Çështja e toponimeve, hë për hë Ministria e Jashtme ruan heshtjen

Postuar në 09 Shkurt, 2014 17:07

Problemi i toponimeve në pasaportat e qytetarëve shqiptarë që kanë vendlindjen në zona për të cilat Greqia ka bërë akreditim toponimik të ndryshëm nga ai që ka përzgjedhur shteti shqiptar mbetet ende pa zgjidhje. Kështu “Albanianscreen” ka intervistuar ndëihmëskomisionerin e Avokatit të Poopulli, Erdin Pirani, i cili ka deklaruar se end enuk ka një përgjigje nga Ministria e Jashtme mbi atë që po bëhet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Madje Pirani ka nënvizuar se është pala shqiptare ajo që ka krijuar problemin, të cilin Athina zyrtare ia ka komunikuar zyrtarisht një vit më parë, e që sërish pala shqiptare e ka pranuar, por nuk ka bërë asgjë.  “Për problematikën e toponimeve që shfaqet herë pas herë në kufinjtë me Greqinë, por edhe në institucionet greke me dokumentat shqiptarë, shteti fqinj i ka dërguar edhe një notë verbale ministrisë tonë të jashme rreth një vit më parë. Nëpërmjet kësaj note, ndër të tjera bëhet e ditur se nuk do të pranohet asnjë dokument që nuk respekton emërtimet e standartizuara të qyteteve greke.  Shteti shqiptar nuk ka paraqitur asnjë rezervë ndaj këtij dokumenti.  Në dijeni tonë institucionale nuk është parashtuar asnjë pretendim ndaj kësaj note verbale, të parashtuar nga shteti grek por është ngritur një grup institucional për të bashkërenduar punën mes disa institucioneve kryesore, si ministria e punëve të jashtme, e brendshme dhe ajo e drejtësisë"-tha Pirani. Në këtë pikë dy janë çështjet që kërkojnë sqarim: Së pari çfarë do të bëhet? Dhe së dyti: pse qeveria e shkuar e nxiti këtë problem, zgjidhja e të cilit ka edhe kosto financiare? Zgjidhja që kërkohet nga qevria aktuale është për t’u theksuar se do arritur sa më parë, jo pse disa mijëra qytetarë shqiptarë u nxihet jeta radhëve nëpër dogana, por sepse kjo është parimore. “Zero probleme me fqinjët” është premtimi elektoral për atë që do të jetë politika jonë e jashtme.  Dhe nëse shkohet drejt zgjidhjes, qelepir e kanë edhe shqiptarët që kthehen në kufi.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.