Arkiv-Lajme
Arvizu takohet me Idrizin; por ky takim krijon shumë diskutime e shqetësim në kampin opozitar
Ka krijuar shqetësim e diskutim në qarqet politike e mediatike një takim i ambasadorit amerikan Arvizu me drejtues të PDIU-së. Takimi është bërë në selinë e kësaj të fundit, dhe Idrizi ishte i shoqëruar nga tre deputetë të tjerë të vetët.
Ndahet nga jeta Skënder Sallaku: 79 vjet nga mundja, në cirk, në humor
Është ndarë nga jeta në zbardhje të ditës së sotme, e martë 11 shkurt 2014, në moshën 79-vjecare një prej ikonave të humorit, Skënder Sallaku. Ai vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë, dhe në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë më simpatikë të humorit. Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’. Në fakt Sallaku, nisi një karrierë sportive dhe u bë kampion kombëtar në mundjen klasike.
Në pritje të numrit të nesërm të Washington Post-it që do të jape prova të lidhjes Obama-Beyonce; Apo …?
Në këtë moment të publikimit të këtij lajmi po afron mesnata, por në SHBA, në Washington, është pasditja e ditës së hënë. Prandaj, amerikanëve do t’u duhet të presin edhe orë të tjera për të marrë vesh diçka lidhur me provat e hamendësuara të një krize në marrëdhëniet bashkëshortore të Presidentit Barack Obama. Për çfarë provash bëhet fjalë? Bëhet fjalë për prova që demonstrojnë se Obama ka ndërkohë një marrëdhënie jashtëmartesore me këngëtaren e famshme Beyonce.
Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi jep një intervistë “të hatashme” në KTV dhe akuzon policinë e vet se i sajon skandale
Ministri i Punëve të Brendshme të qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Puls” të drejtuar nga Mefail Bajqinovci në KTV, për të folur mbi skandalet që gëlojnë në këtë ministri, e për të cilat edhe deputetë të partisë së vet PDK i kanë bërë thirrje të japë dorëheqjen. Padyshim afera më pikante është ajo e pasaportave (në ndryshim nga afera shqiptare, kjo e Kosovës bëri shumë zhurmë), por edhe çështje të tjera morën një përgjigje nga Rexhepi. Shumica e përgjigjeve, ishin për të vënë duart në kokë.
A po ndërhyjnë deputetët e PD-së për pastrimin e dosjeve të tyre në ILDKP? PO, thonë socialistët, dhe mbyllin raportin për shkarkimin e Xhukës
“Kemi dyshime dhe informacion për ndryshimin e deklaratave të pasurive. Disa deklarata nuk janë arshivuar për të ndryshuar rrugës”. Këtë deklaratë e ka bërë pak ditë më parë deputeti socialist Armando Subashi, relatori i raportit për shkarkimin e kryetares së ILDKP-së Zana Xhuka.
Auron Tare në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Puna fillon me një staf bazë prej 30 vetësh
Agjencia Kombëtare të Bregdetit, një institucion i ri që mazhoranca e majtë e kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, tani ka edhe kreun e saj. Këshilli i Ministrave ka emëruar Auron Taren si kreun e AKB-së, ndërsa më herët qeveria kishte përcaktuar dhe kompetencat bazë të saj. Mësohet se fillimisht puna e kësaj agjencie do të nisë me një ekip-bërthamë prej afro 30 personash i cili do të jetë i shpërndarë në katër ose pesë rrethe të vendit. Nisma parashikon që kjo Agjenci të jetë organi kompetent për disiplinimin dhe menaxhimin e integruar të vijës bregdetare shqiptare.
Marion Mitro, sms me kërkesë për takim prefektit Dervishi pas arrestimit të Sinanajt
Marion Mitro, i arrestuar si porositësi i vendosjes së C4-ës me celular në automjetin tip “Peugeot” të Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i ka dërguar një sms të shkurtër Dervishit. Mitro i kërkon atij takim pikërisht ditën e arrestimit të killerit Julian Sinanaj, njofton shqiptarja.com. “Dua të të takoj” thoshte sms-ja që u dërgua vetëm pak orë pasi në media doli karta e identitetit të të arrestuarit si i dyshuar për vrasës me pagesë, ndërkohë që kompania celulare ka konfirmuar se numri nga i cili është dërguar sms-ja në celularin e Prefektit Dervishi, është në llogari të Marion Mitros.
Instat-i rivlerëson shifrën e papunësisë; dhe PS e PD kanë interpretime të ndryshme mbi këtë fakt
Instat-i (Instituti i Statistikave) ka publikuar disa të dhëna mbi papunësinë, dhe ka dhënë një shifër më të lartë se sa ajo që njihej përpara 23 qershorit. Instat-i thotë se, për shkak të disa metodave të reja të matjes, papunësia nuk 13 %, por 21%. Menjëherë është bërë e gjallë PD-ja, dhe i është mbajtur pretendimit se papunësia është rritur prej qeverisë ‘Rama’. Por deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi sot nga selia e PS-së, se “nuk kanë humbur vende pune gjatë këtyre katër muajve të qeverise së re; përkundrazi...”.
Irak, po filmonin videon e martirit kamikaz, shpërthimi aksidental vret 21 militantë islamikë
Ndodh edhe kështu: Militantët islamikë ishin duke filmuar një video propagandistike të personit që kishte zgjedhur të flijohej me automjetin e mbushur me eksplozivë, kur por shpërthimi i parakohshëm vrau 21 prej tyre. Agence France Presse njofton se sipas autoriteteve irakene shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit pranë qytetit të Samarës, prej kohësh një bastion i militantëve në Irak. Dhuna ndërfetare është përshkallëzuar në mënyrë të frikshme në vend.
Biznesmeni i gazit Brokaj denoncon ish-in e tatimeve, Spahia. Dhe thotë se i kanë kërcënuar familjen
Ilirjan Brokaj, biznesmeni i gazit që ishte i ftuar të enjten e kaluar në “Top Story” të Sokol Ballës ku foli për monopolet e gazit dhe përzierjen e politikës, ka dhënë sot një intervistë për “Shekullin”. Brokaj flet për kërcënimet e rënda që i janë bërë atij, deri edhe tek jeta e fëmijëve, për të dalë nga ky biznes. Pastaj ndalet në dy momente: Ai denoncon ish zyrtarin e lartë të tatimeve Gazmend Spahia, se i ka bllokuar qëllimisht ngarkesat me gaz për të përfituar “kupola e gazit” e lidhur me qeverinë.