Anti-kristianizmi i Izraelit

Postuar në 22 Gusht, 2026 14:15

Një vit pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael nisi të bëhej i dukshëm një fenomen i ri, por me rrënjë të vjetra: sulmi ndaj kristianëve të të gjitha llojeve, kishave dhe pronave të tyre. Për dikë që nuk e njeh mirë raportin ndërkonfensional të këtij shteti, kjo seri sulmesh ngjan e çuditshme nisur nga fakti se veshët e opinionit publik janë mësuar të dëgjojnë se Izraeli ka një konflikt me arabët. Por siç ndodh me Lindjen e Mesme, nuk ka asnjëherë gjëra të thjeshta. Vetëm në vitin 2025 pati 155 incidente dhe deri në këtë moment, për vitin 2026 kanë ndodhur 107 incidente.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, avokati Daniel Seidemann, shpjegon bazën e këtyre incidenteve që po kalojnë nën miratimin e qeverisë së Beniamin Netanyahut në kuadër të një projekti 300 milionë dollarësh që synon pastrimin e Qytetit të Vjetër. Seidemann thotë se sulmet origjinojnë nga dy burime”: rinia ultranacionalist që përçojnë frymën e kolonëve në Bregun Perëndimor dhe ultra-ortodoksët hebrenj.

Është interesante se incidentet janë të përqendruara gjeografikisht në zonën mes Portës Xhafa në Qytetin e Vjetër dhe Lagjes Hebreje, duke kaluar nga Lagja Armene dhe Porta e Shën Stefanit në drejtim të Rrugës Doloroza si dhe në zonat jashtë Qytetit të Vjetër

thotë Seidemann.

Armenët sulmohen sipas tij sepse aty kalojnë ekstremistët, por ata sulmohen edhe nga studentë të akademive talmudike. Kemi këtu një përputhje mes nacinalistëve dhe ekstremizmit fetar. Kjo është edhe baza elektorale e koalicionit që qeveris sot Izraelin që e ka humbur tanimë trenin e demokracisë. Qeveria izraelit për herë të parë ka sekuestruar prona të kishave Kristiane, shenjë kjo që për Netanyahun tani, kristianët janë jo më aksionerë në stabilitetin e shtetit, por pakicë e toleruar prej shtetit të Izraelit.

Aq toksike dhe e pamundur është bërë jetesa, saqë në Jeruzalem mund të flitet për një lloj libanizimi. 12 mijë kristianë kanë mbetur në Jeruzalemin Lindor dhe opsionet e tyre për martesë janë të pakta edhe për shkak se kristianët nga Bregu Perëndimor nuk u lejohet të vizitojnë Jeruzalemin. Seidemann thotë se shumë prej tyre lëvizin jashtë vendit.

Ka më shumë kristianë të Jeurzalemit Lindor në Çikago sesa në Jeruzalemin Lindor

shprehet ai.

Situatën e rëndon edhe qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktori kryesor që garanton Izraelin në rajonin e Lindjes së Mesme. Ambasadori amerikan Mike Huckabee, një besimtar i deklaruar Kristian ka mbrojtur qeverinë izraelite, një qëndrim ky që sipas Seidemann shpjegohet me rrestimin e tij doktrinar.

Ai nuk i sheh Kishat Latine, Katolike, Ortodokse Greke, ruse, Koptët apo Etiopianër si kristianë të vërtetë. Për të kristianë janë ata që quhen Kristian Dispensacionalistë apo Kristianë të Fundit të Kohëve. Mike Huckabee është një besimtar i vendosur i tyre. Ai beson realisht se shteti i izraelit është një shenjë se “Krisja” po afron. Ndaj ai nuk i kupton realisht shqetësimet e kishave. Ai përfaqëson bazën politike të Trump, që e sheh Izraelin me domethënie hyjnore

vijon ai.

Edhe zgjidhja e shumëpërfolur me dy shtete gjendet përballë realitetit demografik me rreth 700 000 kolonë që janë  në territore të okupuara dhe që nuk njihen si të tyret. Në eventualitetin e njohes së shtetit palestinez, Izraeli do të detyrohet të zhvendosë 200 000 pre tyre që janë edhe më radikalët, një proces që as mund të mendohet me qeverinë aktuale, e cila po zgjeron rrezen e konfliktit në Liban dhe Siri.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.