp ‘sindikalist’

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:58

Një turp sindikalist e quan qysh në titullin e artikullit të vet të publikuar në Dita opinionisti Koloreto Cukali grevën 24 orëshe të njerëzve të punësuar në transportin urban, që bllokoi e vuri në vështirësi me mijra banorë të Tiranës. Dhe shkruan: “Problemi real që këta grevistë kanë është me… pronarët që nuk i paguajnë. Për këtë është e drejta e tyre jo vetëm të bëjnë grevë, por dhe të sekuestrojnë veglat e punës deri në pagesën e tyre të plotë, sikurse, është detyrë e shtetit që në momentin që një kompani nuk arrin të paguajë rrogat, ta detyrojë të shpallë falimentin.

Më së fundi zyrtare: Të ardhurat tatimore nën qeverisjen e re

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:29

Dje zëdhënësi i Ministrisë së Financave shpërndau me e-mail të dhënat zyrtare të buxhetit të shtetit për vitin 2013. Nga këto të dhëna, mund të analizohet ecuria e të ardhurave tatimore nën qeverisjen e re (të ardhurat jotatimore, si ndihmat e huaja, fitimi i Bankës së Shqipërisë, etj. nuk varen shumë nga puna e qeverisë).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme