Rama takim me investitorët e huaj në Milano. I rikthehet nismës së Berishës “Shqipëria 1 euro”

Postuar në 31 Janar, 2014 09:59

“Shqipëria 1 euro”, ka qenë një nismë për nxitjen e investimeve të huaja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij 8-vjeçare, nismë që u luftua dhe u përqesh nga Partia Socialiste dhe që për fat të keq, mbeti vetëm një dëshirë. Por tani që socialistët dhe veçanërisht kreu i tyre, Rama, janë në pushtet, duket se i janë kthyer përsëri kësaj nisme. Agjencia Telegrafike Shqiptare citoi zotin Rama të ketë thënë se Shqipëria është gati të mirëpresë sipërmarrjet italiane duke u dhënë me qira të përjetshme hapësira me vlerë një euro. “Jemi gati të mirëpresim sipërmarrësit duke u vënë në dispozicion struktura ekzistuese si kapanone apo baza ushtarake, me qira një euro pavarësisht nga metrat katrorë me kontrata të përjetshme”-tha kryeministri.

Kryeministri po qëndron në qytetin e madh industrial të Italisë së veriut, Milano për takime me sipërmarrës në filialin italian të kompanisë gjermane “Bosch”. Kjo është etapa e tretë  e kryeministrit në “turin e tij italian me qëllim thithjen e investimeve”.

Zh.

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

“Jemi gati të mirëpresim sipërmarrësit duke u vënë në dispozicion struktura ekzistuese si kapanone apo baza ushtarake, me qira një euro pavarësisht nga metrat katrorë me kontrata të përjetshme”-tha kryeministri.

Zoti Krye-Minister,

Shpresojme te jete lajthitje perkthimi nga mendja juaj ne italisht, me pas e sjelle ne Shqip. Kjo gafe dy-dimensionale - tu jepnit hapesiren ajrore shkonte 3D - me ''pavaresisht e perjetesisht'' eshte ne dem te Shqiperise  (nese nuk tregon diletantizem delirant, ne shprehi e koncepte.)

* Pavaresisht nga madhesia - eshte  bombastike ne nje vend me 28.000 Km2. Etiopia ka dhene 2.000.000 hektare, ne jo! Sigurisht do jepen me "nje fare varesie'' e kufizime te qarta, se vjen tjetri e t'merr ''prime real estate'' per 1-Euro.

* Perjetesisht - jemi ne territor skandali. Tagri juaj 4 vjecar nuk perfshin te drejten te shperndani Tapite e Territorit te Republikes, per 1 e as 1milion Euro! Marreveshjet e biznesit...jane thjesht Biznes.

Ndoshta keni kerkuan per kete shprehje: "do ofrojme lehtesira te medha se jemi te uritur per bizness, besim dhe vende pune; nen kete efekt jemi gati te ndihmojme cdo investues qe vjen ne Shqiperi me letesira doganore e ne taksim. Jepen sasi toke me 1 euro metri katror; ne varesi te punesimit, investimit e projekteve afatgjata te kompanive; kontrata nga 5-10 apo me shume vjet." ... dhe i rate shkurt. Shkurt e Gabim.

Quhen ''lease'' e ti nuk mund te japesh ''forever-lease" ne emer te Shqiperise, a varferise imediate, a fames politike.

Zr. Rama, nese te marrin ne fjale te drejte reperkusionet do jene te tilla qe do na demtojne shume

* ''Perjetesisht" Shqiperia nuk do jete e tille. Jemi vend mesdhetar e akoma jo ne destinacionet e para turistike, por kemi shume te afrojme. Sot ne Malte nje flat me pamje nga deti ben £80-£180.000, e ndoshta £390-£500.000  ne 25 vjet, ne Shqiperi nga £20-£40.000 do shkojne £120-£300.000 Perjetesisht, na duhet toka-per-vete.

* Kemi 1.000.000 +, emigrante neper bote. Shume cifte sa jeta kalon bejne plane te kthehen pergjithmone ne vendin e tyre, a te marrin shtepi per muaj te tere, shtepi te dyta. Do i cojne cmimet ne stratosfere 20-30-40 vjet me pas!

* Disa nga femijet tane, nga martesa/pune a te tjera arsye mund te vijne e te jetoje atje. Cmimet/kerkesat per toke do rriten akoma.

* Do vijne te huaj per klimen qe kemi. Spanja e Franca kane 2.5 -4.oo0.000 Britanike ne moshe pensioni a diku afer, residente pergjate vite a me shtepi te dyta. Territori eshte ''finite'' si komoditet, do na vije rradha dhe ne. Britanike, Gjermane, Ruse, Amerikane etj, do vijne nje tek ''Shqiperia qe s'do jete me as a Juaja e as 1 Euro!"

