Rudolf Marku: “Ardian Ndreca e meriton të jetë ambasador në Vatikan”; ndërsa për Dan Brown-in: autor mediokër

Postuar në 15 Shkurt, 2014 06:00

Rudolf Marku nuk është dakord me Ben Blushin lidhur me nënvizimin që ka bërë ky i fundit në një hearing parlamentar me Ardian Ndrecën. “Një zyrtar i shtetit duhet të ketë respekt për gjuhën zyrtare”, ka thënë në thelb Blushi, duke pasur në mendje që Ndreca si publicist ka shkruar veç në gegnisht. Dhe Marku, pa i përmendur emrin Blushit, shkruan në një artikull me titull ‘Melankoli, fytyrë e bukur …’ (në foto, një pikturë e Edvard Munch-it me titull 'Melankolia'): “Ndjehesh i trishtuar tek mendon se profesor Ardian Ndreca, me komandën e latinishtes, greqishtes së vjetër, gjermanishtes, italishtes, frëngjishtes, anglishtes, duhet të diskutohet nëse është i denjë që të jetë ambasador i vendit të vet në Vatikan, ngase di dhe gegnisht…Gjë që do të thotë se dhe Luigj Gurakuqi, padër Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Migjeni, at Zef Pllumi do të ishin të përjashtuar nga nderi për të qenë ambasadorë të vendit tonë për shkakun e mëkatit të gegnishtes.”

Në të njëjtin shkrim, në krye fare, Marku jep dhe një konsideratë për shkrimtarin Dan Brown, autorin e best-seller-it ‘Kodi i Da Vinci-t’. Dhe e likujdon shpejt e shpejt. “Shkrimtari anglez me vlerat më të dyshimta të kapacitetit artistik, Dan Brown, (autori mediokër i veprës së mirëshitur Da Vinci Code) nuk ka munguar të gjejë …”, thotë diku, dhe pak më poshtë e cilëson si një “mendje të ndritur të klasit të katërt”.

Shkrimin e plotë me natyrë eseistike të Rudolf Markut mund ta gjeni në linkun http://mapo.al/2014/02/15/melankoli-fytyre-e-bukur/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Samir (not verified) on

Ndaj mendimin me Rudolf Markun lidhur me ardian Ndrecen.

Persa i perket Dan Brown, ai nuk eshte anglez por amerikan nga New Hampshire. Nuk do e gjykoj Rudolfin pasi ne fund te fundit ai shpreh opinionin e tij, por do te isha kureshtar te mesoja se mbi çfare kriteresh e cileson ai Dan Browni-in medioker? Disi paragjykues ky vleresim, pasi kufizohet jo aq nga formimi i pjekur i Dolfit se sa nga te kuptuarit e diversitetit te artit te shkruar. Dan Brown eshte vijues i tradites se romanit mister e thriller, ne te cilen ai eshte kthyer ne krijues unik e te sukseshem. Autoret vleresohen nga ato cfare prodhojne dhe jo nga cfare ne mendojme me paragjykim e paramendim se perben art "te vertet".

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa shume e dashke Ndrecen Rudolf Marku, deri ne piken sa te vesh ne dyshim aftesite e tua argumentuese. Me vjen keq, por te denje per ambasador nuk te bejne vetem gjuhet e huaja qe di. Ne Shqiperi ka sot plot te rinj qe dine ndoshta edhe me shume. Ajo qe per mua e ul ne toke fare figuren e Ndreces jane vlerat morale, te cilat me sa kam kuptuar ose nuk i beson as vete, ose s'e ka per gje t'i mohoje. Eshte e qarte se Ndreca po vdes per t'u bere pak ambasador, dhe per kete eshte gati ta hedhe ne kosh gegenishten qe e ka mbrojtur kaq shume. Ose atehere i bie qe ka bere sikur e ka mbrojtur. E ngado qe ta marresh, Ndreca mbetet i vogel, shume i vogel per te perfaqesuar nje vend.

Submitted by anonimët (not verified) on

“Shkrimtari anglez me vlerat më të dyshimta të kapacitetit artistik, Dan Brown, (autori mediokër i veprës së mirëshitur Da Vinci Code) nuk ka munguar të gjejë …”,

Kurse une do isha me kurioz te dija nne baze te kujt kriteri e vleron Dan Brown-in si anglez.

Submitted by stefan (not verified) on

Jam i bindun se ish diplomati Rudolf Marku, i moskthyer ne atdhe pasi perfundimit te misionit, per arsye qe nuk po mujt me i permend(pasi ai i din ma mire se une-vecse do me than se nuk ka asnji lidhje me hakmerjen e socialisteve ndaj tij, sikurse ai asht pronocu),ja ka fut kot pasi Dan Brawn nuk asht angles por asht amerikan.Ndecen ai e don se asht katolik sikunder aj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.