Arkiv-Lajme

Fatos Nano braktis Vjenën, ndërton vilë luksoze në Petrelë

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:44

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano duket se tashmë ka vendosur të rikthehet për të jetuar në Tiranë, pas disa vitesh në Vjenë. Prej katër muajsh, Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana janë kthyer në Tiranë, duke nisur një jetë të re në vilën e tyre të sapo përfunduar në mjediset e një kompleksi luksoz që ndodhet në juglindje të kryeqytetit, në zonën e Petrelës, raporton gazeta “Panorama”. Çifti i njohur, tashmë jashtë jetës publike për shkak të daljes së Nanos nga jeta politike aktive, sapo janë sistemuar ndërsa po shijojnë javët e para të rezidencës së tyre gjithë klas, e cila ndodhet

“Banda e tritolit”, ka edhe një killer i dytë në grup, por ka edhe një kupolë të mirëorganizuar ende të pazbuluar, shkruan Dita

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:41

Grupi i tritolit dyshohet se ka pasur edhe një killer të dytë, i të njëjtit kalibër si i penduari Julian Sinanaj. Shefat e kupolës së organizatës, i përdornin ekzekutorët për të realizuar punët e tyre të “interesit” dhe kur diçka nuk shkonte, i përdornin kundër njëri-tjetrit killerat për të zgjidhur problemet, por edhe për të fshirë gjurmët.

Meta tek “Zonë e Lirë”, Çili e shesh Kryeministër, Çani President

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:33

Ilir Meta, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani. Pjesë e panelit të të ftuarve ishte dhe Henri Çili, që e sheh Metën si Kryeministër “shumë shpejt”, ndërsa Çani parashikon që Meta në vitin 2017 zgjidhet President. Ndërsa vetëm Meta me buzëqeshje tha se ndihej mirë si Kryetar i Kuvendit. S.S

 

Intervista e plotë

 

Arian Çani – Ftoj në studio Ilir Metën.

Militantët në diplomaci kanë bërë kërdinë

Postuar në 01 Shkurt, 2014 04:20

Vajza e Ali Spahisë (ish-deputetit të PD-së), Nausika Spahia, ish-Konsulle e përgjithshme në Milano është kallëzuar penalist nga Ministria e Jashtme për abuzime financiare. Spahia akuzohet se është ‘autorja’ e vendosjes së një numri të llojit "0 900" për ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët e Italisë. Në mars të vitit 2012, Nausika Spahia në cilësinë e Konsulles së Përgjithshme në Milano, ka nënshkruar një kontratë me një subjekti tregtar, ndërkohë që nuk kishte tagër dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente për një marrëveshje të tillë. Me pak fjalë kjo do të t

Zjarr në burgun e Rrogozhinës, 20 të lënduar. Përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm, shkak, pakujdesia e një të burgosuri me cigare

Postuar në 01 Shkurt, 2014 03:47

Një zjarr ka përfshirë mbrëmë (31.01.2014) ambientet e Burgut të Rrogozhinës. Drejtues të burgut mohojnë që rënia e zjarrit të ketë lidhje me ndonjë përpjekje të të burgosurve për të shpërqendruar gardianët dhe për të realizuar një arratisje. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga qelitë e njërës prej godinave dykatëshe, ku ndodhen të dënuarit.

Kallëzim penal ndaj konsulles tonë në Milano për abuzime finaciare në kurriz të emigrantëve

Postuar në 31 Janar, 2014 13:52

Ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia. Shkak për këtë janë bërë abuzimet e mëdha financiare me lidhjen e një kontrate të paligjshme telefonike, në kurriz të emigrantëve, duke u ofruar atyre shërbime konsullore me pagesë, që në fakt duhet të ishin falas.  Sipas informacioneve emigrantët shqiptarë në Milano, kanë paguar një shërbim të paligjshmëm telefonik, me të cilin ish-konsullja kishte lidhur një kontratë të paligjshme me subjekt tregtar në Itali, "Inter Call conacet center sh.p.k.".

Kosovë: Miratohet ligji për zhurmat, ulje zëri për ezanin në xhami dhe kambanat në kisha

Postuar në 31 Janar, 2014 13:48

Edhe pse ka pasur kundërshtime nga komuniteti fetar mysliman, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një ligj për ndotjen akustike, në të cilin përmendet dhe zhumra që vjen nga xhamitë nga ezani, thirrja që bëhet në xhami 5 herë në ditë për faljen e namazit. Ky ligj përveç votave të mazhorancës ka marrë dhe votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pothuajse gjithmonë në Parlament voton kundër ligjeve të qeverisë.

Familjarët: Shqiptarët për në Siri i rekruton dhe i nis një xhami në Tiranë!

Postuar në 31 Janar, 2014 12:47

Familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Leshnicë i Pogradecit, luftëtar në Siri, hedhin dyshime se ai dhe te tjerë të rinj nga Pogradeci janë mashtruar në emër të fesë në një Xhami në kryeqytet dhe më pas janë dërguar në Siri ku dhe luftojnë, krah rebelëve, njofton në një lajm të zgjeruar Balkanweb.

Selia blu denoncon deputetin Mark Frroku: I ka dërguar mesazh kanosës Topallit

Postuar në 31 Janar, 2014 12:35

Pas fjalës që ka mbajtur në Parlament, zonja Topalli ka marrë nga deputeti Frroku një mesazh kanosës. “Partia Demokratike e konsideron kërcënimin ndaj zonjës Topalli, si një shfaqje të asaj çka vetë zonja Topalli dhe Partia Demokratike denoncojnë prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal.

Rama takim me investitorët e huaj në Milano. I rikthehet nismës së Berishës “Shqipëria 1 euro”

Postuar në 31 Janar, 2014 09:59

“Shqipëria 1 euro”, ka qenë një nismë për nxitjen e investimeve të huaja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare, nismë që u luftua dhe u përqesh nga Partia Socialiste dhe që për fat të keq, mbeti vetëm një dëshirë. Por tani që socialistët dhe veçanërisht kreu i tyre, Rama, janë në pushtet, duket se i janë kthyer përsëri kësaj nisme. Agjencia Telegrafike Shqiptare citoi zotin Rama të ketë thënë se Shqipëria është gati të mirëpresë sipërmarrjet italiane duke u dhënë me qira të përjetshme hapësira me vlerë një euro.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme