Letra e KiE-së e hapur nga Bushati. Një përgjigje të ministrisë e përcjell ATSH-ja

Postuar në 12 Shkurt, 2014 09:27

Gazeta “Panorama” botonte sot një artikull ku flitej se një letër e dërguar nga KiE në adresë të Komisionit të Medias ishte hapur paraprakisht nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Një fakt që në të vërtetë përbën skandal. Por lidhur me këtë çështje ka bërë një ndërhyrje “sqaruese” një burim mediatik shtetëror si Agjencia Telegrafike Shqiptare, e cila ka publikuar atë që e quan “përgjigje sqaruese të Ministrisë së Jashtme”, e cila gjithsesi vjen e cituar me burime. “Burime nga MPJ konfirmuan sot për ATSH-në se letra ishte e hapur dhe publike. Gjithashtu, burimet theksojnë se kjo letër i është dërguar edhe MPJ-së nga KIE”, thuhet në shkrimin e shkurtër të ATSH-së. Në fakt vetë Ministria e Jashtme nuk ka dalë publikisht me një deklaratë të vetën për këtë çështje, çka e bën adresimin në ATSH, edhe ky në mënyrë jo zyrtare, jo bindës.

s.z

Comments

Submitted by Te largohet Zhi... (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Duhet te behet reforma e plote, por jo per interesa partiake.</p><p>Ilirjan Zhilla, me dosje nga fillimet e demokracise popullore, duhet te largohet nje sahat e me pare nga ATSH.</p><p>Ndryshe, ATSH do behet si ZP ose si RD, zedhenese partiake e qeverive te radhes...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.