BE vlerëson dëmin nga korrupsioni: 120 mld euro në vit, gjysma nga Italia!

Kur flasim për korrupsionin dhe shifrat e tij, krahasimet janë gjithë relative. P.sh, nëse buxheti vjetor i një vendi si Shqipëria është tek 4.5 miliardë eurot, sipas komisioneres së Bashkimit Europian për Punët e Brendshme Cecilia Malmstrom, masa e korrupsionit në Europë i kushton ekonomisë europiane të paktën 120 miliardë euro çdo vit. Shifra është alarmante dhe për të nxjerrë të dhënat e raportit në lidhje me korrupsionin, Komisioni Europian ka ekzaminuar të 28 vendet anëtare të BE-së dhe sipas këtij Komisioni, kjo është hera e parë që bëhet një studim i tillë. Malmstrom shpjegon se Suedia është një nga vendet që ka më pak probleme në lidhje me korrupsionin, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është cilësuar si rezultati më i mirë në këtë raport për Europën, pasi më pak se 1% e personave të intervistuar, janë shprehur se u është kërkuar të paguajnë ryshfet. Në disa vende të tjera të BE-së ka pasur një numër të lartë të raportimeve, përsa i përket eksperiencave personale në lidhje me korrupsionin. Në Kroaci, në Republikën Çeke, Lituani, Bullgari, Rumani dhe Greqi, vende në të cilat, 6 % e 29 % e të intervistuarve janë shprehur se u është kërkuar të paguajnë ryshfet, apo kanë qenë të detyruar të paguajnë një të tillë në 12 muajt e fundit.
Ndërkaq, niveli i korrupsionit në Poloni është verifikuar në 15 % , në Slovaki 14 % dhe Hungari 13 %, ku në të shumtën e rasteve, korrupsioni paraqitet në sektorin e mjekësisë. Ndërkohë që sipas këtyre të dhënave, shteti fqinj, Italia, përfaqëson 50% të korrupsionit europian, me 60 miliardë euro.
a.k
Comments
Nese ka nje ''benefit of the

Nese ka nje ''benefit of the doubt'' te nje Shqiptar i thjeshte per kete Qeveri Koalicioni, eshte fakti se ka krijuar ca lidhje ''anglo-saksone." Toni Blair, doganat etj. Shqiperia ka nevoje te shohe tek majat qe te arrije dicka sado te vogel, ne lidhje me kulturen gjermanike te punes e praktikalitetin anglo-amerikan.

Pozita gjeografike, duke qene prane dy shteteve uber-rremuje e prej kartoni, si italia / greqia; deri tani se ka bere te mundur kete.

Shembujt me te keqinj kemi marre dhe nga keto dy komshinj te pa-disiplinuar, krejtesisht te korruptuar e zhurme-medhenj.

Tani s'ka pse te behet me, distancat si ato te udhetimit e so ato ''online'' kalohen shume shpejt.

(nga 1945, Italia ka mbi 60 qeveri. Britani ka 90 te tilla, nga 1770)

Marredheniet e tregtia duhen mbajtur, aspiratat dhe edukimi kerkohen gjetke.

Nese ka nje ''benefit of the

Nese ka nje ''benefit of the doubt''

E kuptoj indinjimin tuaj e bashkohem me te. Ndoshta do kisha perdorur ton/fjale te tjera por stili nuk eshte problemi jone. Nganjehere ca gjera duhen thene forcerisht: nga premisa te gabuara nuk del konkluzione i drejte. Jemi te gjithe te qarte se ''jane keta qe jane'' por te ndryshojme pak mendim duke u adaptuar me realitetin, i.e. " po s'kapem dot krimin ne Cikago, te pakten te bertasim per Taksat"

Si menyre korrektese e llogari-kerkimi (sadopak kjo vlen) theksoj ne cdo postim, se eshte Qeveri e Koalicionit,  ndoshta dhe te tjere e bejne kete me vone. Nuk me verbon (as ndikon) pathosi provincial i medias shqip (shumices se saj) me ''vota per Ramen'' e ''plebishite popullore'' qe nuk i qendrojne llogjikes e as etikes. Edi e Socialistet Shiptare deshtuan ne zgjedhje, pa arritur te marrin as 50% te votave, ... e arsyet jane plot.

Add new comment