Lubonja: “Dikur besoja edhe unë në “të bukurin atdhe”. Analizë bashkë me një letër nga Ferri e Enver Hoxhës për Edi Ramën

Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një analizë të gjatë të titulluar “Valsi i Lumturisë”. Analiza lidhet me homazhet kushtuar Vaçe Zelës, si një lloj refleksioni mbi reagimet e shumta të VIP-ave shqiptarë. Interes paraqet edhe hyrja e analizës: “Njëherë e një kohë e kam dashur edhe unë Vaçen, por më duhet të them se kjo i përket periudhës së jetës kur njeriu ende beson te më të rriturit; kur prandaj besoj se këngët tona qenë më të bukurat në botë, se jetoja “në të bukurin atdhe, ku lulëzon jet’ e re”, kur ende “nuk njihja botë përtej asaj shqiptare...”. Pastaj Lubonja shton se në kohën kur Vaçja u bë këngëtarja kryesore e muzikës së lehtë, brezi i tij rrinte pranë radios për të dëgjuar, Brel, Çelentano, Rolling Stones etj.. Pas këtij takimi origjinal me kohën e Vaçes, nëse mund ta quajmë kështu, Lubonja hidhet te reagimi i Nexhmije Hoxhës, të cilës ia beson se është ngashëryer në burg me këngët e Vaçes. Sepse “edhe unë kam patur një repertor timin të qelisë”, thotë analisti Lubonja. Por këtu sipas tij qëndron edhe karakteri i rrejshëm atyre këngëve, këngë që përçonin një lumturi që nuk ekzistonte dhe një atdhe që edhe në këngë propagandohej. Lubonja e quan histeri reagimi për vdekjen e Vaçes. Merret më tej me gazetat, që e trajtuan me lot germash, në kor, ikjen e këngëtares. Për epilog, Lubonja, duke kujtuar Edi Ramën që në “Refleksionet” e tij shkruante letra nga Ferri që Enver Hoxha ia dërgonte Sali Berishës, imiton një të tillë, por që tani, Enver Hoxha ia dërgon Edi Ramës. Dhe ja një fragment:
“I dashur Edi. Ishte një moment i veçantë i jetës sime këtu në Ferr kur të pashë, së bashku me Saliun dhe gjithë shokët e tjerë, në homazhet e artistes sonë të madhe të popullit, Vaçe Zela. U përlota, Edi i dashur, jo vetëm nga kujtimet për atë kohë të artë të popullit shqiptar, që vërshuan e më zunë grykën me ngashërim, por edhe për faktin që ju pashë bashkë. Mos harro Edi, asnjëherë, se ju jeni bijtë tanë, me gjithë kontradiktat që keni. Partia, unë dhe shoku Ramiz pas meje, kanë bërë kujdes që pushteti të mos shkonte kurrë në duart e armiqve. Ata më të rrezikshmit i “dekoruam”, të tjerët i kalbëm burgjeve. Saliu e ka ruajtur më së miri vazhdimësinë e pushtetit dhe tani është radha jote...”.
Kështu Lubonja del ndoshta me dy teza kryesore: së pari se “kuja” kombëtare për Vaçen shënon në mënyrë alarmante mungesën e reflektimit mbi kohën e Diktaturës dhe ripërtypjen e artit të saj si vlerë e përjetshme dhe së dyti, se vazhdimësia e sythave të PPSH-së, gjallon edhe sot, jo vetëm në lëmin e pushtetit politik si të tillë, por edhe si organizuesi i vetëm i hapësirë publike. Gjithsesi fjalë që nxisin provokime, pasi duhet thënë se ka shumë njerëz që e kanë dashur muzikën e asaj kohe si të tillë, pa medituar politikisht për përmbajtjen.
s.z
Comments
briliant!

briliant!

legen

legen

briliant!

briliant!

