Arkiv-Lajme

Universiteti i Prishtinës në paralizë të plotë, drejtuesi Nitaj akuzon politikën

Postuar në 10 Shkurt, 2014 06:39

Universiteti i Prishtinës është në gjendje kaosi. Pas rektorit dhe drejtuesve të tjerë, ka dhënë dorëheqje edhe kryetari i Këshillit Drejtues Muharrem Nitaj. Ai e ka arsyetuar dorëheqjen me pamundësi për të kryer detyrat në përputhje me kompetencat, ndërsa a vlerësuar se universiteti ndodhet në gjendjen më të keqe që nga viti 2000. Sipas Nitajt, “do të ishte katastrofike sikur rënia e Universitetit të Prishtinës, të shënonte fillimin e rënies së shtetit, prandaj studentët, profesorati dhe opinioni publik do të duhej të viheshin në mbrojtje të tij.

Pika e nxehtë e reformës administrative: Do të përfshihen në Tiranë Paskuqani, Farka, etj?

Postuar në 10 Shkurt, 2014 06:13

Sipas Shqipit të sotëm, një nga arsyet e rezistencës së opozitës për t’u ulur në një tryezë bisedimesh lidhur me reformën administrative ka të bëjë me riorganizimin e njësive të qeverisjes lokale në Tiranë. Demokratët duan që në Tiranë të përfshihen dhe disa komuna që tradicionalisht kanë votuar për ta, në mënyrë që të rrisin kështu numrin e votuesve në favor të tyre në kryeqytet, ku posti që diskutohet, ai i kryebashkiakut të Tiranës, ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është fjala për komunat që kanë kufij të përbashkët me bashkinë e Tiranës .

Çajnë me dhunë Kakavijën në të dy krahët, arrestohen pas dy ditësh

Postuar në 10 Shkurt, 2014 05:39

Dy ditë më parë, ata bënë spektakël në pikën kufitare të Kakavijës: Thyen traun e doganës greke, pastaj asaj shqiptare dhe u arratisën. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur sot se ka arrestuar tre personat që ndodheshin në makinë. Ata janë Xhelal Telo nga Saranda, Armand Alushaj dhe Saimir Kuçi nga Tirana. Gjatë arrestimit natën e mbrëmshme, policia ka sekuestruar edhe tre skafe, një gomone, tre automjete, dy motorrë skafesh, një valixhe ku brenda saj kishte një silenciator armë zjarri, një palë dylbi snajperi dhe një palë doreza.

Analiza në Durrës, Llalla kërkon që policia gjyqësore të jetë në vendngjarje

Postuar në 10 Shkurt, 2014 04:30

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka qenë i pranishëm në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit. Një nga pikat e dobëta të performancës së prokurorisë, sipas Llallës, është mungesa e oficerëve të Policisë Gjyqësore në vendin e ngjarjes me qëllim mbledhjen e provave dhe përshpejtimin e hetimeve ndaj keqbërësve. “Është e nevojshme që oficerët e Policisë Gjyqësore të jenë në vendin e ngjarjes kur ndodh diçka. Kjo është e domosdoshme për përshpejtimin e hetimeve’, ka theksuar Llalla.

Januzaj do të luajë për Anglinë?

Postuar në 10 Shkurt, 2014 03:39

Sipas gazetës kosovare Express, që i referohet tabloidit britanik Daily Mail, Adnan Januzaj e ka vendosur tanimë se fanelën e cilës kombëtare do të veshë. Ai ka refuzuar idenë që të luajë në kupën e botës me Belgjikën, dhe pasi ka reflektuar gjatë mbi ofertat që i kanë ardhur nga Shqipëria (që nuk luan në kupën e botës), e ka bërë mendjen top. Ai do të luajë për Anglinë, thotë Daily Mail.

Mesazh për Andon Mëhillajn, shpërthim në banesën e tij të zbrazur në Vlorë

Postuar në 10 Shkurt, 2014 02:58

Siç ke shtruar, ashtu do flesh. Ky duket se ka qenë mesazhi pas një shpërthimi të fuqishëm tritoli mbrëmjen në Vlorë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës e Andon Mëhillajt në lagjen "28 nëntori”, njëri nga ndërmjetësit e vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Nuk ka persona të lënduar, sepse banesë nuk kishte njeri. Sipas policisë, lënda plasëse mendohet të ketë qenë me fitil përcjellës dhe është hedhur në oborrin e banesës së Mëhillajt rreth orës 22:30.

Çështja e toponimeve, hë për hë Ministria e Jashtme ruan heshtjen

Postuar në 09 Shkurt, 2014 17:07

Problemi i toponimeve në pasaportat e qytetarëve shqiptarë që kanë vendlindjen në zona për të cilat Greqia ka bërë akreditim toponimik të ndryshëm nga ai që ka përzgjedhur shteti shqiptar mbetet ende pa zgjidhje. Kështu “Albanianscreen” ka intervistuar ndëihmëskomisionerin e Avokatit të Poopulli, Erdin Pirani, i cili ka deklaruar se end enuk ka një përgjigje nga Ministria e Jashtme mbi atë që po bëhet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Kodi” i korrupsionit, një shembull: 1 miliardë euro për energjinë dhe dritat ende ‘priten’...

Postuar në 09 Shkurt, 2014 14:50

Drejtësia sociale dhe qytetaria aktive, kanë qenë sot temë e një konferencë kombëtare e cila është organizuar nga “Caritas”. Në konferencë kanë marrë pjesë njerëz publikë, artistë, studiues dhe gazetarë, siç njofton “Zëri i Amerikës”. Qëllimi është i qartë: kundrejt situatës së mahisur të korrupsionit dhe padrejtësisë sociale që është ngulitur mirë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, një mënyrë për të kundërvepruar është aktivizimi i qytetarëve, atyre të njohur publikisht sidomos.

Berisha u përvishet deputetëve të vet për mefshtësi në luftën parlamentare: Po më lini vetëm!

Postuar në 09 Shkurt, 2014 11:40

Me tonin e plakut të shtëpisë që shqetësohet për mbarëvajtjen e familjes kur ai të mos jetë më, ish kryeministri Berisha u ka tërhequr veshin të vetëve, në mbledhjen e grupit parlamentar debatet e të cilit i ka zbardhur sot e përditshmja Panorama. Kryesisht Berisha e kishte me ish ministrat dhe deputetët me përvojë, të cilëve “nuk u falet” të mos dinë të bëjnë luftë parlamentare, dhe që për të tepër, “po më lini vetëm” që berisha të përballet kokë me kokë me “sharësit” e mazhorancës. Ja ankesa e Berishës: “Kjo është skemë konstante. Mund ta bëj vetëm unë, por kjo nuk shkon. Nuk shkon.

Basha sqaron (sërish) pozicionin e PD-së për reformën territoriale, me pak Ramiz brenda

Postuar në 09 Shkurt, 2014 09:26

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të dielën për një takim me gazetarët, gjatë të cilit sqaroi edhe një herë pozicionin e opozitës mbi çështjen e reformës territoriale, e cila sipas Bashës nuk mund të realizohet pa konsensusin me opozitën. “Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik dhe moral. Rivendosja  e konsesusit është parimi nga  i cili nuk mund të iket, dhe siç shtoi Basha, “këtë nuk e ka bërë As Ramiz Alia”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme