Arkiv-Lajme
Sigurimi i makinave, Autoriteti i Konkurrencës: "Ka marrëveshje të fshehtë. Gjobë deri në 10% të xhiros". Ndërkohë nuk thuhet gjë për çmimin
Autoriteti i Konkurrencës pritet të nisë një hetim që ka si objekt rritjen brenda një dite të sigurimit të detyrueshëm për automjetet. “Albanianscreen” i ka marrë sot një prononcim kryetares së Autoritetit, Lindita Lati, sipas të cilës, dyfishimi i masës së sigurimeve mund të jetë si pasojë e një marrëveshjeje të fshehtë mes kompanive që operojnë në treg. “Nuk është rritja e çmimit që bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
A duhet lejuar eutanazia edhe për fëmijët me sëmundje të pashërueshme? Një debat që po zhvillohet në Belgjikë
“Deutsche Welle” shkruan sot për një problem shumë delikat, i cili është hapur si debat në Belgjikë. Bëhet fjalë për eutanazinë tek fëmijët, apo e drejta që duhet t’u jepet edhe personave nën 18 vjeç, të cilët vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme që të vendosin nëse duan t’i japin fund jetës së tyre. Autori i shkrimit Bernd Riegert, citon mjekun Jan Bernheim, pjesë e grupit kërkimor për eutanazinë pranë Universitetit të Lirë në Bruksel, i cili shtron këtë pyetje: “Pse duhet të vuajnë fëmijët që kanë një sëmundje të pashërueshme dhe dhimbje të padurueshme.
Barroso apel liderëve evropianë: “Mos i ktheni krahët Europës”
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka bërë nëj apel të fortë ndaj liderëve europianë, ndaj të cilëve ka kërkuar angazhim për përmirësimin e gjërave në vend të braktisjes së projektit evropian. Në një takim me kryeministrin holandez Mark Rutte, Barroso ka theksuar nevojën e marrjes së përgjegjëisve dhe moslejimin që forcat antievropaine të dominojnë skenën. “I kërkoj liderëve evropianë që të shprehen se çfarë nuk u pëlqen atyre te BE-ja në mënyrë që ta përmirësojmë. E rëndësishme ësstë të mos kthejnë krahët. Nuk duhet që t’ua lënë iniciativën entiveropianistëve.
Shërbimi urban dhe furgonët, kryeministri: “Ata që kanë licencë, ose taksi, ose shërbim urban brenda rrethit”
Kryeministri i vendit, Edi rama ka bërë sot ghjatë seancës plenare një prononcim të parë të vetin për çështjen e nxjerrjes nga qarkullimi të furgonëve. Sipas tij është pasiguria e lëvizjes me këto mjete ajo që solli këtë vendim. “Udhëtari sot kërkon siguri, ne duam siguri në këtë sektor. Udhëtari sot kërkon inovacion.
PDIU ende pa qëndrim përfundimtar. Deputeti Tahiri: “Në komision vetëm nëse ka konsensus”
Dashamir Tahiri, deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar sot se kjo parti nuk do të largohet nga kampi opozitar. Madje sipas tij, edhe pjesëmarrja e saj në komisionin për reformën territoriale do të kushtëzohet me arritjen e konsensusit mes PS-së dhe PD-së dhe nuk mund të shikohet si e njëanshme. Tahiri ka bërë kështu një dalje që zbardh se deri ku mund të shkojë PDIU-ja në këto demarshe me mashorancën. Por a është ajo kompakte në këtë proces?
Greqia rikthen pensionet për 22 mijë minoritarë nga Shqipëria
Gazeta Shekulli, prej kohësh e ndjeshme ndaj pensioneve që shteti grek ka akorduar në vijimësi për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, i është rikthyer kësaj teme. Këto pensione u ndërprenë për një farë kohe, pas krizës që kapi Greqinë, por tani - është shenjë kjo se kriza greke ëhstë arkivuar? – kanë filluar t’i japin në mënyrë të pjesshme. Ja lajmi i Shekullit online lidhur me këtë argument:
PE: Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën lidhur me Kosovën
Bashkimi Evropian ka ndryshuar pozicionin e vet kundrejt Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” citon raporterin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, sipas të cilit “qëndrimi neutral i BE-së për statusin e Kosovës ishte një kompromis i përkohshëm”. Ndonëse nuk ka dhënë se cila duhet të jetë zgjihja finale e problemit, Kacin gjithsesi ka ‘dalë në temë’ , kur ka deklaruar se “Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën përpara se të anëtarësohet në BE. Dhe kjo njësoj si vende të tjera, ps.h Sllovenia”.
Shtyhet vizita e Ramës për në Serbi?
Vizita e kryeministrit Edi Rama për në Serbi ka gjasë të mos zhvillohet brenda muajit shkurt. Kështu njofton të paktën gazeta “Zëri” në Kosovë, e cila citon burime nga stafi i kryeministrit shqiptar. Si arsye për këtë shtyrje , gjithsesi ende të pakonfirmuar, sillet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi. Sipas “Zëri” në Luginën e Preshevës vizita e Ramës po pritet me padurim nisur edhe nga shpresa, sçi shprehet gazeta kosovare, se vajtja e tij në Beograd, do të ndikojë për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve aty.
Dorëzohet një nga të kërkuarit e "Grupit të tritolit". Andon Mëhillaj kërkon siguri për familjen
Çështja që në media ka marrë emrin si “Grupi i tritolit” duket se gradualisht po hynë në fazën e trajtimit juridik. Kështu sot paradite është vetëdorëzuar Andon Mëhillaj, një nga dy të kërkuarit të akuzuar si porositës të atentateve për të cilat ngarkohej vrasësi Julian Sinanaj. Sipas asaj që bëhet e ditur, Mëhillaj është dorëzuar, por kushëriri i tij, Genis Mëhillaj mbetet jashtë. Ndërkohë teksa sot i vetëdorëuzari ka deklaruar se nuk e njeh vraësin Sinanaj, avokati Edmond Dema është shprehur se mes tyre ka patur njohje, por jo në atë nivel që pretendon i akuzuari Sinanaj.
Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”. Analizë bashkë me një letër nga Ferri e Enver Hoxhës për Edi Ramën