Arkiv-Lajme

Kur vjen puna tek deti, nuk fal asnjëri

Postuar në 07 Shkurt, 2014 05:07

Takimi i dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ka vijuar me një frymë gati “vëllazërore” deri në momentin kur u pyetën për çështjen e detit.Venizelos u përgjigjet se, synimi i Greqisë është të përmbyllë marrëveshjen e vitit 2009, marrëveshje të cilën Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar.“Kemi firmosur një marrëveshje dypalëshe për kufirin detar në vitin 2009, jo vetëm për Zonën Ekskluzive Ekonomike, por për territorin detar dhe kufirin.

Opozita "bojkoton" reformën territoriale

Postuar në 07 Shkurt, 2014 05:00

Ndonëse mazhoranca dhe opozita arritën të gjejnë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndryshimet në Policinë e Shtetit, ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për reformën territoriale. Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për këtë reformë, ka munguar opozita. Mazhoranca qeverisëse edhe pse e ka numrin e nevojshëm për të miratuar një reformë të tillë, praktikisht do ta ketë thuajse të pamundur të realizojë një reformë të tillë pa opozitën edhe pse kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë një gjë të tillë.“Mazhoranca e sotme edhe pse i ka votat

Si u raportua nga gazetat fraza “Fuck You” e diplomates amerikane Victoria Nuland

Postuar në 07 Shkurt, 2014 04:54

Në filmat e Hollywood-it, shprehja “Fuck You” (në versionin shqip më të butë do të përkthehej “ik pirdhu”) përdoret fare pa të keq. Sa për ilustrim, në filmin e fundit me protagonist Leonardo di Caprio-n, The Wolf of Wall Street, janë numëruar 506 shprehje që përmbajnë fjalën “fuck” (në shqip: q…).Mirëpo nuk vihet re e njëjta shkujdesje në mass-media. Kjo e fundit në SHBA është tradicionalisht me namuz. Po e ilustrojmë.

Berisha & Topalli kërkojnë opozitë radikale

Postuar në 07 Shkurt, 2014 04:43

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë për një linjë të ashpër opozitare. Berisha, gjithashtu i lodhur nga angazhimi i tepërt në sallën e Kuvendit, u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të jenë më aktivë.Gjatë seancës së djeshme që zgjati mbi 10 orë, PD kërkoi pushim për të mbledhur grupin parlamentar. Berisha me sa duket ishte lodhur. Por më shumë se kaq, ai po shkonte në mbledhjen e grupit demokrat me një pakënaqësi të shpërmatur.

DITA: Faksimile të Gjendjes Civile përgënjeshtrojnë Berishën & co.

Postuar në 07 Shkurt, 2014 03:57

Gazeta DITA ka botuar sot një faksimile të Gjendjes Civile, e cila përgënjeshtron pretendimin e deputetit Berisha dhe të tjerë deputetëve opozitarë, se gruaja e të pandehurit Ilir Karçini është vajza e tezes së Saimir Tahirit. Nga kqyrja e emrave të nënave, baballarëve e gjysheve në faksimile rezulton, se kjo lidhje e pretenduar nuk ekziston.

Respublica “provokon” pa dashje një polemikë të Vehbiut … mbi Kadarenë

Postuar në 07 Shkurt, 2014 02:21

Është bërë respublica.al sebep që publicisti Ardian Vehbiu të bëjë një nga polemikat e tij më me nerv. U bëmë sebep duke ia marrë një artikull nga blogu i tij Peizazhe të Fjalës, dhe artikulli i marrë prej nesh u fut më pas në karuselin e shtypit të Tiranës, duke marrë një audiencë, për të cilën Vehbiu nuk kish menduar se mund ta kish në këtë rast. Është fjala për shkrimin ‘Tradhëtia e besnikëve” (të plotë mund ta lexoni në linkun http://peizazhe.com/2014/01/01/tradhtia-e-besnikeve/).

Miratohet Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici. Po opozita do të japë konsensus për komisionin e reformës territoriale?

Postuar në 06 Shkurt, 2014 16:58

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen eKomisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Objekti i komisionit që do të përbëhet nga 15 anëtarë, do të jenë emërimet dhe shkarkimet në detyra funksionale në PSH gjatë periudhës shtator 2013-janar 2014. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e konsideroi këtë akt si shumë të rëndësishëm, duke njohur me këtë rast, atë që ai e quajti “reflektim të mazhorancës”.  “Ne diskutuam dhe ramë dakord për pak ndryshime në objektin e kërkesës.

Edhe Hashim Thaçi si Enver Hoxha? Nuk paska qenë ndër të parët

Postuar në 06 Shkurt, 2014 15:20

“Hashim Thaçi e Kadri Vesli nuk ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por u inkuadruan më vonë në të. “Nuk e di që kanë qenë në themelim të UÇK-së. Për të qenë më i qartë, nuk kanë qenë themelues”. Këto deklarata i ka bërë në emisionin “Rubikon” në KTV, Muajmet Kelmendi, një nga themeluesit e UÇK-së. Më tej akoma, Kelmendi ka kërkuar që fondi i 3%, që derdhej nga emigrantët për çështjen e Kosovës, të hetohet. D.m.th ku kanë shkuar këto para? Kjo deklaratë i shtohet si copëz e re hartës së gjerë të deklaratave të bëra këto kohë në Kosovë.

Frëngjishtja është gjuhë e rëndësishme? Ndoshta, por në SHBA e duan të tretën a të katërtën

Postuar në 06 Shkurt, 2014 13:54

E përditshmja amerikane New York Times ka publikuar lajmin, sipas të cilit në shkollat newyork-eze, pas gjuhës spanjolle e kineze, mësohet ajo franceze. Gjuha pra e Moliere-it, e Voltair-it, e Sartre-it, etj është në vend të tretë. Është skandaloze që frëngjishtja të jetë gjuhë e tretë në shkollat amerikane? Po, është skandaloze, por në kuptimin që ajo do duhej të ishte e katërta apo e pesta.

“Look Back”, Facebook ndihmon një amerikan të “rimarrë” kujtimet e djalit të vet

Postuar në 06 Shkurt, 2014 13:49

Facebook ka ndihmuar një qytetar amerikan që të krijojë një video me pamje të familjes dhe të djalit të tij që kishte vdekur në moshën 22 vjeçare, në vitin 2012. Kërkesa e John Berlin erdhi pasi Facebook aktivizoi për të gjithë përdoruesit e vet, opsionin Look Back, një kolazh prej një minute, ku rindërtohet me disa pamje historiku i profilit të gjithsecilit. Me këtë rast, Berlin publikoi kërkesën e vet në Youtube dhe Zuckenberg e ka marrë parasysh kërkesën. Berlin shprehej se ai vetë nuk kishte akses në profilin e Facebook të të birit ndaj edhe këtë mund ta bënte kompania.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme