Gjermania rikthehet si fuqia kryesore ndaj Rusisë
Gjermania po shkon drejt riarmatimit të plotë duke patur në fokus të sigurisë së saj kërcënimin nga Rusia. “Politico” referon sot dokumente të brendshme të qeverisë gjermane sipas të cilave për përgatitjen e sistemit të ri mbrojtës, do të duhet të alokohen 12 miliardë euro me synim dislokimin e raketave me rreze të gjatëm në gjendje që të godasin mijëra kilometra në brendësi të territorit rus.
Programi cilësohet si prioritet kryesor për Gjermaninë dhe NATO-n ndërkohë që qeveria gjermnane nuk ka pranuar të komentojë të dhënat e publikuara. “Politico” raporton konkretisht se për cilat sisteme bëhet fjalë përmes të cilave në kuadër të luftës në Ukrainë do të plotësohet hapësira e krijuar nga mungesa e raketave “Tomahawk”.

Add new comment