Arkiv-Lajme

Nëntëdhjetë e shtatë përqind???

Postuar në 08 Shkurt, 2014 08:04

Në një e-mail të shpërndarë nga adresa zyrtare e Këshillit të Ministrave, rikthehet pretendimi se 97% e shqiptarëve përfitojnë nga “taksimi I ndershëm”. E-maili fillon me frazën: “Në këtë filim muaji, 97% e qytetarëve shqiptarë prekën përfitimin nga sistemi i ri fiskal, taksimi i ndershëm”. Ky pretendim ishte prominent në fillimet e prezantimit të paketës së re fiskale në nëntorin e kaluar, por u ndryshua pas një sërë sfidash që iu bënë në media dhe parlament. U kalua nga 97% e shqiptarëve, në 97% të të punësuarve.

Nishani flet si President

Postuar në 08 Shkurt, 2014 07:40

Shqipëria ka një sistem qeverisës parlamentar, por Presidenti i Republikës është një hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë por jo vetëm kaq. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Por për Bujar Nishanin është fare e parëndësishme që tre këshilltar të tij të përfshihen në politikë dhe të kontribuojnë për dy partitë kryesore në vend. Por kjo nuk përbën problem për të.“Nё asnjë rast nuk kam investiguar se, nё cilёn parti shkon njёri këshilltar, apo nё cilёn parti shkon këshilltari tjetër, apo çfarë afilacioni politik ka njёri apo tjetri.

Bushati thotë se nuk është korrekte të interpretojë homologun. Por, këtu bëhet fjalë për kufirin z. ministër!

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:48

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas përfundim të vizitës dyditore në Athinë ka folur për çështjen e diskutuara me zyrtarët e lartë grekë. “Pika e nxehtë” sigurisht që është çështja e kufirit detar. “Çështja e kufijve ujorë me Greqinë, është një nga elementet, por jo elementi i vetëm që duhet të adresohet së bashku me palën greke. Por cila është rruga, cilat janë procedurat?!

Kush iku nuk rikthehet më në punë?

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:36

Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Aktin Normativ për ligjin e Nëpunësit Civil ku theksohet se është miratuar në shkelje të parimeve kushtetuese, konkretisht parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.Por, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon Aktin Normativ, qeveria mbetet e vendosur për të realizuar amendimet e ligjit “Për Nëpunësin Civil”, duke hedhur poshtë pretendimet e PD-së se të gjithë të shkarkuarit nga administrata duhet të rikthen në postet e tyre.Një fakt të tillë e bëri publike ministrja e Inovacionit, Milena Harito.

3 milionë lekë për djegien e fletëve të votimit! Pse të mos përfitojmë duke shitur letrën për riciklim?

Postuar në 08 Shkurt, 2014 06:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të marrë vendimin për asgjësimin me anë të djegies të fletëve të votimit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013-të.

Fundjavë tragjike dhe komike!

Postuar në 08 Shkurt, 2014 04:20

E shtuna dhe diela duket se për shqiptarët nuk mund të jetë e patrazuar, ato mbushen nga aksidentet por dhe nga spektaklet e politikanëve që nuk kanë çfarë thonë. Ndërsa media turret të bëjë pjesën e saj duke turbulluar gjithçka.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Topojan në rrethin Kukës, një furgon udhëtarësh ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 6 persona, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur. Por mediet e Tiranës nuk shkojnë më tej. Vetëm kaq! Dhe spektakël tek Spitali Ushtarak, a thua po ndahen çmimet “Oskar”.

Ish kreu i FNSH-së: “Më 21 janar policët më thoshin, që ‘na jep urdhërin të reagojmë se dimë ne se ç’duhet të bëjmë’”

Postuar në 08 Shkurt, 2014 04:02

Ish-truproja i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Osman Levanaku, ka qenë për shtatë vjet me radhë shefi i FNSH-së (si dhe roje të tjerë të trupit të Berishës që janë graduar me poste). Ai është shkarkuar nga ministri i ri, Saimir Tahiri, dhe dje ka dhënë një intervistë për "Gazeta Shqiptare".

Ka nënvizime të tijat që ia vlen të veçohen:

- FNSH-në, ne e kemi gjetur në një gjendje katastrofë. Gjendja ishte skandaloze, kishte brenda të "fortë" dhe "jo të fortë" mes efektivave. Kam ndërhyrë menjëherë dhe u vu rregull ku secili kishte detyrën e tij të cilën duhej ta kryente.

BBC-ja u bën një interpretim të vetin protestave të studentëve të Prishtinës: Janë kundër papunësisë

Postuar në 08 Shkurt, 2014 03:40

Protestat e dhunshme në Prishtinë, që patën për pasojë shumë të lënduar, ishin të organizuara nga studentët, të cilët kanë ditë që kërkojnë dorëheqjen e Ibrahim Gashit, rektorit të universitetit. Por BBC-ja u ka bërë një lexim të vetin këtyre protestave. “Të rinjtë në thelb janë ngritur kundër papunësisë”, thuhet në raportimin që gazetarët e kësaj agjencie lajmesh i kanë bërë ngjarjes. Dhe këtë gjë e kanë arsyetuar me shifra të papunësisë. “Janë 45% e të rinjve të papunë, në një kohë që çdo vit në tregun e punës futen mbi 30 mijë vetë”, thuhet nga BBC.

Merkel dënon fyerjen e zyrtares së SHBA-ve ndaj BE-së

Postuar në 07 Shkurt, 2014 15:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel se fyerja e zyrtares amerikane për përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar krizën në Ukrainë është “totalisht e papranueshme”.Zëdhënësja e qeverisë gjermane, tha se Merkel mbështet plotësisht punën e bërë nga kreu i Politikës së Jashtme, Catherine Ashton.Vitoria Nuland ka kërkuar ndjesë mbi shfryrjen mbi rolin e BE-së në bisedën me ambasadorin amerikan në Kiev.

Kërkesa e parë për martesë homoseksualësh... në Kosovë

Postuar në 07 Shkurt, 2014 13:56

Një çift homoseksualësh ka drejtuar kërkesën e parë për kurorëzim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme