Serbia merr në dorëzim bisedat e Sky ECC

Postuar në 24 Nëntor, 2026 11:48

Gazeta serbe “Danas” raporton se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Serbi ka siguruar dorëzimin nga Prokuroria e Francës të të gjithë bisedave të enkriptuara të grupeve kriminale të regjistruara në platformën Sky ECC.

Takimi mes të dyja palëve që ka konkretizuar marrëveshjen është kryer në Paris në muajin qershor dhe ajo siguron transferimin e të dhënave drejt autoriteteve serbe. Nisma e prokurorisë sipas gazetës është bërë për shkak se ka patur dyshime se Ministria e Brendshme e Serbisë ka disponuar pjesë të bisedave në fjalë ku përmenden edhe emra të politikës serbe, mes të cilëve edhe ish-presidenti Aleksander Vuçiç.

Në mediat serbe është publikuar më herët një seri bisedash ku mes të tjerave përmenden pseudonime si “Edo”, “Markus” dhe “Oskar” që presupozohet se lidhen me Vuçiç. Personi që përmend pseduonimet në fjalë është Darko Sariç, i akuzuar për trafikimin e 5.6 tonëve kokainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.