Arkiv-Lajme
Kosovë, rritje e të sëmurëve nga kanceri si pasojë cilësisë së naftës
Gazeta “Zëri” në Kosovë identifikon sot nnjë problem jo të vogël në lidhje me naftën dhe mazutin që përdoren për automjetet, por edhe për ngrohjen. Sipas kësaj gazete përqindja e lartë e sulfurit po ndikon në shëndetin e njerëzve. “Zëri” flet për “naftë kancerogjene” dhe për ilustrim sjell shifrën pre 735 të diagnostikuarve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vetëm për vitin 2013.
Notë pozitive për Ballkanin Perëndimor nga SHBA. Moore: “Objektiv kryesor yni në rajon është integrimi i tij euroatlantik”
Pak ditë më parë, përfaqësues të së djathtës në Shqipëri i bënë jehonë fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry mbi situatën në Ballkan. Duke emfatizuar përcaktimet e tij si një lloj paralajmërimi për keqësimin e situatës. Në fakt sot, Zëri i Amerikës ka përcjellë një “këqyrje” më konkrete të situatës nga Departamenti i Shtetit , duke cituar një fjalë të mbajtur në Universitetin John Hopkins nga Drejtori i Marrëdhënieve për Evropën Qëndrore dhe Jugore, Jonathan Moore.
Gjykatë e posaçme evropiane për veprimet e UÇK-së?
Këto dy ditë, disa media po qarkullojnë një lajm sipas të cilit së shpejti do të krijohet një Gjykatë Ndërkombëtare e posaçme për shqyrtimin e akuzave për krime lufte nga ana e Ushtrisë Çlirimtrae të Kosovës. Nuk do të jetë Gjykata e Hagës, por një gjykatë më vete, e cila siç bëhet e ditur do të ketë si premisë raportin e Dick Marty-t, ku janë hedhur pretendime edhe për trafik organesh nga ana e disa prej drejtuesve të UÇK-së. Po kështu bëhet e ditur se drafti i statutit të kësaj gjykate është kosnultuar dhe përfunduar.
Raporti i Ministrisë së Transporteve: Për 2013-ën, 2075 aksidente me 295 të vdekur. Shkak kryesor: drejtuesit e automjeteve
Sot “Gazeta Shqiptare” ka publikuar pjesë të raportit të Sigurisë Rrugore, një dokument ky i lëshuar nga Ministria e Transporteve. Raporti jep disa shifra si p.sh në vitin 2013 janë të regjistruara 445 956 mjete, por nga të cilat vetëm 306 473 e kanë kryer procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj. Po brenda vitit 2013 numri i aksidenteve është 2075 me një bilanc prej 295 personash të mbetur të vdekur, 478 persona të mbetur të plagosur dhe 2025 të plagosur lehtë.
FMN-ja propozon që Shqipëria të ulë pagën minimale që sot është 22 mijë lekë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se papunësia e lartë në Ballkan rrezikon të cenojë kohezionin social të rajonit. Sipas përfaqësuesve të këtij organizmi, edhe Shqipëria paraqet probleme serioze. Kjo jo vetëm për papunësinë si të tillë, por edhe për vetë tregun e punës. Gazeta “Mapo” i ka lënë një vend të posaçëm kësaj teme, duke u ndalur sidomos te propozimi i FMN-së për të ulur pagën minimale në Shqipëri. Si arsyetim për këtë jepet nevoja për të bërë më elastik tregun, duke ulur kostot në të.
Tiranë, INUK nis përgatitjet për prishjen e një pallati tjetër
Një tjetër objekt, pallat 5 katësh pritet të prishet përmes shpërthimit nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Gazeta “Panorama” shkruan se tashmë është bërë instalimi i eksplozivit, pavarësisht se pronarët e objektit kundërshtojnë vendimin. Sipas tyre objekti është në proces legalizimi dhe nuk duhet prishur. Pallati gjendet në rrugën e Elbasanit, afër vilave gjermane. Ky është objekti i dytë që do të prishet në kryeqytet dhe në proces do të marrë pjesë edhe xhenio.
s.z
EULEX arreston djalin e Ibrahim Rugovës. Akuzohet për krim të organizuar
EULEX-i në Kosovë ka arrestuar pak më parë Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Arsye për këtë veprim bëhet e ditur se është akuza e ngritur për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. EULEX ka bërë kontrolle edhe në shtëpinë e I. Rugovës në Velani. Ndërkohë “Koha Ditore” citon faktin se urdhri i prokurorisë kërkon ndalim prej 48 orësh për Ukë Rugovën.
s.z
Ka objeksione për kandidaturën e Ndrecës si ambasador; dhe Ndreca përgjigjet
Deputeti Kastriot Islami, anëtar i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, ka patur një objeksion lidhur me kandidaturën e prezantuar për postin e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, Ardian Ndrecën. “I keni thënë Presidentit ‘ulok moral’”, citohet nga Tema online t’i ketë thënë ai Ndrecës në këtë komision (termi ‘ulok moral’ nuk duket shumë me kuptim, në fakt). Por Ndreca e ka hedhur poshtë si të pavërtetë këtë gjë. “Nuk e kam thënë një gjë të tillë në adresë të Presidentit”, i është drejtuar ai Islamit, i cili nuk ka dhënë provën mbi pretendimin e vet.
Limaj në RTK: Nuk kam asgjë kundër Thaçit, ndjek bindjen time. Komunikimi politik nuk bëhet me facebook
Deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, më herët figurë e dytë në parti pas Hashim Thaçit, e po ashtu në UÇK gjatë luftës, ka folur sot në emisionin “Debat” në RTK. Pritej me interes intervista e njeriut që është votuar më shumë në PDK, e që ka kaluar disa procese gjyqësore si për akuzat e krimeve të luftës, edhe për ato me sfond shpërdorimin e fondeve në ministrinë e Transportit.
Cili skenar i kanoset Shqipërisë: Skenari grek, ukrainas, apo skenari që e njohim të gjithë?
Sot, një nga përfaqësuesit më të lartë të Partisë Demokratike, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi doli në një deklaratë të posaçme për shtyp që si argument zyrtar kishte rrëzimin e kërkesës së kësaj partie për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në polici. Por duke e trajtuar këtë refuzim të mazhorancës jo si një lojë politike, të cilës të dyja forcat ia kanë marrë dorën prej 23 vitesh, por si një element që i shtohet spirales së krizës shqiptare. Sipas Halimit “është ndezur llamba e emergjencës për rrezikun që i kanoset shtetit ligjor dhe demokracisë tonë”.