Çështja “Sinanaj-Karçini”, biznesmeni i shënjestruar Bare: “Eleminimi im, rruga e vetme që Karçini të shpëtonte bzinesin e tij”

Biznesmeni Pirro Bare, i përfolur si viktimë e mundshme e të akuzuarit si varrës serial, Julian Sinanaj ka dhënë sot një intervistë për “Ora-Neës”. Bare ka sqaruar pozicionin e tij duke akuzuar direkt se ai është i bindur se biznesmeni tjetër, Ilir Karçini është porostitës i vrasjes së tij. Vrasje e cila ka mbetur në tentativë. Pasi ka shpjeguar ecurinë e investimit për ndërtimin e Porto-Romanos, Bare ka kaluar në çështjen e ditës, për të cilën ka theksuar se “diçka kam parandjerë”. “Vinin fjalë, deklarata që fliteshin në tavolina”, është shprehur Bare, i cili ka dhënë edhe disa hollësi me interes hetimor. Kështu, fotografia e tij, e cila i është gjetur vrasësit Sinanaj, nuk është bërë nga ky i fundit, por është vënë në dispozicion nga Karçini. E shkëptur nga një fotografi e vitit 2008 në Milano, ajo është prerë nga Karçini dhe sipas Bares i është dhënë Sinanajt. Arsyeja e të gjithë kësaj situate? Për biznesmenin në fjalë kjo lidhet me dështimin e Karçinit. Porto-Romano është pika e shkarkimit të importuesve të gazit dhe kjo duket se ka shkaktuar përplasjen. Me fjalët e Bares: “Eleminimi im ishte e vetmja mënyrë që Ilir Karçini të vazhdonte biznesin e tij dhe nga situata drastike me bankat”.
Më shumë në: http://www.oranews.tv/vendi/rrefimi-i-pirro-bares-ne-ora-news-ja-pse-donte-te-me-eleminonte-ilir-karcini/
s.z
Add new comment