Nishani flet si President

Postuar në 08 Shkurt, 2014 07:40

Shqipëria ka një sistem qeverisës parlamentar, por Presidenti i Republikës është një hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë por jo vetëm kaq. Ai përfaqëson unitetin e popullit. Por për Bujar Nishanin është fare e parëndësishme që tre këshilltar të tij të përfshihen në politikë dhe të kontribuojnë për dy partitë kryesore në vend. Por kjo nuk përbën problem për të.“Nё asnjë rast nuk kam investiguar se, nё cilёn parti shkon njёri këshilltar, apo nё cilёn parti shkon këshilltari tjetër, apo çfarë afilacioni politik ka njёri apo tjetri. Pёr mua ёshtё shumё e rёndёsishme qё ata tё përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore gjatё kohës qё ushtrojnë kёtё detyrё dhe kёtё funksion”, është shprehur ai në një interivstë për “Zërin e Amerikës”.“Unё nё kontekstin e bashkёpunёtorёve tё mi kam përzgjedhur aftёsitё e tyre. Natyrisht, gjatё kohës qё ata ushtrojnë detyrёn e këshilltarit tё Presidentit tё Republikёs do tё respektojnë dhe duhet tё respektojnë gjithçka qё ligji u kërkon, por unё kurrë nuk kam ndërmend dhe nuk kam pёr t’u bёrё pjesё e investigimit apo ndërhyrjes nё jetёn dhe aktivitetin privat jashtë atij institucional tё kujtdo qoftё ajo. Unё kurrë nuk kam ndërmend tё shikoj nё cilёn seli partie shkon njёri këshilltar apo tjetri punonjës pas orarit tё punës.”Sigurisht që kjo është një përpjekje e Nishanit për të legjitimuar zgjedhjen e tij si Presidenti duke qenë se vjen nga radhët e Partisë Demokratike. Por nga ana tjetër është parë qartë, në këto vite që këshilltarët Nishanit nuk është se i kanë hy fort në punë: Aksioni i tij është thuajse zero.S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.