Basha sqaron (sërish) pozicionin e PD-së për reformën territoriale, me pak Ramiz brenda

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të dielën për një takim me gazetarët, gjatë të cilit sqaroi edhe një herë pozicionin e opozitës mbi çështjen e reformës territoriale, e cila sipas Bashës nuk mund të realizohet pa konsensusin me opozitën. “Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s’ka asnjë detyrim Kushtetues por detyrim politik dhe moral. Rivendosja e konsesusit është parimi nga i cili nuk mund të iket, dhe siç shtoi Basha, “këtë nuk e ka bërë As Ramiz Alia”. Bëhet fjalë për një reformë që do prekë thellë realitetin e qytetarëve shqiptarë, realitetin elektoral dhe decentralizimin”. Edhe pse mazhoranca ka ofruar bashkëkryetarin në komiisonin përkatës të kësaj reforme, si dhe numër të njëjtë anëtarësh, Basha deklaron se kushti i PD-së është rikthimi tek zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme, si konsensusi i 30 majit 2013 për ligjin e nëpunësit civil. Nga ana tjetër, ngritjen e komisionit hetimor për lëvizjet në policinë e shtetit Basha e cilësoi një detyrim kushtetues dhe jo konsensus mes mazhorancës dhe opozitës.
Lexoni më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/reforma-territoriale-basha-pa-konsensus-nuk-e-beri-as-ramiz-alia-171893.html
a.k
Comments
Çthotë ky Mo bishtë qeni i
<p>Çthotë ky Mo bishtë qeni i jepet e drejta të jetë i barabartë dhe pse është i mundur dhe hedhë vickëla kësaj i thonë dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë mjerë demokratët se kë kanë në krye</p>
Add new comment