Keto do i rrisin cmimet detyrimisht, niveli i jeteses se bashku me Shqiptaret e shkolluar aty e jashte, inflacionin e kohen; do ngrihet ne menyre drastike. Si jepet toka-e-objektet Perjete? Ku ti  gjejme ne neser?

Principet e Ligjeve Kontraktuale Europiane jane te qarta, ka shkalle ne ate qe do te besh. Nese jep ''forever contract'' ka stipulime te qarta e Perjtesisht nuk ekziston ne praktike. Qofte dhe Ligji Italian ne ''kontrata te perjetshme" - kur s'ke dhene asnje provizion/klauzole- e trajton kete si 30-vjecare.

Pra s'ka ''forver'' por ju vec kaloni ne hiperbola. Kjo sjell dhe pasoja te tjera.

* Nje kompani qe merr dicka me 1-Euro metri perjete, e konsideron kete si ''company asset'' Kjo do te thote perjete - e Imja.

* Nese kjo kompani falimenton, administratoret e saj kane te drejte ta ri-shesin kete aset si burim-shfrytezimi me cmimet aktuale te tregut kete kontrate, per te ri-paguar borxhet tek kreditoret. S'ja merr dot me.

* Do inkurajohen kompani fantazme, hapin pak vende formalish per te marre ''pavaresisht e perjetesisht'' thela te majme, e ti ri-japin me qira [qofte ne emrin e tyre] tek pale te treta.

* Do vijne agente/e/seksere, te cilet do reklamonje tek kompani te tjera, "asht e xanme" e do ri-shesin prape  ate qe eshte e jona. Ka plot ''Soros spekulatore'' ne tregun e ''real estate'' qe po ti hodhen tentakulat te thithin gjakun ''perjete'' . Mos u lodh te mendosh fare, anen ligjore ta kopsitin si te duash ti.

Z. Rama, mendojeni kete dhe nje here.

Fjala e Kr/M Shqiptar eshte kontrate gojore, si e cdo qytetari por me pasoja per nje vend te tere.

Ka specifika ne cdo kontrate dhe ato jane te qarta, qofte dhe per tipin ''inderteminate future''ose  rental agrements, land-leases, tenancy for years, tenancy at will, periodic ones etc. Ku perfshihen detaje kohore dhe shkaqet qe sjellin ne prishjen e kontrates; qira-marresi duhet te specifikoje qellimin (ne rastin tuaj ti shihet plani i biznesit) dhe eshte pergjegjes per Siguracionet. Ne Britani mund te vesh cdo afat kohor 2-15 apo 25 vjet, deri ne 99.

Kur shkon ne ''perjetsisht'' (999-vjet) athere eshte TOKA E BABES.

Mund te besh c'te duash me te pastaj.

Me respekt,

Qytetar Shqiptar.

p/s/ Jeni aty per te qeverisur shtetin me nje kontrate 4 vjecare, easnje dite me shume! Pa te drejte ndryshimi kufinjsh, te beni histori a te jepni pronen tone tek te tjere perjetesisht. Ndaj asnje lloj cmimi.

Submitted by Albi (not verified) on

Mooooos, plasi ne0-liberalizmi sheshit :(

Shpejt cunat e Organizates Politike (pa Radikalet e Majte kete here, se i kemi inat ata) ta bejne nje proteste. Pupupu cna gjeti, ne thame se e hodhem poshte kete dreq neoliberalizmi me 23 qershor :P

Submitted by Vaska (not verified) on

Radikalet e majte preferojne te shesin kryeminisrin vete.

Me gjithe kostumet Brioni dhe dhembet e reja pazarin e ka te larte km, e me kete rast mbulojme edhe ndonje vrime buxhetore. Me kete rast i bejme edhe km sevap se boll i doli boja.

Submitted by Gjon (not verified) on

Mos te lodhet kot Rama duke imituar Salen ( si artist e si piktor i mungon edhe fantazia) sepse ka nje dyndje te sipermarresve italiane drejt Austrise dhe Zvicres per kushtet e volitshme fiskale dhe territoriale qeu ofrohen atje. Shqiperia perveç ofertes "1 Euro" ofron veç shkalle te larte te korrupsionit, kriminalitet dhe sistem drejtesie te kalbur dhe  dihet mire se keto jane armiqte nr1 per kedo qe kerkon qe te zhvilloje biznes ne Shqiperi.

Submitted by RP (not verified) on

Thirreni te kthehet shpejt,sa pa u premtuar akoma fshatra pa lek fare.bobo,po shikoj chaptcha ketu poshte,sikur te jem ne kontroll tek okulisti

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.