Arkiv-Lajme
J.Malltezi shpjegon se nuk i duron gënjeshtrat, ndaj i çoi sms-në analistit Hoxha
Episodi i ekspozimit të sms-ve “vip” të analistëve në emisionin e Fevziut të enjten e kaluar, kanë marrë një shpjegim tek GSH nga njëri prej dërguesve, dhëndrri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Arsyeja që e shtyu Malltezin të dërgonte sms është se ky ka qëlluar “i ndjeshëm sa herë që nuk thuhen të vërteta në ekranet tona”, ndaj dhe nuk ndihet aspak i shqetësuar nga dekonspirimi që i bënë mesazhit të tij në “Opinion”. Madje ai thotë për “GSH” se do të çojë sërish sms, pasi ato i japin kënaqësi.
Rama në Itali me ‘ofertat’ e Berishës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vizitën dyditore në Itali ka tërhequr vëmendje me “ofertën” e paraqitur para investitorëve italiane.
Së pari Rama u ofroi atyre mundësi për të marrë me qira kapanone apo reparte ushtarake me kosto 1 euro. Kjo ka qenë edhe oferta e famshme e Berishës: “Shqipëria 1 euro”.
Përveç kësaj, Rama gjatë paraqitjes së favoreve që ofron vendi ynë përmendi edhe krahasimin mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, gjë të cilën Berisha e bënte shpeshherë.
Hoxha: S’më thotë vetëm Berisha 'bravo'. Zheji: SMS-ja nuk ishte e Nanos
“Gazeta Shqiptare” u ka marrë një intervistë analistëve Artan Hoxha dhe Artur Zheji mbi çështjen e “SMS-se” gjatë emisionit “Opinion”. Hoxha pranon se ka marrë mesazhe në telefon nga Berisha dhe dhëndri i këtij të fundit, dhe thotë se “bravo” nuk i thotë vetëm ish-kryeministri. Ndërsa Zheji nuk e pranon që SMS-ja i është dërguar nga Nano, por flet për hacker-a.
INTERVISTA ARTAN HOXHA
Z. Hoxha, a ju erdhi keq që kamera e televizionit “Klan” publikoi mesazhet në celularin tuaj?
Jo, s’më erdhi fare keq, s’ka pse të më vijë keq.
Doda i del në mbrojtje Topallit
Deputetet Mesila Doda dhe Jozefina Topalli nuk njihen për ndonjë marrëdhënie të afërt. Madje mes tyre ka pasur edhe “fërkime”. Por Doda i ka dalë në mbrojtje asaj kur vjen puna për sulme nga “jashtë”. Gjithsesi nga mesazhi duket se është një mbrojtje e “thatë”.“Mësuam nga mediat një deklaratë që deputeti Mark Frroku ka shpërndarë, ku nënvizohet një mesazh me tone fyese për kolegen time znj. Jozefina Topalli. Në një sistem demokratik, në një demokraci parlamentare funksionale, një deputet nuk mundet kurrsesi t’i drejtohet me fjalor fyes e ofendues një kolegeje deputete.
Patentat, tani vizitë dhe te psikologu
Qeveria ka hartuar një plan me 53 masa për çështjen e sigurisë rrugore.
Rama “mund” Berishën edhe në Facebook
Nëse do të krahasoni ndjekësit e Sali Berishës dhe të Edi Ramës në Facebook, të gjithë do të dilnin në përfundimin se ish-kryeministri ndiqet nga një numër më i madh njerëzish.Por nëse i referohemi faqes “SocialBankers” që analizon të dhënat për faqet në Facebook, Rama ka më shumë ndjekës nga Shqipëria, ndërsa Berisha ka pëlqime kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia.
Rama nuk harron Gjinushin dhe Milon
Kreu i mazhorancës, Edi Rama pritet që të emëroje si zv.ministra dy aleatët e hershëm të tij, Skënder Gjinushin dhe Paskal Milon. Për zbatimin e marrëveshjes paszgjedhore, do të ketë një takim javën e ardhshme.Ende janë tri ministri pa zv.ministër të dytë dhe këto poste besohet se do u kalojnë aleatëve të vegjël të Partisë Socialiste, raporton gazeta “Panorama”. Ato janë zv.ministër i Ekonomisë, zv.ministër i Mbrojtjes dhe zv.ministër i Kulturës.Kreut të PDS-së, Paskal Milo pak ditë më parë iu ofrua edhe një post ambasadori, por që u refuzua nga Milo.
Kerry: Vërejmë prirje shqetësuese të shumë vendeve të Ballkanit
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në Konferencën e Sigurisë në Munih përveç situatës në Ukrainë ka folur dhe për problemet e Ballkanit me korrupsionin. Fjala e Kerry-t në fakt ka qenë shumë e drejtpërdrejtë, duke akuzuar për “shtypje të aspiratave të qytetarëve” si dhe për korrupsion në të gjitha hallkat e shtetit. “Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan.
Agimi i Artë në prag të shpalljes 'parti e paligjshme', neonazistët gjejnë zgjidhjen
Shtetit grek është shumë pak hapa larg konsiderimit si të paligjshme të partisë neonaziste Agimi i Artë. Në një manifestim për incidentin e ndodhur mes Greqisë dhe Turqisë në vitin 1996 për ishullin Imia, deputeti neonazist, Elias Kasidhiaris tha se zgjidhja është gjetur në rast se do të ketë një vendim të tillë. Masa për shpalljen e paligjshme të partisë Agimi i Artë mund të vijë pas vërtetimit të akuzave se drejtues të saj janë përfshirë në organizata kriminale. Deri tani janë arrestuar 6 deputetë të kësaj partie. S.S
Ndërtimet pa leje kanë “mbytur” dhe zonat e mbrojtura
Në të gjithë vendin janë konstatuar rreth 500 objekte pa leje të ngritura në zonat e mbrojtura të cilat priten që të shemben nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.