Dyfishimi i sigurimit të detyrueshëm për makinat. Kreu i INSIG-ut Kalaja deklaroi: "Ka një çmim risku". Këshilli Mbikëqyrës merr vendim për ta shkarkuar

Deputeti Erjon Braçe ka ngritur në rrugë zyrtare shqetësimin e shumë qytetarëve për rritjen, ditën e djeshme, të sigurimit të detyrueshëm vjetor të makinës. Përmes një letre ai është drejtuar keu të Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, në të cilën kërkon të dijë arsyet e dyfishimit në një ditë të vetme të çmimit nga të gjitha kompanitë që operojnë në treg. “Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka ndjekur me shqetësim lajmin se brenda një dite të vetme të gjitha kompanitë e sigurimit kanë rritur tarifën minimale të pagesës së sigurimit te detyrueshëm TPL për makinat e zakonshme me 6 mijë lekë. Fakt akoma më shqetësues është se dhe kompania shtetërore INSIG është bëre pjesë e këtij veprimi të koordinuar i cili ka sjellë një rritje me rreth 43% të çmimit final. Për më tepër tarifa minimale e pagesës së sigurimit të detyrueshëm TPL është rritur me rreth 4 herë që nga muaji shkurt i vitit të kaluar”, shprehet Braçe. Kundrejt këtij shqetësimi, agjencia NOA, i ka marrë një prononcim kreut të INSIG-ut, Tomorr Kalaja, i cili ka dhënë këtë përgjigje: “Viti 2013 ishte vit i zi ku tarifat e sigurimit të automjeteve ranë në çmime qesharake. Të paguash 4 mijë lekë të reja edhe për makinat luksoze, kjo është e papranueshme. Në këto kushte, AMF që është autoritet mbikëqyrës kishte kohë që u bënte presion kompanive të rrisnin çmimin. Ka një çmim risku prej 14 mijë lekësh që nuk duhet shkelur”. Sipas tij duhet parë edhe përvoja ndërkombëtare, sikurse edhe fakti se INSIG-u si kompani që nuk subvencionohet nga shteti është e detyruar të përshtatet me çmimet e tregut. Më tej, akoma NOA, ka pyetur edhe kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, e cila kërkon angazhim të politikës në këtë drejtim. Nëse çmimi do të bëhet efektiv dhe do të kalojë pa regime, është e pritshme që numri i makinave që do t’i shmangen kontrollit teknik dhe pagesës së sigurimit të detyrueshëm duhet të rritet. Çdo gjë ka ndodhur këto dy ditë dhe nuk dihet si do të vijohet më tej. Por edhe sa vlerë kanë fjalët e z. Kalaja, kur sot Këshilli Mbikëqyrës i INSIG-ut ka marrë vendim për shkarkimin e tij.
s.z
Comments
Mire ja kane bere qe e kane
<p>Mire ja kane bere qe e kane shkarkuar. Ka bere marreveshje me privatet.</p><p>Le qe dukej qe ishte njeri i trashe. Mbante ne zyre, pas shpine, flamurin amerikan. Kushtetuta e ka te qarte. Zyrtaret mbajne ne zyre vetem flamurin shqiptar. Po amerikanet e mbajne ne zyre flamurin shqiptar? Perndryshe dikujt i teket te mbaje ne zyre flamurin serb ose rus. Kush e ndalon? Kushtetuta, pra. Ajo ndalon cdo lloj flamuri, pervec rasteve kur pret nje delegacion zyrtar te atij shteti.</p>
Mire ja kane bere qe e kane
<p>Mire ja kane bere qe e kane shkarkuar. Ka bere marreveshje me privatet.</p><p>Le qe dukej qe ishte njeri i trashe. Mbante ne zyre, pas shpine, flamurin amerikan. Kushtetuta e ka te qarte. Zyrtaret mbajne ne zyre vetem flamurin shqiptar. Po amerikanet e mbajne ne zyre flamurin shqiptar? Perndryshe dikujt i teket te mbaje ne zyre flamurin serb ose rus. Kush e ndalon? Kushtetuta, pra. Ajo ndalon cdo lloj flamuri, pervec rasteve kur pret nje delegacion zyrtar te atij shteti.</p>
Add new comment