Nje ze ne shkretetire ky i

Nje ze ne shkretetire ky i Lubonjes, qe i therret ethshem arsyes kolektive duke perbuzur hipokrizine, yryshin e turmes qe eshte gati te genjehet pas çdo flamuri, mjafton qe te shembelleje si ngushellim ndaj mjerimit moral ku ka rene kjo shoqeri. Por thirrja e Lubonjes besoj, ne pak kohe, do te jete gjithnje e me pak i vetmuar, ngaqe masa e njerezve qe nuk kane kurrfare perfaqesimi as identifikimi ne klasen aktuale politike e intelektuale eshte tashme pjese derrmuese e kesaj shoqerie. Duhet veç nje katalizator i rastesishem qe te gjithe keta njerez te behen bashke ne revolten e tyre qytetare, dhe brenda 24 oresh e gjithe historia e tranzicionit te perjetshem shqiptar te konsumoje fazen finale ne te cilin kerkojne te na mbajne peng Berisha, Nano, Meta, Rama e Co. Amen.

Nje tjeter shkrim idiot, i

Nje tjeter shkrim idiot, i kote e I ZI i Lubonjes ne vazhden e shkrimeve te tij kunder te gjitheve e kunder gjithckaje.

Per me teper qe letra qe Lubonja i ka shkruar Rames pervec profilit psikologjik te kompleksuar te Lubonjes e tregon edhe nje here ate si nje kalama hidhnak e kapricoz (vecanerisht ne lidhje me Ramen).
Lubonja ka te drejten e mendimit te tij, por ky shkrim eshte nje shprehje e ulet dhe jo-humane e Lubonjes per ne artiste dhe nje Grua te nderuar. Eshte vecanerisht e turpshme qe te merresh me denigrimin e nje individi qe sapo ka vdekur – eshte jo-humane per vete artisten dhe e ulet per familjaret dhe ate pjese te publikut qe e nderon Vacen.

Diskutimi qe perpiqet te ngreje Lubonja lidhur me vlerat reale te muzikes,kenges dhe artit shqiptar ne vitet e komunizmit eshte ndertuar mbi premisa te gabuara dhe eshte nje debat me i madh qe nuk mund te behet ne menyre racionale as me emocionet e forta te ish-viktimave te regjimit, dhe ca me pak me nihilizmin tipik alla-Lubonjan. Eshte nje gje te kritikosh objektivisht e artistikisht nje artist apo periudhe artistike dhe nje tjeter gje te mohosh dhe denigrosh gjithcka qe eshte krijuar ne te shkuaren.

Lubonja vazhdon ne rrugen e tij te te nxirrit ne menyre konsekuente te gjithkujt e gjithckaje PA DALLIM. Por kjo lloj konsekuence nga ana tjeter shpesh eshte edhe nje shenje e disekuilibrit psiqik

Por këtu sipas tij qëndron

Por këtu sipas tij qëndron edhe karakteri i rrejshëm atyre këngëve, këngë që përçonin një lumturi që nuk ekzistonte dhe një atdhe që edhe në këngë propagandohej.

Po sigurisht qe lumturia NUK ekzistonte !! Lubonja eshte budalle apo ben vete ??! Nese ajo lumturi do te ekzistonte, nuk kish pse ti kendohej ! Komunizmi ishte projekt, dhe kurrsesi realitetet, kaq gje mos te kete ditur Lubonja ???

ndoshta,shqipëria nuk ishte

ndoshta,shqipëria nuk ishte atdheu më i lumtur,ndoshta as më i bukuri,por ë fund të fundit është atdheu ynë!!

vaçja i këndoi me zërin e saj!!vaçja i dha jetën e saj!sot lubonja,përveç asaj që ne e kuptuam vetë,e pamë vetë;mungesës së lumturisë dhe bukurisë,do të na zhdukë dhe atdheun!!është përpjekur shumë e gjithë grupin e "tij"vehbi,klos,plasar e plot rrota hajdari të tjerë!!

jam plotësisht në një mëndje me kritikën që i bën përfitimit politik që nxjerrin politikanët,por në të njëjtën kohë nuk jam me atë urrejtje që ai ka për gjithkënd që e mban veten për shqiptar!!

