Berisha u përvishet deputetëve të vet për mefshtësi në luftën parlamentare: Po më lini vetëm!

Me tonin e plakut të shtëpisë që shqetësohet për mbarëvajtjen e familjes kur ai të mos jetë më, ish kryeministri Berisha u ka tërhequr veshin të vetëve, në mbledhjen e grupit parlamentar debatet e të cilit i ka zbardhur sot e përditshmja Panorama. Kryesisht Berisha e kishte me ish ministrat dhe deputetët me përvojë, të cilëve “nuk u falet” të mos dinë të bëjnë luftë parlamentare, dhe që për të tepër, “po më lini vetëm” që berisha të përballet kokë me kokë me “sharësit” e mazhorancës. Ja ankesa e Berishës: “Kjo është skemë konstante. Mund ta bëj vetëm unë, por kjo nuk shkon. Nuk shkon. Po kur të mos jem unë, çfarë do të bëni ju? Nuk shkon, nuk shkon fare…”.
Siç mund të pritej, kësaj vërejtjeje të Berishës për mefshtësinë e të tijve, i është bashkuar dhe ish kryetarja e Kuvendit Topalli, që ishte e mendimit se “ne nuk mund të rrimë e të vështrojmë. Grupi duhet të lëvizë…”.
Më gjatë lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2014/02/09/grupi-i-pd-berisha-sulmon-ish-minitrat-debati-i-plote-sot-ne-panorama/
a.k
Add new comment