Arkiv-Lajme

Vdekja nga overdoza e aktorit P.S. Hoffman, shtypi amerikan flet për rritjen drastike të heroinës

Postuar në 03 Shkurt, 2014 15:22

Lajmi i vdekjes nga overdoza e heroinës, të aktorit të njohur Philip Seymour Hoffman, 46 vjeç, ka tronditur Hollywood-in, ndërsa shumë aktorë kanë postuar mesazhe ngushëllimi në kujtim të fituesit të çmimit Oscar për rolin e tij si Truman Capote (2005). Barna, shiringa të përdorura dhe 50 qese që dyshohet se ishin të mbushura me heroinë, janë raportuar se u gjetën në banesën e aktorit.

Botime “shkencore” në revista fantazmë, tendencë edhe mes deputetëve të Prishtinës

Postuar në 03 Shkurt, 2014 14:19

Protestat studentore në Prishtinë, që kanë për bazë kualifikimet dhe titujt falsë shkencorë të shumë profesorëve, përfshi dhe rektorin Ibrahim Gashi, marrin një “zgjatim” politik jo dhe aq të habitshëm, kur tituj të tillë fantazmë kanë marrë edhe deputetët. Një nga kushtet më të sojme për marrjen e titujve shkencorë, është botimi i punimeve në revista të huaja. Por këto të fundit, shumica online, janë totalisht të dyshimta dhe botojnë gjithçka, mjaft të paguhen.

Killeri Sinanaj dëshmon se e ka takuar 4 herë biznesmenin. Ky i dha kapar 50 mijë euro

Postuar në 03 Shkurt, 2014 13:15

Edhe pse biznesmeni i arrestuar i gazit, Ilir Karçini, ka mohuar ta ketë njohur e takuar atentatorin Julian Sinanaj, burime të besuara policore bëjnë me dije për A1Report se Sinanaj ka dhënë indicia konkrete për kontaktet mes tyre. Është fjala për katër takime me Julian Sinanajn, dhe një foto e përbashkët ku Ilir Karçini ka qenë së bashku me biznesmenin rival të tij Piro Bare, çka janë prova kryesore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që provojnë se biznesmeni 44-vjeçar ishte porositësi i atentatit.

Perëndimi përgatit ndihmë. Moskës i sos durimi dhe paralajmëron opozitën ukrainase

Postuar në 03 Shkurt, 2014 11:50

Nëse deri tani lidhur me zhvillimet dramatike në Ukrainë, Moska ka folur me doreza dhe nëpërmjet ofertave ekonomike për qeverinë pro-ruse, sot erdhi momenti që Rusia të paralajmërojë protestuesit.

BE vlerëson dëmin nga korrupsioni: 120 mld euro në vit, gjysma nga Italia!

Postuar në 03 Shkurt, 2014 10:29

Kur flasim për korrupsionin dhe shifrat e tij, krahasimet janë gjithë relative. P.sh, nëse buxheti vjetor i një vendi si Shqipëria është tek 4.5 miliardë eurot, sipas komisioneres së Bashkimit Europian për Punët e Brendshme Cecilia Malmstrom, masa e korrupsionit në Europë i kushton ekonomisë europiane të paktën 120 miliardë euro çdo vit. Shifra është alarmante dhe për të nxjerrë të dhënat e raportit në lidhje me korrupsionin, Komisioni Europian ka ekzaminuar të 28 vendet anëtare të BE-së dhe sipas këtij Komisioni, kjo është hera e parë që bëhet një studim i tillë.

Policia, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e Mëhillajve, publikohen fotot

Postuar në 03 Shkurt, 2014 09:19

Ndërkohë që Prokuroria ka nisur të hetojë intensivisht rrjedhjen e informacionit për gjatë kohës që po hetohej grupi i mafies së C4-ës, çka mundësoi largimin e Genis dhe Andon Mëhillajt, A1 Report njofton se sipas të dhënave, hetimi ka nisur sërish nga Vlora dhe në fokus janë dy oficerë policie, njëri i përket policisë së Vlorës dhe tjetri policisë së Tiranës.

Skemat e mashtrimit me TVSH, thesar i pashtershëm. Tatimet zbulojnë një tjetër marifet

Postuar në 03 Shkurt, 2014 08:15

Këto muaj janë një periudhë e pasur, në mos me para, padyshim me zbulime skemash mashtrimi me TVSH-në. Drejtoria e Tatimeve njofton se në datën 31.01.2014, mbi bazën e një hetimi dymujor të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dolën për ekzekutim disa urdhër-arresti për disa administratorë subjektesh tregëtare. Skemat kishin lidhje me fushën e kromit, ndërtimit dhe kartave rimbushëse telefonike, ku dëmi llogaritet në 1 milion dollarë.

Peleshi: Arkëtimet e energjisë për janarin, 10 mln USD më shumë se vjet. Humbjet vjetore janë 200 mln dollarë

Postuar në 03 Shkurt, 2014 06:47

Para dy  javësh, në mbledhjen e Task Forcës për energjinë ishte ministri Gjiknuri ai që deklaroi se humbjen në këtë sektor shkojnë në rreth 140-150 milionë  euro në vit. Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, numri dy i qeverisë Niko Peleshi, paraqiti rezultatet e muajit të parë të punës së strukturës së Task-Forcës për Energjinë. Ai dha pak e shumë të njëjtën shifër, këtë herë në dollarë.

Zgjohet Gjika: Aludimet e Dervishit, të errëta e të rrezikshme

Postuar në 03 Shkurt, 2014 05:06

Nuk i kanë pëlqyer kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, aludimet e hapëta të prefektit të qarkut Besnik Dervishi, se i dyshuari si porositës i vendosjes së eksplozivit në makinën e tij i përket një “klani’ që mund të prekë nivele të larta. Në fakt kanë kaluar disa ditë dhe reagimi i Gjikës mund të quhet i vonuar. Gjithsesi, ai i kërkon Dervishit që t’i çojë të gjitha pretendimet e tij në organet e drejtësisë. “Prefekti para pak ditës bëri një deklaratë shumë të rëndë, me ca aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme.

Biznesmeni Karçini mohon të ketë urdhëruar vrasje. Por edhe sikur të vërtetohet, ligji parashikon 5 vjet burg, thotë Shqip

Postuar në 03 Shkurt, 2014 04:23

Shtypi i sotëm ka për temë kryesore mohimin që biznesmeni i gazit Ilir Karçini, i dyshuar si porositës për atentatin e dështuar ndaj rivalit të tij në biznes P.Bare, ka bërë para hetuesve ndaj kësaj akuze. “Me Baren kam pasur konflikte të hapura dhe të njohura, pasi më ka bllokuar disa herë anijet me gaz, me dëme prej miliona eurosh. Por unë u kam dhënë rrugë në mënyrë ligjore problemeve të mia, dhe Autoriteti i Konkurrencës më ka dhënë të drejtë”, ka thënë Karçini, duke shtuar se nuk i njeh as killerin J.Sinanaj dhe as ndihmësin e tij N.Gjokonaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme