Skemat e mashtrimit me TVSH, thesar i pashtershëm. Tatimet zbulojnë një tjetër marifet

Këto muaj janë një periudhë e pasur, në mos me para, padyshim me zbulime skemash mashtrimi me TVSH-në. Drejtoria e Tatimeve njofton se në datën 31.01.2014, mbi bazën e një hetimi dymujor të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dolën për ekzekutim disa urdhër-arresti për disa administratorë subjektesh tregëtare. Skemat kishin lidhje me fushën e kromit, ndërtimit dhe kartave rimbushëse telefonike, ku dëmi llogaritet në 1 milion dollarë.
Të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale të cilat i kanë kryer në bashkëpunim “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH” në bashkëpunim, “Fshehjes së të ardhurave” kryer ne bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, “Pastrimit të Produkteve të veprës penale”. Nga Policia e Shtetit deri më tani është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Bujar Male dhe Urim Canaj dhe janë shpallur në kërkim 5 administratorë të tjerë. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë.
a.k
Add new comment