Arkiv-Lajme

Shikuesit e lexuesit pëlqejnë gazetarinë partizane?

Postuar në 13 Shkurt, 2014 02:55

Televizionet po humbasin terren. Një artikull i revistës the Economist jep një diagramë, ku tregohet se si tre televizionet kryesore amerikane që janë të fokusuara te informacioni, dmth Fox News, CNN dhe MSNBC, kanë një rënie të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit. Ka rënie në mënyrë të veçantë CNN. Dy të tjerat, Fox News që është me orientim qartësisht të djathtë, dhe MSNBC që është me orientim qartësisht të majtë janë duke ecur më mirë.

Çështja “Sinanaj-Karçini”, biznesmeni i shënjestruar Bare: “Eleminimi im, rruga e vetme që Karçini të shpëtonte bzinesin e tij”

Postuar në 12 Shkurt, 2014 17:01

Biznesmeni Pirro Bare, i përfolur si viktimë e mundshme e të akuzuarit si varrës serial, Julian Sinanaj ka dhënë sot një intervistë për “Ora-Neës”. Bare ka sqaruar pozicionin e tij duke akuzuar direkt se ai është i bindur se biznesmeni tjetër, Ilir Karçini është porostitës i vrasjes së tij. Vrasje e cila ka mbetur në tentativë. Pasi ka shpjeguar ecurinë e investimit për ndërtimin e Porto-Romanos, Bare ka kaluar në çështjen e ditës, për të cilën ka theksuar se “diçka kam parandjerë”.

Shënim: Sa ishin në janar të ardhurat e thesarit të shtetit shqiptar?

Postuar në 12 Shkurt, 2014 15:43

Në lajmin kryesor të sotëm të televizionit Vizion Plus, u raportua se, në janar 2014, të ardhurat në thesarin e shtetit shqiptar ishin 1 miliard lekë (rreth 10 milion dollarë) më pak se parashikimi, ose 200 milion lekë (rreth 2 milion dollarë) më pak se në janarin e vitit 2013.

Me Lindjen apo me Perëndimin? Një dilemë që ende gjallon mes ballkanasve

Postuar në 12 Shkurt, 2014 15:07

Një opinion në një gazetë konservatore si “Kathimerini”, nga Alexis Papchleas nxjerr në pah një problem serioz siç është orientimit gjeopolitik i Greqisë. Sipas këtij autori, fati i Greqisë varet kryekëput nga Perëndimi, marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet kulturore. Megjithatë Papachleas sjell në vëmendje mendimet sipas të cilave Greqia mund të luajë dikur kartën ruse, ose Rusia  kartën greke, në rast se acarimi në Ukrainë mes Moskës dhe boshtit BE-SHBA thellohet.

Ulet paga minimale; nga 22 mijë shkon në 19 mijë

Postuar në 12 Shkurt, 2014 13:24

Me një vendim të vetin në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar uljen e pagës minimale në Shqipëri, duke e çuar atë nga 22 mijë lekë në 19 mijë lekë. Kjo sipas qeverisë “për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”. Efekti i vendimit nis në 1 janar 2014. Para disa ditësh FMN-ja kërkoi marrjen e kësaj mase, pasi sipas arsyetimit të fondit, tregu i punës në Shqipëri është shumë i ngurtë dhe ka kosto të larta.

Dyfishimi i sigurimit të detyrueshëm për makinat. Kreu i INSIG-ut Kalaja deklaroi: "Ka një çmim risku". Këshilli Mbikëqyrës merr vendim për ta shkarkuar

Postuar në 12 Shkurt, 2014 12:43

Deputeti Erjon Braçe ka ngritur në rrugë zyrtare shqetësimin e shumë qytetarëve për rritjen, ditën e djeshme, të sigurimit të detyrueshëm vjetor të makinës. Përmes një letre ai është drejtuar keu të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, në të cilën kërkon të dijë arsyet e dyfishimit në një ditë të vetme të çmimit nga të gjitha kompanitë që operojnë në treg.

PDIU një hap më afër shumicës?

Postuar në 12 Shkurt, 2014 11:30

Shumica parlamentare duket se ka gjetur një urë komunikimi me një pjesë të opozitës. Sot mediat raportuan një takim mes kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, Shpëtim Idrizi. Në përgjithësi është folur për një përpjekje që synon të funksionalizojë reformën territoriale, meqenëse Partia Demokratike ka shpallur bojkotin. Por duhet thënë se ky takim ka gjithsesi disa tregues. Kështu para pak  kohës Edi Rama zhvilloi nj takim edhe me kryetarin e Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi.

Shërbimet sekrete, PS-PD me “dorë në zemër” për kontrollin e tyre

Postuar në 12 Shkurt, 2014 10:27

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka organizuar sot një aktivitet mbi çështjen e agjencive të sigurisë. Në të kanë marrë pjesë edhe deputetët e komisionit Parlamentar të Sigurisë, Pirro Lutaj dhe Ardian Turku. Të dy këta të fundit kanë shprehur pikëpamjet e tyre për kontrollin e shërbimeve të sigurisë, duke nënvizuar se ky kontroll nuk duhet të cenojë punën e tyre.

Letra e KiE-së e hapur nga Bushati. Një përgjigje të ministrisë e përcjell ATSH-ja

Postuar në 12 Shkurt, 2014 09:27

Gazeta “Panorama” botonte sot një artikull ku flitej se një letër e dërguar nga KiE në adresë të Komisionit të Medias ishte hapur paraprakisht nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Një fakt që në të vërtetë përbën skandal. Por lidhur me këtë çështje ka bërë një ndërhyrje “sqaruese” një burim mediatik shtetëror si Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila ka publikuar atë që e quan “përgjigje sqaruese të Ministrisë së Jashtme”, e cila gjithsesi vjen e cituar me burime. “Burime nga MPJ konfirmuan sot për ATSH-në se letra ishte e hapur dhe publike.

Kodheli në Turqi: Bashkëpunim mes shërbimeve sekrete për shqiptarët që shkojnë në Siri

Postuar në 12 Shkurt, 2014 08:17

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndohet për një vizitë dy ditore në Turqi ku edhe është takuar me homologun e saj Ismet Yilmaz. Siç njofton zyra e shtypit e Ministrisë në takim është folur për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, për mundësitë e investimeve turke në bazat e Kuçovës dhe të pashalimanit. Kodheli e ka njohur Yilmaz edhe me përmbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës. Por duket se ministrja shqiptare ka konfirmuar përgatitjen e saj për vizitën teksa ka kaluar në propozime konkrete për palën turke.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme