Analiza në Durrës, Llalla kërkon që policia gjyqësore të jetë në vendngjarje

Postuar në 10 Shkurt, 2014 04:30

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka qenë i pranishëm në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit. Një nga pikat e dobëta të performancës së prokurorisë, sipas Llallës, është mungesa e oficerëve të Policisë Gjyqësore në vendin e ngjarjes me qëllim mbledhjen e provave dhe përshpejtimin e hetimeve ndaj keqbërësve. “Është e nevojshme që oficerët e Policisë Gjyqësore të jenë në vendin e ngjarjes kur ndodh diçka. Kjo është e domosdoshme për përshpejtimin e hetimeve’, ka theksuar Llalla. Gjithashtu, Llalla ka nënvizuar edhe nevojën për bashkëpunim më të madh mes Policisë se Shtetit dhe asaj kufitare, dhe çdo institucioni ligjzbatues në vend. Ai ka patur vërejtje edhe për vendimmarrjet e Apelit, që në shumë raste ka rrëzuar vendimet e Shkallës së Parë.

a.k

Comments

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

<p>Dhe çfare ben z. Prokuror i Pergjithshem perballe kesaj situate? &nbsp;Ne vend qe te inspektoje dite per dite cdo prokurori rrethi, cdo hallke vendimarrje ne sektorin qe drejton, te monitoroje non-stop punen te cdo prokurori, tiu caktoje atyre objektiva e afate per realizimin e tyre dhe kerkim llogarie per cdo prokuror, ti mbaje ne tensión te gjithe vartesit e tij derisa ta bejne punen sic duhet e sic ua cakton ligji. ky rri e ben analiza, firmos marrveshje, jep direktiva, me nje fjale ben pune burokratesh e kolltukofagesh. Keshtu sic punon ky ska me marre asnje rezultat nga ato qe kerkohen prej institucionit te tij. Ne kete gjendje te rende te krimit ku ndodhet vendi Prokurorit te Pergjithshem nuk duhet t&acute;i dalin as 24 ore pune ne dite.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.