Ulet paga minimale; nga 22 mijë shkon në 19 mijë

Postuar në 12 Shkurt, 2014 13:24

Me një vendim të vetin në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar uljen e pagës minimale në Shqipëri, duke e çuar atë nga 22 mijë lekë në 19 mijë lekë. Kjo sipas qeverisë “për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”. Efekti i vendimit nis në 1 janar 2014. Para disa ditësh FMN-ja kërkoi marrjen e kësaj mase, pasi sipas arsyetimit të fondit, tregu i punës në Shqipëri është shumë i ngurtë dhe ka kosto të larta. Për këtë arsye duhet ulur paga minimale, aq më tepër që një kategori si fasonët deklarojnë prej vitesh se me pagën minimale prej 22 mijë lekësh kostot për mbulimin e fondit të pagave shkon në 80%. Gjithsesi me këtë masë thjesht punëdhënësve u ulet marzhi i kontributeve për të punësuarit, ndonëse kjo mund të çojë në një rishikim edhe të pagave në këtë sektor. Ndërkohë qeveria ka rritur sigurimet për të vetëpunësuarit. Po kështu, një vendim i rëndësishëm është edhe kalimi i 25 mijë ha tokë në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, fond i cili do t’i merret pushtetit vendor.

Më shumë në: http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-keshillit-te-ministrave-miratuar-ne-mbledhjen-e-dates-12-shkurt-2014&page=1

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Nëqoftëse ky vendim bëhet për këto që thotë qeveria dhe 30lekshi që hiqet vete për sigurime dhe shëndetësinë më se e drejtë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.