ndoshta një ditë do të jemi vetëm toksorë,POR sot për sot toka është e ndarë në shtete dhe shumica janë shtete etnike!!sot për sot jemi shqiptarë!!ndoshta ndonjë ditë pasardhësit tanë do ti japin të drejtë lubonjës,por sot për sot unë nuk i jap të drejtë atij!ashtu si dhe politika(klasa)që i zhduku 100 e kushur këngë vaçes dhe ai po përpiqet ti zhdukë dhe zërin,emrin e mirë që ajo la pas,përpiqet ti zhdukë dhe ato pak këngë që censura demokratike nuk ja ka censuruar!!

ky debil antishqiptar/kombëtar i thekur nuk e di se çfar mund të lavdërojë,ose më mirë me thënë,nuk di me fol për mirë për asnjë gjë!!të paktën shqiptare!për sërb e grek se ka problem!

ndjenja e fodullëkut të periudhës së paraburgimit,është zëvëndësuar me një ndjenjë inferioriteti ndaj gjithçkaje që nuk është shqiptare!!harron debili me kulturë të shtrëmbër se nuk i ka faj shqiptari dhe shqipëria për vuajtjet e tij,nuk është faji i shqiptarëve përse ai ka lindur në këtë tokë,bile nuk besoj se asnjë shqiptar nuk do ta pengonte që të gjente rrugën e tij të jetës diku tjetër!?por kudo që të shkonte,jashtë këtij kufiri administrativ,ai do të mbetej pa bukë!këtu nuk ka mundur të bëhet kryeministër,por të paktën bukën e nxjerr!!të ngjyer mirë!!

ky "erudit i madh" nuk e di se përdoret nga media vetëm si katalizator i nxitjes së polemikave!përdoret thjeshtë për të mbushur faqet e gazetave!

Vace Zela , e ndjera, ishte

Vace Zela , e ndjera, ishte vetem e vetem kengetare brilante .

Kengetare do te thote interpretues . Interpretuese si aktoret, si instrumentistat...

Vija melodike e interpretimeve te Saj jane krijime shume te bukura te kompozitoreve...

Autoret e teksteve duhen analizuar e madje le te anatemohen...sic behet me shkrimtaret , poetet, piktoret, gazetaret, opinionberesit...

Mos u merrni me talentin e interpretuesve !

Lubonja le t'i shkruaj letra plot Edi Rames dhe gjithe globit po deshi , por te mos ngateroje kengetaret e paharruar me 'tekstexhinjte' e atij sistemi .

"Inati" per Ramen nuk shfryhet duke pergojuar talentet e rralla e te paharruara te kombit tone !

Po pra, dhe Vacja qe

Po pra, dhe Vacja qe interpretuese e vijes se Partise. Askush nuk thote qe ajo eshte fajtore por ama nuk mund ta ngrejme ne maje!

Po artikull shkruesi qe ka

Po artikull shkruesi qe ka emrin "Fatos'' per ke krijon ( ?!) ne atdheun e tij te (pa)dashur ?!

Fenomeni i capitjes,pleherimit dhe vaditjes qe 'te gjithe qe kane jetuar ne ate sistem i kane vene shpatullat per t'a lartesuar' tregon se ne nuk do te mbyllim plaget e komunizmit dhe nuk do te hapim dosjet e mastershefave ku jane gatuar 'corbat' e kohes...

Megjithate,respekte per mendimin tuaj.

Lubonja ekzagjeron tej mase.
Lubonja ekzagjeron tej mase.
Mua ky nuk me pelqen fare me

Mua ky nuk me pelqen fare me thene te drejten se mbeti duke ngrene tek sahani i Sandrit po kete shkrim e ka qare.

Ti japim Cezarit ate qe eshte e tij.

Nuk eshte faji i artistes

Nuk eshte faji i artistes Vace Zela qe lindi,u rrit dhe cfaqi talentin e saj ne kohen e ideollogjise se diktatures komuniste ,ideollogji qe u perpunua me aq mjeshteri nga tipa si Todi Lubonja,babai i autorit te kesaj kritike.

historia nuk behet me 'sikur'

historia nuk behet me 'sikur' ! ;)

E vejm me bast se, po te mos kish lindur ne kohen "e ideollogjise se diktatures" (te citova), Vaçja nuk do ishte Vaçe ?? Do ish 'gje' tjeter, por KURRSESI Vaçe ! :)

Ajo ishte talent ne kohen e
Ajo ishte talent ne kohen e vet. Shume e turpshme te komentohet ne kete forme.
me siguri do ish Vace².

me siguri do ish Vace².

