Januzaj do të luajë për Anglinë?

Sipas gazetës kosovare Express, që i referohet tabloidit britanik Daily Mail, Adnan Januzaj e ka vendosur tanimë se fanelën e cilës kombëtare do të veshë. Ai ka refuzuar idenë që të luajë në kupën e botës me Belgjikën, dhe pasi ka reflektuar gjatë mbi ofertat që i kanë ardhur nga Shqipëria (që nuk luan në kupën e botës), e ka bërë mendjen top. Ai do të luajë për Anglinë, thotë Daily Mail.
Ka kohë që fanela e kombëtares së Januzaj është bërë një çështje ndërkombëtare (nëse futeni e bëni search me emrin ‘januzaj’ në arkivat online të gazetave, do të zbuloni se është kjo çështje që lidhet më së shumti me këtë emër gjatë 3 muajve të fundit), dhe kjo ka ndodhur jo vetëm se janë katër a pesë kombëtare që e kërkojnë ta kenë, por edhe sepse interesi për të i ka kaluar kufijtë e vendeve që e pretendojnë.
Megjithatë, nuk pritet që Januzaj ta bëjë shpejt publik vendimin që ka marrë (sipas Daily Mail-it).
Re.Pu.
Add new comment