Maroku përsërit kërkesën për sovranitetin mbi Ceutën

Postuar në 22 Gusht, 2026 23:42

Incidentet e ndodhura në Ceuta kanë hapur një diskutim të papritur për sovranitetin mbi eksklavën spanjolle në Afrikë. Maroku ka kërkuar krijimin e një mekanizmi dialogu për të adresuar të ardhmen e Ceutës dhe Melilës, propozim që është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme e Spanjës 

Kërkesa e Marokut është përsëritur këtë javë nga ministri i Drejtësisë Abdellatif Ouahbi që ka mbrojtur të drejtat gjeografike dhe historike të vendit mbi dy qytetet autonome, në respekt të të cilave propozohet edhe dialogu për të ardhmen e tyre. 

Edhe pse qeveria spanjolle ka refuzuar kategorikisht diskutimin duke cilësuar se territori spanjoll është edhe i BE-së, Ouahbi ka këmbëngulur se dy qytetet duhet të jenë pjesë e raporteve me Spanjën. 

Pretendimet marokene datojnë që nga 1956.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.