Njërzit e mëdhenjë ngelen të

Njërzit e mëdhenjë ngelen të mëdhenjë lilëputët ngelen të tillë deri në vdekje e pra Vaçja do ishte e madhe në çfar sistemi që të ishte se kishe një zë brilan prandaj ngele si një Fatos i vogël dhe nuk u rite kësaj i thonë se skam çibëjë gomarit godas samarin

Lubonja eshte nder te paktet

Lubonja eshte nder te paktet qe del nga mentaliteti i turmes, edhe pse sulmohet egersisht, ai nuk bie ne pozitat e te viktimizuarit duke u marre me polemika te kota rreth vetes siç po ndodh me disa syresh kohet e fundit.

Kemi shume nevoje edhe per njerez qe dine te arsyetojne ndryshe nga mendimi dominant, i gjymtuar nga mungesa e kultures, mungesa e respektit personal, ideologjite boshe.

Fatos, te lumte, lexova te

Fatos, te lumte, lexova te gjithe shkrimin ne Panorama dhe analiza jote eshte e sakte. Mos i degjo keta qe kundervihen, shumica jane te pashkolle dhe nga turma popullore qe shkon pas Berihajt, sikurse ka edhe nga ata qe jane pjese e sistemit te cilit i perkiste Vaçja me gjithe zerin e vet madheshtor (!), sikurse ka edhe nga ata fanatiket qorra qe menjehere te bejne antishqiptar, grek, serb po kritikove sado pak ndonje gje shqiptare (ti mbase nuk e di po tani ka dale teoria qe shqiptareve edhe pordh.at iu mbajne ere te mire dhe saken se e kundershton). Vazhdo Fatos, kombit shqiptar i duhen edhe pasqyra qe e pasqyrojne realitetin te padeformuar. Flm.

Si t'ia shpjegojme ketij

Si t'ia shpjegojme ketij populli zellnik, sypatrembur e liridashes qe debati "vlen apo nuk vlen Vace Zela"nuk i intereson Lubonjes ne kete shkrim, sa arsyet e ketij mjerimi moral e jo vetem ne te cilin gjendet ky vend? Lexoni o milet, jo vetem rrjeshtat, por edhe mes tyre, mbi ta e nen ta, dhe kurseni veremin, se peshtyrja e helmit nuk e ka bere kurre gjarprin bollë. Te zhytur deri ne fyt ne mut dhe rrini e pyesni pastaj pse vje era e keqe...

nuk e kuptoj pse provokon

nuk e kuptoj pse provokon Lubonja?Pse e ben?çfare fiton nga gara me paradoksin?Kerkon te vihet ne evidence_I mungon fama apo eshte ziliqar?Vdes nje shqiptare 70 vjeç ne Zvicer,qe eshte kengetare - embleme,ku qendron faji i saj pse Shqiperia ishte komunizem?Priste ky qe Vaçja te ishte filozofe ne rrang me Marksin?Po çfare ka te share ne interpretim?Po çfare eshte rraciste/antishqiptare tek pasioni per te kenduar?Duhej Vaçja te shkruante tekste vete?Apo ti dilte Enver Hoxhes ne duel?Teoria e Lubonjes mbi lumturine eshte apatike,sipas tij po qe se je i varfer nuk duhet te besh dasem,te martohesh pa e"djegur"shamine e"naplonit".Ishim nen diktature,automatikisht çfare Valsi Lumturise duhej kenduar?Por une mendoj se duhet pushkatuar autori i tekstit,ku eshte ai?Ka vdekur apo do ta leme pa varrosur?!Pastaj Lumturia eshte nje koncept shume i gjere,per ti rene me shkurt Lumturia eshte bije e Nostalgjise,gjithmone besojme se "kemi qene te lumtur",sepse koha iken dhe te gjithe pohojne se"kane qene te lumtur pa e ditur".Eshte e perbotshme kjo ndjesi.Me vjen sinqerisht keq per mundimet e renda te Lubonjes nen kundersulmin e diktatures,sepse ka pasur edhe vite kur diktatura e miklonte,por nuk besoj sa te jete kaq cinik sa te gjeje"casus belli"nje vdekje kengetareje per te riafirmuar snobizmin e tij ndaj zakoneve kolektive.Ne kohen e vjeter vertet degjonim kenget e huaja,pastaj dolem jashte dhe u ngopem me keto kenge dhe ja,iu rikthyem identitetit serish,se gjuha te dhemb,eshte gjuha e vendit tend.Tashme duam ate qe dikur refuzonim,dhe nuk na detyron kush ta duam,e duam se e ndjejme.Por shume e nderonin edhe kosovaret.Ja nje strofe e shkruar nga Ekrem Kryeziu e kenduar nga Naim Krasniqi;

Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale

Nga skena jehonte aj’ zá në fush’ e male

O Vaçe Zela k’saj toke të plaguar

Jetë i dhurove, e mbajte të zgjuar.

I vertet. I sinqert. Ka shume

I vertet. I sinqert. Ka shume klas Lubonja. Kur lexoj shkrime te tij ndjej nje kenaqesi te pamase. Ezaurues ne ate qe shkruan. Nuk le shteg per keqkuptime. Ai ka vetem nje udherrefyes: te verteten. Ndaj edhe kundershtohet nga shume, jemi rritur e edukuar me genjeshtra e duam apo jo e verteta emocionon, dritheron, ve ne levizje. Parazitet duan stabilitet. Kaq thjesht qe shkruan vetem ata qe s'duan nuk e kuptojne. Nuk mund te kete te mire per Enverin e te mire edhe per popullin. Ne shkrime te Lubonjes kerkoja me mendje pse nuk perdorte pak ironi, satire , qe edhe ashtu ishin te persosur. Tani ma dha kenaqesine. Talli, jane qesharake, fallco! Faleminderit Lubonja!

Pervers ! Lubonja

Pervers ! Lubonja perfundimisht ke nevoje per mjekim ! Nje urretje , cinizem , nihilizem e plot e plote vese te tjera psiko-mentale , kunder nje populli , vetem Sali Berisha ka demonstruar dhe forcat me te egra antishqiptare ! Une e kuptoj se ti urrejtjen me kete popull dhe me Vacet e ke sepse mbeshteten Enverin te cilin ti e urren sepse te morri RrolingStonsat , e leshonsat , mor katundar i mjere qe kerkon te na i shesesh per "modernizem" kete kompleks tendin te inferioritetit ! Nuk po diskutoj asnje germe te shkrimit tend se ta rris vleren ! Ti dhe shkrimet e tua kundermojne qe larg ashtu sic kundermonte ai ish-vendi prane Lidhjes se Shkrimtareve tek Rruga e Kavajes ! Nuk diskutova "kroin" tend te mendimit , sepse u morra me "burimin" e tij , pasi nga nje "burim" si ty dihet se cfare ujrash rrjedhin ! Hiqjuni nga qafa ketij populli qe e urreni kaq shume , sepse te kane genjyer se konjakut Skenderbeu , i hidhnin pak bajge lopesh qe te behej i shijshem ! Ky popull e ka vete shijen e mire dhe nuk ka nevoje .....!

Kjo puna e bajgave me konjak

Kjo puna e bajgave me konjak eshte shume e thelle. Te lumte Llesho!

Megjithate a ma shpiegon pak cfare ke dashur te thuash me bajgat, pastaj me konjakun e pastaj me kombon.....

Ky shkrim eshte tamam nje

Ky shkrim eshte tamam nje lajthitje mendore gjate nje nate e Lubonjes.

Ky po na mburret pse degjonte Beatles kur ishte i ri.

Psikopat. E mos harro qe ate artikull e ke shkruar me driten qe te vjen nga Fierza....veper e komunizmit

Add new comment